LIVE UPDATES
Politike

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Kjo ishte një kthesë në retorikën e Ramës përpara zgjedhjeve, e cila kulmoi me një sulm verbal ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku puna e kësaj strukture u krahasua me Sigurimin famëkeq të komunizmit.

31 Maj 2025, 21:41 Nga E. D
Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin
Elisa Spiropali dhe Edi Rama

TIRANË- Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij.

“Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të qëndrojmë të palëkundur në të vetmen rrugë,” deklaroi Rama më 25 maj përpara deputetëve të partisë së tij.

Kjo ishte një kthesë në retorikën e Ramës përpara zgjedhjeve, e cila kulmoi me një sulm verbal ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku puna e kësaj strukture u krahasua me Sigurimin famëkeq të komunizmit.

Njohës të politikës e konsiderojnë jo të sinqertë dhe kontradiktor diskursin publik të Ramës për mbrojtje të SPAK-ut,  ndërkohë që nuk kuptohet se nga kush do ta mbrojë dhe çfarë e cënon pavarësinë e drejtësisë përpos qeverisë dhe mazhorancës, që tashmë ka siguruar pothuajse një shumicë të cilësuar prej 3/5 në Parlament.

“Ideja është se ka një kontradiktë, pasi marrëdhënia me SPAK-un dhe mazhorancën qëndron në faktin se SPAK rrezikohet pikërisht nga mazhoranca, sepse punën kryesore e ka me mazhorancën,” thotë Blendi Ceka, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës.

Sipas Cekës, me 83 mandate deputetësh, shumica e drejtuar nga Rama mund të ndryshojë kuadrin ligjor për t’ia bërë punën më të vështirë kësaj strukture dhe kështu është një kërcënim i drejpërdrejtë.

Edhe Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, i sheh deklaratat e Ramës për SPAK-un si “mbrojtje në termat e tij” ndërsa konsideron kreun e qeverisë si rrezikun më të madh për pavarësinë e drejtësisë. Një aleancë publike e kryeministrit me kryetarin e opozitës, do të ishte sipas tij një kërcënim edhe më i madh për institucionet e reja të drejtësisë.

“Është e vështirë për PS-në që të sulmojë dhe neutralizojë SPAK-un pa patur mbështetjen publike të PD-së,  prandaj rreziku nuk i vjen SPAK-ut vetëm nga Rama, por nga një bashkëpunim i mundshëm i tij me Berishën,” tha Hasimja për BIRN.

Hasimja sjell ën vëmendje se ky lloj bashkëpunimi që garanton monopolin e tyre politik ka ndodhur më herët me ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo Amnistisë Penale.

Për të, deklaratat e Ramës për mbrojtjen e SPAK-ut dhe drejtësisë synojnë që të krijojnë kontrast, thjesht deklarativ e politik, mes tij dhe Berishës si sulmues i SPAK-ut.

“Por është e qartë nga gjithçka që ka thënë e bërë në të shkuarën se ky kontrast është thjesht deklarativ. Në thelb, Rama e Berisha duken dakord për të hequr qafe SPAK-un,” sugjeron Hasimja.

Konkretisht ai e sheh rrezikun tek ndryshimet e mundshme ligjore që prekin ligjet e reformës në drejtësi dhe punën e SPAK-ut, gjë që sipas tij, ia bën drejtësisë më të vështirë e ndoshta të pamundur goditjen e zyrtarëve të lartë.

“Nuk ka nevojë ta shkrijë SPAK-un,” thekson Hasimja, duke shtuar se “i mjafton të ndryshojë bazën ligjore ose të paaftësojë në çfarëdo mënyre tjetër aftësinë e SPAK-ut për të goditur pushtetarë”.

SPAK, si ‘garanci’ e procesit të integrimit

Prokuroria e Posaçme është një ndër institucionet e reja dhe më të diskutuara e krijuar si rezultat i presionit ndërkombëtar për një reformim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri – në mënyrë që të bëjë të mundur luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Hetimet deri më tani kanë çuar dy drejtues të opozitës nën akuzë për korrupsion, ish kryeministrat Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndërkohë që nën akuzë janë gjithashtu zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshirë ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Mjedisit, Ilir Beqaj dhe Lefter Koka.

Çështjet më të bujshme të aferave korruptive lidhen pikërisht me qeverisjen e Ramës, por sipas pedagogut Blendi Ceka, qeveria ka gjithashtu nevojë për suksesin e tij si një pasaportë në procesin e negociatave me BE-në.

“Është çështje ekzistenciale e qeverisë që ky projekt të funksionojë,” sugjeroi Çeka.

“Grupkapitulli i parë i negociatave lidhet pikërisht me reformën në drejtësi dhe është ky grupkapitulli që do të mbyllet i fundit, si një formë monitorimi që ky proces është pa kthim,” shtoi ai, ndërsa theksoi se nëse ndodh që BE e fik dritën e integrimit, atëherë qeveria është kërcënimi kryesor për SPAK-un”.

Politologu Ermal Hasimja është më pesimit në parashikimin e tij për cënimin që i kanoset pavarësisë s SPAK-ut nga politika.

Ndërsa skenarët janë aktualisht të paqartë, Hasimja vlerëson se përfundimi i mandatit të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani do të jetë një tregues i formës që ky institucion do të marrë në të ardhmen.

“Sfida e madhe e SPAK-ut do të jetë përfundimi i mandatit të Dumanit. Aty do të shohim realisht si do të marrin formë vullnetet politike të Ramës dhe Berishës për t’u marrë me drejtësinë,” përfundoi ai./BIRN

edi rama spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet