LIVE UPDATES
Politike

VD-Zonat detare me Greqinë, Xhaçka: Rikonfirmuam vullnetin për kompromis për në Hagë

Xhaçka deklaroi se u shpreh vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

23 Maj 2022, 12:29 Nga DOSJA
VD-Zonat detare me Greqinë, Xhaçka: Rikonfirmuam vullnetin për
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tregoi ditën e sotme çështjet e bisedimeve me homologun e saj grek, Nikos Dendias. Gjatë konferencës, ajo deklaroi se u shpreh vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

DEKLARATA E PLOTË:

Është kënaqësi e veçantë që pata mundësinë të pres sot këtu në Tiranë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z.Nikos Dendias. Me Ministrin Dendias shkëmbyem mendime në lidhje me përmirësimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke, të cilat duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, miqësisë midis dy popujve tanë, në respekt të interesave strategjike, partneritetit të ngushtë në NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane. Ne e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar, një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar, një vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm bashkëatdhetarësh, por që njëkohësisht mbetet partneri e mbështetësi i  zëshëm i Shqipërisë në rrugën drejt progresit dhe integrimit evropian. Dua të vlerësoj ndihmën e ofruar nga Greqia në përballimin e tërmetit dhe t’i rishpreh mirënjohjen dhe ta falenderoj edhe një herë Ministrin Dendias, që na u gjet personalisht pranë me ekipet e shpëtimit menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe rindërtimin e shkollës profesionale në kompleksin ''5 Maji'' në Tiranë.

Të dyja vendet kanë vazhduar pandërprerë dialogun dhe bashkëpunimin dypalësh në nivele të ndryshme, pavarësisht situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19. Ndërsa sot ramë dakort që me vullnet të përbashkët, të punojmë bashkarisht për të adresuar të gjitha problemet që duhet ende të zgjidhen, dhe që janë në interes të dy vendeve tona, por më së pari në interes të qytetarëve tanë. Pjesë e diskutimeve ishte dhe komuniteti i qytetarëve tanë në Greqi, me mbi 600 mijë shqiptarë, që punojnë dhe kontribojne atje, duke qenë komuniteti më i madh i të huajve. Vlerësuam integrimin e tyre në shoqërinë greke, por diskutuam edhe mbi adresimin e cështjeve që lidhen me mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, mësimin e gjuhës shqipe, shqiptarët që vuajnë dënimet në institucionet greke dhe çështje të tjera konsullore që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë. Ministri Dendias më informoi se ka planifikuar një tur vizitash në rajon, duke e nisur nga Shqipëria. Duke falenderuar Ministrin e sigurova se Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, të moderuar, të udhëhequr nga synimi për një integrim euro-atlantik rajonal, si dhe për një integrim ekonomik. Ne ndamë të njëjtin mendim se integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm për të gjitha vendet e rajonit.

Tashmë tre vende të Ballkanit Perëndimor janë vende anëtare në NATO dhe unë theksova vëmendjen e veçantë që merr ky fakt, ndikuar nga zhvillimet në Ukrainë, rëndësinë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen, duke përfshirë edhe Kosovën. Një çështje e rëndësishme që u diskutua ishte dhe integrimi  evropian i Shqipërisë. Gjej rastin të falënderoj Greqinë për mbështetjen e saj të vazhdueshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me marrjen e datës për konferencën e parë ndërqeveritare. Mbështetja e vazhdueshme Greqisë, duke shënuar një pikë kulmore me Samitin e Selanikut gati 20 vjet më parë, mbetet një dëshmi e qartë se anëtarësimi i Shqipërisë dhe rajonit në BE është një synim i ndërsjellë e strategjik. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushetet dhe duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së. Bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare ishin në fokus të diskutimit të sotëm. Ne e vlerësojmë Greqinë si një partner ekonomik shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe gjuha e shifrave tregojnë se Greqia vazhdon të jetë në krye të listës së partnerëve në tregti dhe investime të huaja direkte. Pandemia i vuri në sprovë ekonomitë tona dhe provoi që bashkëpunimi i ngushtë midis institucioneve dhe bizneseve tona bëri që ta përballojmë deri tani me sukses këtë situatë. Sigurisht që mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve janë më te mëdha dhe duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Vlerësuam bashkëpunimin tonë në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, si dhe mbështetjen reciproke te kandidaturave tona ne organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, falënderova Greqinë për mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë si një vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit dhe shpreha bindjen se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Temë e diskutimit tonë ishte edhe situata në Ukrainë ku në këtë situatë të vështirë dëshiroj të rikonfirmoj edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kjo luftë nuk është vetëm një luftë për mbijetesën e Ukrainës, por një luftë për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Duhet bërë më shumë për të ndaluar luftën e pajustifikuar ndaj Ukrainës. Me Ministrin Dendias ne ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe solidarizohemi në shprehjen e keqardhjes dhe ngushëllimeve tona për humbjen e jetës së shumë banorëve të Mariupolit, përfshi ata me origjinë greke.

Një tjetër cështje e diskutuar e ishte edhe ajo e delimitimit të zonave detare, e cila paraqet interes për të dy vendet tona, pasi lidhet me ushtrimin e sovranitetit territorial dhe te drejtat sovrane në hapesirat detare respektive. Rikonfirmuam dhe njëherë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqesore, siç është Gjykata Ndërkombetar e Drejtësisë. Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam. 

(a.b)dosja.al

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë