Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Konfederata e Industrive të Shqipërisë e drejtuar nga Gjergj Buxhuku, argumenton se organizimet e brendshme të portofoleve më të rëndësishme ministrore janë ndërtuar me përplasje interesash, të cilat ulin efektivitetin e punës dhe krijojnë kushte për subjektivizëm dhe korrupsion.
Konfindustria propozon rindërtimin e portofoleve ministrore të Qeverisë "Rama 3". Me anë të një reagimi për mediat, Konfederata e Industrive të Shqipërisë e drejtuar nga Gjergj Buxhuku, argumenton se organizimet e brendshme të portofoleve më të rëndësishme ministrore janë ndërtuar me përplasje interesash, të cilat ulin efektivitetin e punës dhe krijojnë kushte për subjektivizëm dhe korrupsion.
- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përplasje të qartë interesi të papranueshme, që ka dëmtuar rëndë prodhimin vendor. Politikat fiskale dhe financiare kanë nënshtruar plotësisht zhvillimin ekonomik. Mungojnë krejtësisht politikat ekonomike dhe tregëtare mbështetëse për industritë dhe prodhimin shqiptar, sidomos në kushtet e negociatave me BE. Menaxhimi i pronës publike dhe kontratave koncesionare është pothuaj i paqenë dhe me pasoja të rënda për interesin publik.
Për sa më sipër kërkohet krijimi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Administrimit të Pronës Publike.
- Krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Është e pakuptueshme dhe e gabuar, që sektorë strategjikë afatgjatë si energjia, burimet natyrore dhe mineralet të jenë thjesht shtojca të Ministrisë Infrastrukturës. Shembull i qartë i dështimit dhe keqmenaxhimit është kalimi i Shqipërisë në krizë energjitike në vazhdim duke filluar nga viti 2021. Pikërisht në vitin 2021 Shqipëria shpalli krizën energjitike kur prodhimi vendas tejkaloi me 6.5% kërkesën e brendshme.
- Krijimi i Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike.
Organizimi i sotëm Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit prodhon mungesë oponence institucionale me pasoja të rënda në afatgjatë për mjedisin, por edhe sektorin turistik. Përmendim pjesë e problematikave të mëdha të sotme me lejet mjedisore për guroret e pakontrolluara, resorte turistike në zona të mbrojtura, rasti i zonës së mbrojtur të Butrintit, të parkut kombëtar të Vjosës, problematikat e rënda në derdhjet e ujrave të zeza në dete, lumenj dhe liqene, plehrat, aferat e rënda me djegësit, ndotjet industriale, impiante të ujrave të zeza jashtë pune, etj.
Ministria e Mjedisit duhet të organizohet si ministri e veçantë, oponente e zhvillimit ekonomik dhe industrial në shkallë vendi.
- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përplasje të fortë institucionale interesi me sigurinë ushqimore. Politikat e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral në parim, duhet të jenë të vëzhguara nga politikat e mbrojtjes së sigurisë ushqimore. Prblematikat e sigurisë ushqimore në shqipëri janë të rënda dhe me pasoja jo vetëm për qytetarët, por edhe për konkurencën ndërmjet bizneseve, prodhimin kombëtar dhe turizmin.
Sipas shembullit të shteteve të zhvilluara të BE, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ishte pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë ose drejtpërdrejt në varësi të Zyrës së Kryeministrit.
Shpëtim Idrizi TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Fredi Beleri ës...
Josif Gorrea Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetari...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni VLORË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është nisur nga Puglia me një traget të linj&...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e reja në Bashkinë e Kuk&e...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat dhe për grupin parlamentar që do t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot para mediave pas deklaratave një ditë më parë ...
Sali Berisha dhe Albin Kurti TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në dy komu...
Charles McGonigal SHBA- Charles McGonigal kishte një familje, një shtëpi në periferi dhe një punë me ndikim si lider i kund&...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni VLORË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vizitojë sot pasdite qytetin e Vlorës. Me ftes&eu...
Fran Tuci SHKODËR- Ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ...