LIVE UPDATES
Politike

Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata në Hagë rrëzon sërish kërkesën e Ratko Mlladiç

Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.

14 Maj 2026, 23:04 Nga E. D

Kërkoi lirimin nga burgu për arsye shëndetësore, Gjykata

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës. Mlladiç, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska entiteti serb i Bosnjës u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë. Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.

“Ata nuk kanë hasur në mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në njoftimin e Mekanizmit.

Mekanizimi shtoi se Mlladiç është vendosur përgjithmonë në një strukturë spitalore burgu të ndërtuar rishtazi, e cila është e pajisur për të ofruar kujdes multidisiplinor për të burgosurit me probleme komplekse mjekësore.

“Mlladiç po vendoset në një spital të ri burgu, të teknologjisë së fundit, me monitorim të vazhdueshëm dhe transferime të shpejta në spitale civile sipas nevojës”, tha ai.

Thuhet se i burgosuri ka kujdes të përshtatshëm paliativ, ndihmë me aktivitetet e përditshme, si dhe përkthyes dhe staf që flasin gjuhën e tij. Mbrojtja e tij kërkoi lirim të përkohshëm për shkak të, siç u tha, shëndetit të tij të dëmtuar rëndë dhe nevojës për trajtim spitalor.

Ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, e vizitoi atë më 20 prill dhe i kërkoi Hagës që t’ia mundësonte Mlladiqit të mjekohej në liri. Kjo është hera e dytë që atij i refuzohet kërkesa për lirim nga burgu për arsye shëndetësore. Në qershor të vitit 2025, mbrojtja e Mlladiçit kërkoi lirim të përkohshëm ose të parakohshëm bazuar në diagnozën e tij të dyshuar terminale dhe jetëgjatësinë e shkurtër.

Mekanizmi e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se Mlladiç po merrte kujdes të plotë mjekësor. Mlladiç u dënua përfundimisht në Hagë më 8 qershor 2021 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai ka qenë në paraburgim nën mbikëqyrjen e Mekanizmit Ndërkombëtar që nga arrestimi i tij në vitin 2011 në Serbi.

Vendimi i gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995. Ai u dënua për 10 nga 11 pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./ REL

gjykata në hagë ratko mlladiç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet