LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Mandateve/ Bardhi: Përfitoi fonde publike. Sinaj: Jam donator, s’kam përfituar asnjë lek

Gazment Bardhi tha se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani dhe nëpërmjet kompanive të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

4 Shtator 2024, 11:41 Nga I.A
Këshilli i Mandateve/ Bardhi: Përfitoi fonde publike. Sinaj: Jam
Keshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve ka nisur me debate në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Gjatë mbledhjes, kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani dhe nëpërmjet kompanive të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që Sinaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit por madje është donator.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt. Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro. Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3. Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit.

Sinaj: Jam këtu sot për të sqaruar të gjithë shqiptarët, sepse ata të zonës sime e dinë se kush janë. Mua nuk më lejohet që të ndërhyj në biznes, personi i besueshëm më ka dhënë disa të dhëna, ajo që ka dalë është një gjë qesharake. 32 mln lekë janë rimbursim TVSH-je, nga biznese të mbyllura, që kanë shkuar në likujditet, këto janë lekët e biznesve, nuk janë lekët e buxhetit. Për çfarë ke ardhur këtu? Të më heqësh mandatin e parë që unë e kam mbyllur, faturat e mandatit të dytë janë vetëm 350 mijë lekë. Unë nuk kam bërë biznes kur jam bërë deputet, në politikë kam hyrë për të dhënë kontribut, rrogën e kam dhënë për njerëzit në nevojë. U kam krijuar mundësinë njerëzve në nevojë që të jetojnë si të gjithë. Më vjen keq zoti Bardhi, si nuk e gjete që unë kam dhënë 100mln lekë nga llogaria ime personale për situatën e tërmetit.

Si nuk e gjete që ky Bigalb grup, pas meje ka dhënë dhe ai 100 mijë euro. Më falni që po flas kështu, më detyruat që të më plasë cipa, që të flas hapur. Si ka mundësi që Vullnet Sinaj ka dhënë 100 mijë euro, a ka një deputet që të ketë dhuruar në këto shifra për shtetin shqiptar, ti merresh me këto gjëra që janë banale. Biznesi im është familjar, unë jam me kuota pasive, është një biznes që ka 2500 punonjës. Ai biznesi im ka siguruar të gjithë punonjësit në një kompani private. Janë 150 mijë euro që biznesi i paguan për punonjësit e vetë, më detyruat që të flas kështu. Unë nuk e di nëse je i martuar dhe ke fëmijë zoti Bardhi, ai biznesi që është 100% imi, është ai që ka bërë sallën e kardiokirurgjisë në spitalin Nënë Tereza. Si ka mundësi që ti vjen këtu dhe më thua që unë kam bërë namin. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension, për këto dosje voluminoze që ju keni sjellë këtu, unë duhet të konsultohem me juristë.

gazment bardhi vullnet sinaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë