LIVE UPDATES
Politike

Ku e dinte? Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në siklet

Edi Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë” për të qenë pjesë e Partisë Socialiste

2 Qershor 2023, 20:11 Nga k.m.
Ku e dinte? Arrestimi i sekretares së Ministrisë së
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë në dije të aksionit që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë” për të qenë pjesë e Partisë Socialiste. Ndër të tjera, Rama iu drejtua me "ish-sekretarja", duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj, por nuk e përmendi me emër se për kë e kishte fjalën. Ndër të tjera shtoi se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd.

"Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme,"-tha ndër të tjera Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Para pak orësh dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm. Një Sekretare e Përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti dhe unë uroj që të ketë sa më shumë të tilla por ama nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, mungesa e sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme.

Natyrisht që këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës, e kemi hapur vetë pikërisht sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie për të vazhduar avazin e nuk e di sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbështeturit e të mbrojturit e këtij vendi kurrë, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne.

Unë 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do bëja të njëjtën gjë sepse në fund të fundit kjo është arsyeja pse njeriu merr përsipër të bëjë këtë punë që unë bëj  apo që shumë këtu bëjnë sepse një pjesë janë vullnetarë, në kuptimin janë të angazhuar me Partinë Socialiste por nuk kanë detyra të këtyre niveleve dhe nuk janë në nivelet vendimmarrëse ku ndahet se çfarë rruge duhet të marrin, duhet të vazhdojnë në një rrugë symbyllur dhe të konsumojmë pushtetin duke bërë sikur nuk kuptojmë ose duke bërë barrikadë që kush është i joni mund të bëjë ç’të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër? Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim mbrapa dhe nuk ka asnjë kompromis me askënd.

Natyrisht që unë personalisht e kam ditur, siç besoj e kanë ditur dhe ata që janë angazhuar qysh në fillim që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, kjo nuk është rruga e një mandati, e dy mandateve, e tre mandateve, kjo është rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi  të barabartë për të gjithë.

Sigurisht që kjo është një rrugë me shumë vështirësi, me shumë situata të shëmtuara, të hidhura po të doni, njerëz që kanë marrë gjithçka.  Nuk ka më shumë sesa të çohen për ty një ditë të dielë mijëra njerëz dhe të shkojnë të shënojnë emrin tënd atje, nuk ka më shumë, nuk ke çfarë kërkon më shumë. Asgjë nuk krahasohet me këtë. Në jetën e një njeriu, sipas meje, nuk ka miliarda, nuk ka pasuri, nuk ka shtëpia e varka që krahasohen me këtë, që një të dielë mijëra njerëz, për një person, çohen dhe vënë kryqin aty dhe thonë “Parapëlqej filanin” ose qindra mijëra çohen dhe votojnë për partinë që ty të ka zgjedhur të përfaqësosh. Prandaj, kush e bën këtë e ka vendin në ferr, nuk ka vend në asnjë zonë tjetër të jetës, por e ka vendin në ferr, nuk diskutohet.

edi rama spak ne msh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet