LIVE UPDATES
Politike

Komitetit Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Blushi i drejtohet BE-s: Shqipëria sot ka më shumë korrupsion se para reformës në drejtësi

Gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, Blushi theksoi se shteti i së drejtës, si një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian, duhet të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por se realiteti aktual tregon të kundërtën.

29 Tetor 2025, 12:15 Nga I.A
Komitetit Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Blushi i drejtohet BE-s:
Tedi Blushi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ngritur shqetësime të forta mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend dhe dështimin e Reformës në Drejtësi. Gjatë fjalës së tij në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, Blushi theksoi se shteti i së drejtës, si një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian, duhet të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë në rrugën e integrimit, por se realiteti aktual tregon të kundërtën.

Duke iu referuar të dhënave të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Blushi nënvizoi se Shqipëria ka paguar mbi 40 milionë euro dëmshpërblime për shkelje të të drejtave të njeriut dhe vonesa gjyqësore, ndërsa paralajmëroi se kjo faturë pritet të rritet më tej. Në përfundim të fjalës së tij, ai kërkoi që procesi i integrimit europian të mos mbetet formal, por të bazohet në zbatim real të standardeve të BE-së për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

"Shteti i së drejtës është një nga vlerat themelore të Bashkimit Europian, të përcaktuar qartë në Nenin 2 të Traktatit krah respektimit të dinjitetit të njeriut, lirisë, demokracisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Për Shqipërinë, që aspiron për t’u bërë anëtare e Unionit, këto parime duhen të jenë udhërrëfyes thelbësor.

Reforma në Drejtësi, e miratuar me konsensus politik dhe pritshmëri të mëdha 9 vite më parë, sot rezulton një dështim. Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi. Nga një vështrim i të dhënave nga viti 2015, kur Shqipëria ende nuk kishte miratuar Reformën në Drejtësi, përkeqësimi rezulton në masën 100%.

Konkluzionet konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në rajon dhe Europë. Në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit, tani me krijim e SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, Shqipëria renditet në vendin e 105 në botë, krah diktaturave më të këqija. Akoma më shokuese janë të dhënat për drejtësinë penale dhe atë civile.

Për drejtësinë civile, në vitin 2015 kemi qenë në vendin e 55, tani jemi në vendin e 99, ndërsa sa i përket drejtësisë penale, kemi qenë në vendin e 46, tani jemi në vendin 82. Edhe Vietnami komunist një partiak është në vendin e 83-të për sundimin e ligjit i renditur 22 vende më mirë se Shqipëria, ndërkohë që shteti më ri në rajonin tonë, Kosova, renditet në vendin e 59.

Për fat të keq, këto të dhëna përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, që nisur nga kjo situatë shumë e rëndë kanë humbur shpresën dhe po vijojnë të largohen nga Shqipëria për ta ndërtuar jashtë të ardhmen e tyre. Pak javë më parë bGjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u ekzekutua në sallën e gjyqit. Në një sondazh online, 78% e qytetarët ishin të mendimit që vrasja u ndikua nga mosfunksionimi i drejtësisë.

Kjo gjendje shumë e rëndë u krijua për shkak se Reforma në Drejtësi u kap nga Qeveria, dhe u tjetërsua, me rekomandimet dhe mbështetjen e George Soros. Institucionet e reja u ngritën me shkelje flagrante të ligjit. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor u zgjodhën pa transparencë, shpesh me rekorde që sfidonin çdo standard ligjor. 

Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh pa vetting dhe me 69 nga 84 vota në Kuvend, duke shkelur rëndë Kushtetutën dhe vet Reformën në Drejtësi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u bllokua për një kohë të gjatë, në dhunim të ligjit dhe Kushtetutës, me qëllim të qartë kapjen nga Qeveria. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës, që ishin kompetencë e Presidentit të Republikës derisa më së fundi u rrëmbye edhe mandati i gjykatëses kushtetuese Bejtja.

