LIVE UPDATES
Politike

"Kosova do prodhojë municione," ministri Maqedonci: Pas marrëveshjes me kompaninë turke ka nisur prodhimi i pajisjeve! Në kërkim të lokacionit për ndërtimin e fabrikës

Ministria e Mbrojtjes më tej shtoi se janë në kërkim të një lokacioni për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municionit. Gjithashtu Maqedonci shtoi se Kosova është duke negociuar me disa shtete për të nisur edhe themelimin e laboratorit për dizajnimin e dronëve.

4 Janar 2025, 21:04 Nga N.F
"Kosova do prodhojë municione," ministri Maqedonci: Pas
Kosove

KOSOVË- Kosova prej një viti e gjysme po planifikon të nisë me prodhimin e municioneve 5.56mm dhe 7.62mm që të jenë markë shtetërore. Planet për prodhimin e municioneve kanë ardhur pas marrëveshjes me kompaninë shtetërore turke, “Makine ve Kimya Endustrisi” për ndërtimin e fabrikës. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci në një intervistë për Top Channel ka bërë me dije se tashmë, kompania turke ka nisur me prodhimin e pajisjeve që janë të nevojshme.

“Tashmë pas nënshkrimit të kontratës kompania prodhuese turke ka filluar pra prodhimin e makinerisë së nevojshme për prodhimin e municioneve. Nuk mund ta jap saktë kohën, por çka mund të them është më shumë se një vit e më pak se dy vite koha kur ne do të kemi mundësinë të shohim prodhimin e municioneve të para në Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes më tej shtoi se janë në kërkim të një lokacioni për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e municionit. Gjithashtu Maqedonci shtoi se Kosova është duke negociuar me disa shtete për të nisur edhe themelimin e laboratorit për dizajnimin e dronëve.

“Për çështjen e laboratorit për dizajnimin e dronëve, ne jemi duke analizuar edhe vende të tjera, kemi pasur informacione të ndryshme për mundësi për laboratorë të tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe vende të tjera, nuk jemi të kufizuar në Republikën e Turqisë”, tha ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës në fund të vitit 2025 hyn në fazën e fundit të tranzicionit që dhe shndërrimin në ushtri të gatshme për të zhvilluar operacione për mbrojtjen e territorit. Në këtë fazë parashihet ndërtimi i kapaciteteve luftarake të forcës, që sipas ministrit një pjesë janë arritur të tilla si furnizimi me sistemin Javelin.

“Sistemet anti tank që kemi prokuruar nga Republika e Turqisë dhe ato që kemi prokuruar gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sistemi Javelin dhe nga Gjermania dhe vendet e tjera. Jemi në diskutime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për liferimin e një pjese të sistemeve Javelin gjatë vitit 2025, për të vazhduar edhe me pjesën tjetër në vitet në vazhdim”, deklaron ai.

Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së ka nisur diskutimi edhe për furnizimin me helikopterë. Ai u shpreh se gjatë vitit 2025 është i bindur që do të arrihet të paktën të orientohen saktë në llojin e helikopterëve që duhet të kenë para përfundimit të fazës së tretë të tranzicionit që është vitit 2028. Nga viti 2021, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se për blerjen e sistemeve të armatimit vlera e shpenzuar ka shkuar 270 milionë euro. E gjithë kjo për përafrimin me standardet e NATO-s ku Kosova ka synim anëtarësimin.

ejup maqedonci aksident në kosovë prodhim municionesh

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026