24 Janar 2023, 15:51
Nga F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Ish-agjenti i FBI që është vënë nën akuzë, Charles McGonigal ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe ka takuar kryeministrin Edi Rama më 9 shtator të vitit 2017. Në takim, sipas dosjes së plotë, ai e ka paralajmëruar që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Gjithashtu në dosje thuhet se McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së.
Pjesë nga dosja:
Më 9 shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri McGonigal i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që të ishte i kujdesshëm për dhënien e licencave për shpimin e vendburimeve të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe personi B kishin të dy interes financiar në vendimet e Qeverisë së Shqipërisë për dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës. I pandehuri McGonigal i ka ofruar Kryeministrit të Shqipërisë pajisje të FBI-së në prani të personit B.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët.
Më konkretisht:
‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.
‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.
‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.
‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.
charles mcgonigal
Politike
24 Janar 2023, 15:41
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia a...
Politike
24 Janar 2023, 15:36
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë...
Politike
24 Janar 2023, 15:00
k.m.
Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku
TIRANË- Ne trekëndëndëshin drejtues të grupit të quajtur Basha-Alibeaj, ka ndodhur një kr...
Politike
24 Janar 2023, 14:39
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dwrguar disa rekomandime Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që...
Politike
24 Janar 2023, 13:53
A.B
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike bëri të ditur ditën e somte një tjetër provë që lidhet me skandalin e rrug...
Politike
24 Janar 2023, 13:51
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar ditën e sotme fëmijëve të dy policëve të rënë n...
Politike
24 Janar 2023, 12:44
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. N...
Politike
24 Janar 2023, 12:38
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare është Agron Neza. Beris...
Politike
24 Janar 2023, 12:38
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme audio përgjimin e ri të nxjerrë p&...
Politike
24 Janar 2023, 12:36
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se 225 mijë dollarët që iu dhanë ish-zyrtarit ...