LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e përbashkët me Mattarellën, Begaj: Italia, një mike e vyer dhe mbështetëse e pakursyer

Presidenti shtoi se e ka siguruar Mattarellën se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e vendit.

8 Shtator 2022, 11:19 Nga A.B
Konferenca e përbashkët me Mattarellën, Begaj: Italia, një
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj priti ditën e sotme në një vizitë presidentin e Italisë Sergio Mattarellan. Gjatë fjalës së tij, Begaj tha se Shqipëria dhe Italia janë dy vende me lidhje të hershme dhe të qëndrueshme ndër shekuj. Po ashtu, presidenti shtoi se e ka siguruar Mattarellën se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e vendit.

FJALA E PLOTË E BEGAJT:

Është kënaqësi  e rrallë të kemi në Tiranë sot presidentin mik Mattarella, i cili e pranoi me kënaqësi ftesën, duke demonstruar edhe një herë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera. Shqipëria dhe Italia janë dy vende me lidhje të hershme dhe të qëndrueshme ndër shekuj.  Vende mike me një afërsi jo thjesht gjeografike, por në radhë të parë historike, kulturore, shpirtërore e njerëzore. Ne sot kremtojmë këtë lidhje të fortë, që na siguron se popujt tanë do të vijojnë të mbështesin paqen, fqinjësinë e mirë, solidaritetin vëllazëror dhe rrugëtimin tonë të përbashkët në vlerat më të mira evropiane.  Kodi i mikpritjes shqiptare, jo vetëm e ka përcaktuar vendin e nderit për mikun, por edhe na mëson se “miku i mirë njihet në kohë të vështira”  - e Italia mike ka qenë e tillë për popullin tonë në kohë të mira e në kohë të vështira.

Ne i jemi mirënjohës popullit italian, që në një botë që kërcënohet nga racizmi dhe ksenofobia mbetet shembull jo vetëm i integrimit dhe solidaritetit vëllazëror, por afirmimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave kulturore e shpirtërore të një bashkësie tjetër. Komuniteti i arbëreshëve është një shembull i rrallë, që lartëson vlerat më të mira shpirtërore të dy popujve tanë. Komuniteti Arbëresh në Itali, si dhe ai shqiptar i valëve të mëvonshme të emigracionit, janë ura të qëndrueshme miqësie dhe vëllazërie,  të cilët jo vetëm kanë arritur të integrohen, por janë mishërimi më i mirë i afërsisë së natyrshme kulturore e njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Ndamë sot me Presidentin Mattarella mendimin, se vizitat e shpeshta në nivele të larta, janë jo vetëm shprehje e vëmendjes së politikës së jashtme të dy vendeve tona, pavarësisht qeverive në pushtet, por edhe rëndësisë prioritare që i japim forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet – politike, ekonomike, parlamentare, institucionale, kulturore. Në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik, Shqipëria ka qenë me fat që ka gjetur tek Italia, një  mike të vyer dhe mbështetëse të pakursyer të përpjekjeve për integrim. Ne jemi mirënjohës që politika e jashtme italiane, prej vitesh, e ka përcaktuar si prioritet të saj integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke mbetur e palëkundur në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian shënon një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që kërkon përkushtim të shtuar në një proces transformues për të gjitha institucionet dhe ekonominë tonë.

Me Presidentin Mattarella biseduam për rëndësinë e vijimit të mbështetjes italiane, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë teknik, në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim dhe përshpejtimin e këtij procesi.

Prej dekadash, marrëdhënia me Italinë është e një rëndësie parësore për ne, e ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik. Italia është partneri ynë i parë tregtar, ndër donatorët kryesorë bilateral dhe nga investitorët më të rëndësishëm, si për nivelin e financimeve, ashtu edhe për spektrin e ndihmës së ofruar.

Me Presidentin Mattarella ndamë përkushtimin, që institucionet tona duhet të vijojnë bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm, për të shfrytëzuar çdo potencial bashkëpunimi me interes për të dyja palët. E sigurova Presidentin, se ne mirëpresim një prezencë të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e vendit. Komisioni i Parë i Përbashkët Ekonomik i zhvilluar në Romë vitin e kaluar, është një instrument i rëndësishëm në identifikimin e fushave me interes të ndërsjellë dhe eliminimin e pengesave për bashkëpunim. Financimi i programeve që synojnë konsolidimin e sistemeve të prodhimit, lidhjen me rrjetet rajonale të infrastrukturës, promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale - së bashku me ato arsimore dhe shëndetësore - shihen me rëndësi për zhvillimin e vendit.

TAP-i është një instrument me peshë strategjike,  jo vetëm për vendet tona, por për gjithë rajonin dhe BE-në, duke qenë se na bën komplementarë në funksion të diversifikimit të burimeve të energjisë dhe rritjes së sigurisë energjetike. Bashkëpunimi dhe projektet e deritanishme në sektorin e gazit dhe atë hekurudhor, janë me rëndësi dhe ofrojnë hapësira për eksplorim të mëtejshëm.

Bashkëpunimi ndër-institucional ka pasur zhvillime pozitive në vitet e fundit, me negocimin e disa marrëveshjeve, si ajo për njohjen e lejeve të drejtimit apo dhe marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore (pensioneve), etj.  Për këtë të fundit, i kërkova Presidentit mbështetje që të përmbyllet sa më parë dhe të pasohet me të tjera nisma, që lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë.  

Një fushë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit, për të cilën biseduam, është ajo ndërmjet agjencive ligjzbatuese – të dyja palët e konsiderojmë shumë të rëndësishëm vijimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, tashmë të konsoliduar, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, goditjen e organizatave kriminale në Shqipëri dhe Itali, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, etj. 

Vendet tona bashkëpunojnë në një sërë nismash rajonale dhe ndërkombëtare – Nisma Adriatiko-Joniane, CEI, Procesi i Berlinit dhe nisma të tjera rajonale, të gjitha forume të rëndësishme për të konsoliduar lidhjet mes vendeve dhe ndërtuar një rajon dhe Evropë në paqe dhe mirëqenie.

Me kënaqësi vërejtëm sot, se bashkëpunimi ynë në të gjitha organizmat dhe forumet ndërkombëtare është i shkëlqyer dhe se duhet të vijohet në të njëjtën rrugë për të bashkërenduar dhe avancuar të gjitha prioritetet e agjendave të përbashkëta.

E falenderova mikun e nderuar për mbështetjen e pakursyer, që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Së bashku, ne ndajmë të njëjtën politikë të jashtme në promovimin e stabilitetit, paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, për të mundësuar një rajon në paqe, të zhvilluar dhe në BE. Me Presidentin biseduam për rëndësinë e ruajtjes së peshës së BE-së dhe NATO-s në rajon. Vendet e Bashkimit Evropian duhet të ndihmojnë Ballkanin, që të vijojë i palëkundur në rrugëtimin Euro-Atlantik pa lënë hapësira influence, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë larg rajonit. Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit prezencën e KFOR-it në Kosovë, si një prezencë që reflekton paqe dhe stabilitet. E falenderova Presidentin Mattarella për mbështetjen që shteti Italian i ka dhënë Kosovës dhe theksova rëndësinë e vazhdimësisë së kësaj mbështetjeje, veçanërisht për çështjet e sigurisë, liberalizimit të vizave, atë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vijimin e dialogut me Serbinë.

Shqipëria mbështet dialogun Serbi-Kosovë dhe beson se formula e zgjidhjes e shprehur nga Presidenti Biden dhe kancelari Scholz, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, që rezulton në njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE është zgjidhja e duhur për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Italia ka luajtur një rol parësor dhe ka ofruar një ndihmë të jashtëzakonshme, për të cilën ne jemi mirënjohës.

Si vende anëtare në NATO, ne jemi të bashkuara si mike dhe aleate. Ndamë me Presidentin Mattarella shqetësimin e përbashkët për situatën e pazakontë të sigurisë dhe kërcënimet e shtuara, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Po ashtu, ndamë vendosmërinë e përbashkët që dy vendet tona do të vijojnë të rrisin bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të mbeten kontributorë të paqes dhe sigurisë në botë e të dënojnë çdo agresion apo ndërhyrje ushtarake, që synon robërimin e popujve të lirë.

Edhe në fushën e arsimit dhe edukimit, Italia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të shkëlqyer. Me kënaqësi vërejmë, se numri i studentëve italianë që zgjedhin të studiojnë në Shqipëri, si dhe i studentëve shqiptarë që zgjedhin universitetet më në zë italiane, sa vjen e rritet. Kjo është një fushë, e cila jo vetëm u krijon të rinjve hapësirat e nevojshme, që ata të ndjekin ëndrrat dhe objektivat e tyre, por ndihmon edhe në afrimin e mëtejshëm të popujve tanë. 

Ne e vlerësojmë dhe nxisim bashkëpunimin mes institucioneve tona universitare, parauniversitare dhe ato të kërkimit shkencor. Vlerësojmë se zhvillimi i programeve të përbashkëta, shkëmbimet e studentëve, diplomat e dyfishta universitare, si dhe vazhdimi i Departamenteve të Gjuhës Shqipe në “La Sapienza” dhe universitete të tjera Italiane është me rëndësi për afrimin dhe njohjen e mëtejshme të popujve tanë.

Ne jemi thellësisht mirënjohës për faktin, se në Arkivat dhe Bibliotekat e ndryshme italiane janë ruajtur thesare të historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare, pa të cilat Albanologjia dhe historiografia shqiptare do të kishin pasur humbje të mëdha. Ato përbëjnë sot një burim të rëndësishëm, që duhet shfrytëzuar më tej nga studiuesit e të dy vendeve për të zbuluar fakte të tjera, që pasurojnë historikun e marrëdhënieve vëllazërore të vendeve tona.

E sigurova Presidentin për angazhimin tonë të plotë në realizimin e nismës së Italisë, për të paraqitur në UNESCO kandidaturën, për përfshirjen si Trashëgimi Kulturore Universale të pasurisë kulturore të Arbëreshëve në kremtimet e “Motit të Madh”,  gjuhën, veshjen dhe ritet festive. Kjo nismë promovon urat e miqësisë dhe vlerat e përbashkëta, si pjesë të pandashme të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe historike shqiptare, italiane dhe evropiane të dy popujve e vendeve tona.

Në një botë gjithnjë e më të pasigurtë miqësia mes dy popujve tanë bëhet edhe  më e vyer. Le të kemi urtësinë të punojmë çdo ditë për ta ruajtur dhe forcuar më shumë këtë pasuri te trashëguar në shekuj, si detyrim për një të ardhme më të mirë për  popujt tanë miq!

bajram begaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës