LIVE UPDATES
Politike

"Kjo është një betejë në vazhdim"/ Berisha: Jemi në kushtet e një farse elektorale

Berisha tha se ndodhemi në kushtet e një farse elektorale të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare.

26 Maj 2025, 21:13 Nga I.A
"Kjo është një betejë në vazhdim"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në SyriTv, Berisha deklaroi se 'do mbarojë punë me Edi Ramën' dhe shtoi se kjo është një betejë në vazhdim. Berisha tha se ndodhemi në kushtet e një farse elektorale të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare.

"Unë kam thënë se do mbaroj punë me Edi Ramën. Vazhdojmë. Jemi në kushtet e një farse elektorale shumë evidente, të paralajmëruar botërisht me dokumente ndërkombëtare. Të paralajmëruar edhe në mesin e fushatës elektorale nga Parlamenti Europian dhe Partia Popullore Europiane. E vërtetuar katërcipërisht nga administrimi i zgjedhjeve. Beteja vazhdon. Unë kam deklaruar se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam deklaruara këtë para fushatës, e kam deklaruar këtë në Valencia me dokumentet që janë miratuar dhe me hiring në Parlamentin Europian. Është betejë në vazhdim. Unë i përmbahem atij parimi që PD duhet të garantoj rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Kjo është një betejë në vazhdim. Nuk kisha unë iluzion se ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. E kam thënë para fushatës dhe gjatë fushatës. Kam bërë gjithçka që të dalin në zgjedhje, por u faktua me të gjitha aspektet se këto zgjedhje ishin një farsë e vërtetë. Në diktaturë shpallnin zgjedhjet dhe fjala zgjedhje zhdukej, flitej për votime. Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë. Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.

Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme. Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç. Se këta nuk ngopen. Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës