LIVE UPDATES
Politike

Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Blushi: Këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave tona të drejta dhe të shenjta

Blushi tha se 11 maji nuk është një betejë e zakonshme zgjedhore, por është luftë, rezultati i së cilës do të përcaktojë dekadat e ardhshme të Shqipërisë, vetë ekzistencën e saj dhe të kombit tonë.

1 Shkurt 2025, 12:02 Nga M.B
Konventa e Partisë së Lirisë në Tiranë/ Blushi:
Tedi Blushi

TIRANA- Sekratari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë mbajti fjalën e tij sot në Konventën e PL-së Tiranë ku tha se këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave të tyre. Blushi tha se 11 maji nuk është një betejë e zakonshme zgjedhore, por është luftë, rezultati i së cilës do të përcaktojë dekadat e ardhshme të Shqipërisë, vetë ekzistencën e saj dhe të kombit tonë.

Sipas tij 11 maji është një datë historike që i thërret të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, me betim në flamurin kombëtar, të bashkojnë përpjekjet për të mos i lënë fëmijët e tyre pa Atdhe, që të mos ndihen të huaj dhe të shtypur në tokën e të parëve të tyre, të larë me gjakun e Dëshmorëve, të mbrojtur me shumë sakrifica, me krenari, nder dhe me besë. Ai tha se indiferenca është aleat i Narkoregjimit.

"Por Shqipëria është shumë herë më e madhe se një stomak! Më e shenjtë se një përfitim personal! Një popull indiferent dhe i gjunjëzuar nuk mund të shkruajë histori, por një komb që ngrihet dhe lufton, e vulos fatin dhe të ardhmen e tij me dinjitet! Ne, jemi Partia e Lirisë, forca më patriotike dhe më përparimtare në 113 vite shtet. Koha na thërret të mobilizohemi më fort, të intensifikojmë aksionin tonë politik shumëfish për të shembur nga themelet këtë regjim mizor, armik të egër të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve", tha Blushi.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Këto 100 ditë janë vendimtare për të përcaktuar fitoren e kauzave tona të drejta dhe të shenjta! 11 Maji nuk është një betejë e zakonshme zgjedhore! Është luftë, rezultati i së cilës do të përcaktojë dekadat e ardhshme të Shqipërisë, vetë ekzistencën e saj dhe të kombit tonë! 11 Maji është një datë historike që i thërret të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, me betim në flamurin kombëtar, të bashkojnë përpjekjet për të mos i lënë fëmijët e tyre pa Atdhe, që të mos ndihen të huaj dhe të shtypur në tokën e të parëve të tyre, të larë me gjakun e Dëshmorëve, të mbrojtur me shumë sakrifica, me krenari, nder dhe me besë. Indiferenca është aleat i Narkoregjimit!

Por Shqipëria është shumë herë më e madhe se një stomak! Më e shenjtë se një përfitim personal! Një popull indiferent dhe i gjunjëzuar nuk mund të shkruajë histori, por një komb që ngrihet dhe lufton, e vulos fatin dhe të ardhmen e tij me dinjitet! Ne, jemi Partia e Lirisë, forca më patriotike dhe më përparimtare në 113 vite shtet. Koha na thërret të mobilizohemi më fort, të intensifikojmë aksionin tonë politik shumëfish për të shembur nga themelet këtë regjim mizor, armik të egër të lirive dhe të drejtave të të gjithë shqiptarëve!

Rrëmbimi banditesk, i paligjshëm dhe izolimi ekstrem nga organizata kriminale e “Rilindjes”, SPAK, pa fakte dhe pa prova penale, i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paralajmërim, për çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot, që vetëm fizikisht nuk ndodhet sot në qeli. Narkoregjimi e ka kthyer Shqipërinë në një burg të hapur! Liria nuk është vetëm mungesa e prangave!

Ky pushtet i korruptuar dhe i inkriminuar ka ndërtuar mure të larta rreth nesh: është asgjësuar shteti ligjor, kontrolli dhe balanca mes pushteteve, transparenca dhe llogaridhënia, është kapur për fyti drejtësia, është vrarë meritokracia, është thelluar varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti, është cënuar rëndë pavarësia e medias dhe liria e fjalës. Nëpërmjet tyre është shpopulluar Shqipëria. Kjo nuk është liri! Kjo është një robëri moderne e imponuar me dhunë nga junta sorosiane antikombëtare që ka instaluar Edi Rama dhe Altin Dumani!

Ndaj sot jemi në luftë me organizatën kriminale sorosiste SPAK sepse nëpërmjet saj “Rilindja” nuk po rrëmben dhe burgos vetëm kundërshtarët politikë të regjimit, por po përpiqet të rrëmbejë të gjithë Shqipërinë për llogari të mafias. Dhe për çfarë? Në këmbim të një mandati të përjetshëm për Altin Dumanin. Afërmendsh nuk do të lejojmë që të ardhmen e fëmijëve tanë t’ia lemë në duar Dumanit për t’ia dhuruar Edi Ramës dhe bashkë me të një mandat tjetër 4-vjeçar në kurriz të shqiptarëve. Kur tirania mbulon horizontin, liria ndriçon rrugën!

Ilir Meta nuk është thjesht një i burgosur politik por është simbol frymëzues i rezistencës dhe i luftës tonë të drejtë dhe të shenjtë për liri, demokraci, barazi para ligjit, kundër padrejtësisë dhe në mbrojtje të çështjes kombëtare, të sovranitetit të popullit dhe të Republikës, që trajtohet si plaçkë nga Edi Rama, pazarxhiu i fëlliqur i kufijve të Shqipërisë por edhe të Kosovës. Organizata mafioze që e ka kapur shtetin, që e ka shndërruar SPAK-un dhe drejtësinë në hanxhar në duart e saj për të vrarë pluralizimin dhe demokracinë, pasi dështoi të merrte peng Partinë e Lirisë për ta kthyer në kukull-opozitë, mendoi se duke e izoluar Ilir Metën, do të thyenin shpirtin e lirisë dhe të rezistencës tonë.

Gabohen shumë rëndë! Liria nuk burgoset! Më 11 Maj, në krye me Presidentin tonë, Ilir Meta do t’i shpartallojmë dhe do t’u rezervojmë fundin e hidhur që meriton çdo armik dhe tradhtar i këtij kombi. Nuk ka liri pa luftë dhe sakrifica! Ne kemi vetëm një zgjidhje! Të vemë në jetë me çdo çmim 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus! Sepse Shqipëri pa shqiptarë nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë të ketë! Ndaj e kemi kryeprioritet madhor mbështetjen e familjeve të reja si mundësia e vetme për ndalimin e shpopullimit, axhendës së qëllimshme antikombëtare të “Rilindjes” që premtoi 700 mijë vende të reja pune por dëboi qindra mijëra shqiptarë në emigrim!

Jemi në luftë me hajdutët sepse jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet. Ekzemplar në planet për korruptimin e të huajve, nga diplomatët europianë e deri tek ata amerikanë, deri në nivelet më të larta të FBI, si Charles McGonigal. Dëmi ekonomik në 12 vite, si pasojë e korrupsionit të përbindshëm të Edi Ramës dhe lubive të tij llogaritet në mbi 36 miliard euro. Kur varfëria rritet, liria venitet. Kur liria venitet, diktatura forcohet. Ndaj jemi në luftë edhe me varfërinë sepse jemi vendi më i pasur në rajon për burime natyrore por me më shumë se gjysmën e popullsisë në varfëri absolute dhe përjashtim social. Jemi të varfër sepse jemi të vjedhur, aq barbarisht sa dëmet financiare të “Rilindjes” kanë sfiduar edhe fuqitë natyrore.

Erion Veliaj vjedh 90 mijë euro në ditë vetëm me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Vetëm Belinda Balluku ka vjedhur 2 herë më shumë se sa dëmi i tërmetit tragjik. Falë “Rilindjes” çdo qytetar, por edhe një bebe e porsalindur e ka sot në krevatin e lindjes një faturë borxhi që duhej të paguajë prej 5634 euro për banor. Sepse rritja e borxhit nuk u ka shërbyer qytetarëve për mirëqenien e tyre, për hapjen e vendeve të reja të punës, për rritjen e prodhimit vendas, por i ka shërbyer vetëm Edi Ramës për të vjedhur me inceneratorët, me PPP-të, me aferën e sterilizimit dhe check-up, me Portin e Durrësit, me tunelin e Llogarës dhe me rrugët e florinjta, “krimet intelektuale” që ulërasin çdo ditë por që afërmendsh Altin Dumani, as nuk i sheh dhe as nuk i heton.

