Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme Veliajt, thuhet se nëse nuk arrin dot që të jetë i pranishëm në mbledhje, atëherë mendimet dhe komentet e tij, mund ti dërgojë me shkrim në Këshillin Bashkiak
TIRANË- Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje kërkesës së kryetarit të arrestuar të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të qenë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme Veliajt, thuhet se nëse nuk arrin dot që të jetë i pranishëm në mbledhje, atëherë mendimet dhe komentet e tij, mund ti dërgojë me shkrim në Këshillin Bashkiak.
Pjesë nga përgjigjia:
Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Grupi i PS TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Mbledhja mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ë...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK të saj për ‘korrupsion’ dhe...
John Stewart Duncan HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi dëshminë diplomati britanik, John Stew...
Foto Ilustruese TIRANË- Zyra e delegacionit evropian në Tiranë ka uruar qeverinë 'Rama 4' për marrjen e detyrës. Me an&e...
Kuvendi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vje...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video teksa flet 'Diella' në konferencën online 'Future Investm...
Foto Ilustruese TIRANË- Personazhi anonim me emrin Nesti Angoni, që futi në burg Erion Veliajn është rikthyer në skenë....
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiran...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje ka ndarë pamje nga festa e Birrës në Mynih, njohur me emrin Oktoberfest, ku u ekspo...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklatatave të kryeministrit të vendit, Hristijan Mick...