Është iluzion të besosh në një drejtësi të pavarur dhe të drejtë në një vend ku nuk ekziston siguria juridike për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët detyrohen të ndërpresin mandatin kushtetues të koleges së tyre. Pa harruar manipulimet kriminale të Ardian Dvoranit dhe përpjekjet e Qeverisë për të bërë betimet e gjykatësve kushtetues tek noteri privat dhe jo tek Presidenti i Republikës, makinacione antikushtetuese që për fat të keq u inkurajuan dhe u mbështetën edhe nga disa diplomatë  të korruptuar europianë dhe amerikanë të akredituar në Tiranë, që inkurajuan, duartrokitën ose heshtën për shkeljen e Kushtetutës.

Shkërmoqja e Reformës vijoi me dhjetëra ligje të ndryshuara njëanshmërisht ende pa filluar funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma të Qeverisë dhe me një Parlament jolegjitim. Nuk u hartua asnjë strategji për të zgjidhur kolapsin e sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike dhe ku qindra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë e deri te gjykatat e të gjitha niveleve. Vettingu u kthye në një gjueti shtrigash, jo vetëm si proces i komanduar nga zyra e Kryeministrit Rama por  edhe i realizuar me anëtarë që ishin familjarë të Qeverisë. Koorporatizmi në sistem aktualisht është shumë më i madh dhe më i rrezikshëm se sa përpara reformës.

Aksesi i qytetarëve në drejtësi, me hartën e re gjyqësore është rrënuar. Koha për të marrë drejtësi është rritur deri në mbi 15 vite dhe ngarkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve pothuajse është 5-fishuar duke ulur në mënyrë kritike nivelin e cilësisë së hetimit dhe gjykimit. Janë qindra mijëra dosje në pritje për t’u shqyrtuar nga vetëm 267 gjyqtarë, sepse sot ne kemi 9.8 gjyqtarë për 100 mijë banorë nga 21.9 gjyqtarë që është mesatarja europiane.

Shqiptarët e kanë humbur tërësisht besimin te drejtësia sepse kanë humbur të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë, që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme. Një proces ligjor në gjykatë që kërkon mbi 15 vite është ekstremisht i vonuar dhe inekzistent. Drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar dhe këtë po përjetojnë sot të gjithë shqiptarët. Pa harruar kostot e shtuara financiare dhe faktin tragjik që po ndodh gjithmonë edhe më shpesh që qytetari merr drejtësi pasi ka ndërruar jetë. Kapja e drejtësisë, kaq shumë e lavdëruar dhe e mbështetur nga George Soros, ishte shkatërrimi përfundimtar i saj dhe mohimi i së drejtës së shqiptarëve për të patur një proces ligjor të drejtë.

Kjo reflektohet qartë në pandëshkueshmërinë e Kryeministrit Edi Rama, autorit të shkatërrimit të saj. Institucionet e reja të drejtësisë të krijuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si SPAK kanë dështuar në përmbushjen e objektivave të shumëpritura sepse u shndërruan në struktura të posaçme persekutimi politik me qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë. 

Edhe gjoja arrestimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, janë thjesht statistikë, sa kohë gjakderdhja financiare e aferave të tyre korruptive ende vijon. Siç është rasti i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, por që vijon të paguhet me 90 mijë euro në ditë, pa harruar faktin se ishte Kryeministri ai që i dha bonusin 8% kompanisë kur ajo nuk ekzistonte as në letër e ndërkohë asnjë hetim real ndaj tij nuk ka nisur. Urdhri publik i Edi Ramës më 7 maj 2022 nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, për arrestimin e dy liderëve kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ishte njëherazi edhe asgjësim përfundimtar i SPAK si institucion i pavarur.

Prej më shumë se një viti ish-Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta (i cili kurrë nuk ka kundërshtuar hetimet ndaj tij por gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë) në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut u rrëmbye në mënyrë kriminale, pasi u dhunua dhe u tërhoq zvarrë, nga persona të armatosur dhe të paidentifikuar, pa ju komunikuar asnjë urdhër ndalimi, pa ju dhënë e drejta të kontaktonte avokatin apo familjarët dhe vijon të mbahet në mënyrë të paligjshme në kushtet e një izolimi ekstrem e antiligjor pa fakte dhe pa prova penale. Persekutimi i tij politik nisi edhe për shkak se ai ishte një nga denoncuesit kryesorë të shkatërrimit dhe kapjes së Reformës në Drejtësi nga Edi Rama.