Ndaj sipas Indeksit të Drejtësisë jemi të fundit në botë edhe pas Vietnamit një partiak-komunist. Një shishe verë që pi në ditë Kreu i Organizatës Kriminale është e barabartë me 14 vite pension minimal. Ne jemi në luftë me krimin sepse siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj, nuk kemi Qeveri por drejtohemi nga një Organizatë Mafioze. Në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, udhëhequr nga filozofia “pa krim nuk ka zhvillim”. Jemi i pari shtet në historinë e Europës ku është instaluar një Narkoshtet dhe i gjithë vendi u shndërrua në parcelë kanabisi. Institucioni më i lartë i shtetit, Këshilli i Ministrave është sot strofulla më e sigurtë e krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar, e Sinaloas dhe e Ndranghetas, që jo vetëm trafikojnë drogë bashkarisht por edhe përfitojnë fonde publike dhe leje për të pastruar paratë me kulla në Tiranë dhe resorte në bregdet.

Jemi në luftë me injorancën sepse arsimi, kërkimi shkencor dhe inovacioni janë të nënfinancuara, sepse nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë sa i takon nivelit të kreativitetit, ku në shkolla më lehtë gjen armë dhe drogë se dije, ku mësuesit përbuzen dhe detyrohen të kthehen në patronazhistë, ku analfabetizmi funksional është në rritje dhe niveli i përvetësimit të dijeve është në rënie dramatike në honin e injorancës. Jemi në luftë me premtim-mashtrimin e madh të “shëndetësisë falas” që detyron sot shqiptarët të paguajnë nga xhepat e tyre më shumë se në çdo vend tjetër në rajon dhe ku qytetarët apo fëmijët e mitur me sëmundje tumorale humbin jetën për mungesë të barnave në spitalin onkologjik dhe kur ndërkohë vetëm për detoksimin nga kokaina Edi Rama harxhon 10 mijë euro në javë në spitalet më të shtrenjta të Italisë.

Jemi në luftë me koston e lartë të jetesës në vendin më të varfër të kontinentit, që ka pagat dhe pensionet më mizerabël në rajon, por me të cilat blejmë më shtrenjtë ushqimet, ilaçet, ujin, energjinë, naftën dhe dijet, në krahasim me popujt e tjerë dhe ku një çifti të ri i duhen 60-70 vite punë për të blerë një apartament në periferi të Tiranës. Jemi në luftë me shfarosjen e bujqësisë dhe blegtorisë sepse murtaja e “Rilindjes” ka përgjysmuar numrin e krerëve, ka djerrë tokat, ka shkatërruar prodhimin vendas, ka sharruar drurët frutorë, ka hedhur në kanal djersën dhe mundin e fermerit dhe ka bllokuar edhe fondet e IPARD-it të Bashkimit Europian që përfundonin jo te fermeri por te inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Jemi në luftë me mafian ndërkombëtare, me George Sorosin dhe McGongigalët e tjerë që tentuan ta kthejnë Shqipërinë në kopshtin e perversitetit dhe imoralitetit, në fermë të internacionales së surogacisë duke goditur vlerat e familjes, shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Për ne Shqipëria, Familja dhe Kombi kanë qenë gjithmonë të parët! Kemi një alternativë të shkëlqyer për mirëqeverisje me duar ta pastra, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që ndalon shpopullimin dhe shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon. Ne kemi prioritet mbështetjen e familjeve të reja, dyfishimin e pagave dhe të pensioneve, mbështetjen e arsimit dhe kërkimit shkencor, mbështetjen me pagesa direkte të bujqësisë dhe hapjen e tregjeve vendase dhe ndërkombëtare për produktet “Made in Albania”.

Më 11 Maj i bëj thirrje diasporës të marrë pjesë masivisht në votime dhe të mos e harrojë kurrë arsyen pse dhe kush i detyroi të largohen nga vendi. Më 11 Maj diaspora duhet t’i japë Edi Ramës, që detyroi të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone, përgjigjen më të rëndë që ai meriton. Të nxitojmë në këto 100 ditë të mbetura, të takojmë çdo shqiptar, të trokasim në çdo derë, të hyjmë në çdo shtëpi, në çdo pallat, në çdo lagje të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për t’i njohur shqiptarët me programin tonë të mrekullueshëm, të certifikuar dhe plotësisht të financueshëm dhe t’i nxisim ta votojnë masivisht sepse ne kemi të drejtën morale të kërkojmë votën e tyre, sepse ne i kemi dhënë provat se jemi partia e fjalës së mbajtur dhe se gjithçka që premtojmë e realizojmë. Ndaj jam i bindur se më 11 Maj vota për Partinë e Lirisë dhe për Ilir Metën do të jetë masive, nga Tropoja në Sarandë! Anëtarësimet e reja që do të bëjmë sot janë treguesi më i qartë se shqiptarët na besojnë dhe se pas 11 Majit, Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të Qeverisin vendin!

Faleminderit dhe Fitore!

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!