3 Prill 2023, 22:32
Nga F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se javën e ardhshme do të arrestohet ish-ministri Arben Ahmetaj. E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se Ahmetaj do të vihet në pranga në mënyrë që kryeministri Edi Rama të mbyllë çështjen e inceneratorëve. Sipas deputetes, në këtë mënyrë, Rama vetë i shpëton drejtësisë.
“Ahmetaj mund të jetë i radhës, e gjitha për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal. Ky zotëri do shkojë në burg si koka e inceneratorëve, jo se nuk është, ai është, por Rama shpëton. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar paratë tek McGonigal. Unë s’kam marrë asnjë informacion në lidhje me inceneratorët,”-tha Kryemadhi.
Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan. Vetë Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat. Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur dhe të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie. Zoto, Gugallja e Mërtiri janë shpallur në kërkim.
arben ahmetaj monika kryemadhi
Politike
3 Prill 2023, 22:12
F.M
Skënder Gjinushi
TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e ka qujatur Opozitën injorante, referuar akuzave...
Politike
3 Prill 2023, 21:52
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar dy lëvizjet e krerëve të politik&eu...
Politike
3 Prill 2023, 20:49
F.M
Zurab Pololikashvili dhe Frans Timmermans
TIRANË- Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të...
Politike
3 Prill 2023, 20:41
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se si i është refuzuar viza për t&eu...
Politike
3 Prill 2023, 20:33
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar që gjysmën e fondeve që do të marrë Partia Socialiste për ...
Politike
3 Prill 2023, 20:28
I.A
Ilir Meta
DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se më 14 maj ata do t'i japin fund betonizimit të Durr...
Politike
3 Prill 2023, 19:05
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për prespektivën e Shqipërisë për turizmin. Gjatë fjalës s&eum...
Politike
3 Prill 2023, 18:47
F.M
Takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore t&eum...
Politike
3 Prill 2023, 18:43
Olta Xhaçka
TIRANË- Socialistët kërkuan të hënën në Këshillin e Legjislacionit mendimin e ekspertëve p&...
Politike
3 Prill 2023, 18:05
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar podcastit. përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka b&eu...