Z.Meta sot i është privuar e drejta që ia njeh ligji për t’u takuar me deputetë dhe eurodeputetë (Z.Beleri, këtu i pranishëm, është dëshmitar për këtë) si dhe të komunikojë lirshëm me mediat dhe gazetarët. Gjetet shumë të rënda të Avokatit të Popullit faktuan se çdo provë institucionale dhe dokument procedurial lidhur me rrëmbimin e tij është zhdukur.

Urdhri i “arrestit me burg” ishte mbështetur mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë, rrjedhimisht i paligjshëm. 
Skandali vijoi me faktin se Gjykata urdhëroi SPAK, BKH e Policinë për ndalimin, por në shkelje të vendimit të gjykatës, ndalimi i tij i dhunshëm dhe antligjor u krye vetëm nga policia.
Standardet e rrëmbimit kriminal të Z.Meta vulosën edhe standardet e hetimit dhe të këtij procesi farsë.

Z. Meta, i cili luajti rol kyç në miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi, vijon të mbahet në burg politik edhe pse hetimet kanë përfunduar dhe çështja ka kaluar për gjykim, në tejkalim të çdo afati ligjor procedurial.

Madje edhe pse pas hetimit 34 vjeçar të SPAK ndaj aktivitetit të tij politik rezultoi: Zero fakte penale! Zero prova penale! Zero akte dhe vendime të paligjshme! Zero lekë dëm buxhetit të shtetit! Zero lekë të përfituara në shkelje të ligjit! Zero pasuri të paligjshme! Z. Meta mbahet në paraburgim, pavarësisht se nuk paraqet rrezik për të prishur ndonjë provë të supozuar, për t’u arratisur, për të penguar çështjen apo për të ripërsëritur veprat e supozuara për të cilat akuzohet. 

Z. Meta i mohohet lirimi me kusht dhe gjykimi si të pandehurit e tjerë, të akuzuar në të njëjtën çështje, të cilët janë lënë të lirë duke ilustruar pabarazinë e theksuar dhe vendimin politik. Kjo ndodh kur vetë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka pohuar para mediave se gjykatat në afërmendsh vendosin çfarë kërkon SPAK, çka shkatërron parimin e ndarjes së pushteteve dhe provon kontrollin nga një dorë të procesit të hetimit dhe gjykimit. Pa harruar faktin se SPAK ka të drejtë të përgjojë 24/24 gjyqtarët, çka cenon rëndë pavarësinë e vendimmarrjes së tyre.

Ky rast nuk është vetëm një tregues për standardet jo europiane të hetimit ndaj Z.Meta por një këmbanë alarmi dhe një paralajmërim për çdo qytetar që ndihet i pambrojtur dhe i rrezikuar nga ky sistem represiv që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës që flet Neni 2 i Traktatit të BE. Mbi 40 milion euro ka shkuar në këto 9 vite dëmi që Gjykata e Strasburgut ka vendosur për Shqipërinë për shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të njeriut, zvarritje procesesh, moszbatim vendimesh dhe shkelje të së drejtës së pronës.

Kjo faturë pritet të rritet edhe më shumë dhe atë do e paguajnë po prapë shqiptarët, populli më i vjedhur dhe më i varfër i Europës, që i drejtohen Strasburgut se nuk gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre. U bënë dy vite që Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet e IPARD për shkak të vjedhjes së tyre dhe dërgimit jo te fermerët por te inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe bandat e lidhura me Qeverinë. Fermerët shqiptarët po humbasin për të dytin vit radhazi 112 milion euro për shkak se jo vetëm Qeveria por edhe SPAK (nënkupto drejtësia) i ka braktisur.
Integrimi europian i Shqipërisë kërkon një përkushtim të fortë ndaj sundimit të ligjit dhe garantimit të shtetit të së drejtës. 
Duke mbështetur me vendosmëri të palëkundur ecurinë e procesit të integrimit më lejoni të theksoj në emër të Partisë së Lirisë se standardet e Bashkimit Europian nuk duhet të mbesin në letër por të plotësohen në menyrë cilësore, të qëndrueshme dhe t’u shërbejnë së pari krijimit të standardeve europiane të jetesës të gjithë qytetarëve shqiptarë," tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!