Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli moskompetencën, sepse çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake.
TIRANA-Seanca gjyqësore për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për kreun e PL-së Ilir Meta është shtyrë nga togat e zeza në GJKKO. Bëhet me dije se gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli moskompetencën, sepse çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani shpjegoi pas seancës se gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela është me pushime dhe për këtë arsye çështja u mor përsipër nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani. Cakrani kërkoi që kërkesa për lirimin e Ilir Metës të shqyrtohet nga Çela dhe jo nga Bani. Për këtë arsye, ky i fundit shpalli moskompetencë dhe seanca e radhës pritet të mbahet javën e ardhshme.
“Ne duam të zhvillojmë procesin të rregullt, me gjyqtarin që ka ndjekur hetimet, pse jo edhe me prokurorët që kanë hetuar këtë çështje. Jemi në pritje që javën tjetër kur do kthehet nga pushimet z.Çela do zhvillojmë seancën siç e parashikon ligji procedural. Z.Meta do të lirohet se nuk ka më asnjë arsye pse ta mbajnë në paraburgim”, tha avokati Cakrani.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
Foto ilustruese KOSOVA- Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetues...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i zhvilluar në Shkodër për lirimin e hap...
Ilir Meta TIRANA- Ditën e sotme në ora 10:00 pritet të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë I...
Erion dhe Arbër Veliaj TIRANË- Duke komentuar drejtësinë e re në Shqipëri, The Economist është ndalur tek rast...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar pas protestë për lirimin e ish-krerëve të UÇK në Prishtinë. Me an&...
foto ilustruese TIRANË- Media prestigjoze The Economist i ka kushtuar së fundi një artikull drejtësisë në Shqipëri. The ...
Edi Rama TIRANË- Në fushatën zgjedhore të 11 majit, kryeministri Edi Rama e nisi garën me një shifër premtuese për ...
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama TIRANA- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet ...
pamje nga aksioni TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në...
foto ilustruese KOSOVË- Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar një ditë para përfundimit të afatit të pë...