26 Janar 2026, 16:35
Nga E.d
Edi Rama
IZRAEL- Lideri i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka ndërprerë edhe lidhjen më të hollë me regjimin e Khameneit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama theksoi se vendi i rezistoi sulmeve iraniane në infrastrukturën digjitale. Sipas tij, vendi u këshillua nga 'miqtë' që mos të reagojë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit.
“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, kjo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, dhe nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.
Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim me regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama./Dosja.al
edi rama izrael parlament
Politike
26 Janar 2026, 16:29
E.d
Edi Rama
IZRAEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Gjatë fjalës s&eu...
Politike
26 Janar 2026, 16:24
E.d
IZRAEL- Kryeministri Rama u ndal tek lufta në Gaza, për të cilën tha se tunelet e torturës në Gaza duhet të ruhen si dë...
Politike
26 Janar 2026, 16:22
E.d
Edi Rama
IZRAEL- Lideri i qeverisë tha se së shpejti do të hapet muzeu, ku do të paraqiten veprat që shqiptarët kanë...
Politike
26 Janar 2026, 16:21
E.d
Edi Rama
IZRAEL- Kryeministri Rama tha nga Parlamenti izraelit se 'xhelati' është Hamas. Ai u shpreh se derisa të çarmatosen dhe t&eu...
Politike
26 Janar 2026, 16:19
E.d
Edi Rama
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit se Shqipëria është vend...
Politike
26 Janar 2026, 16:13
E.d
Edi Rama
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Parlamentin e Izraelit, ku dhe shprehu mirënjohje për mikpritjen. Gja...
Politike
26 Janar 2026, 15:27
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca për dosjen ‘Partizani’, e cila është zhvilluar ditën e sotme në GJKKO &eu...
Politike
26 Janar 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Parlamenti i Izraelit, ...
Politike
26 Janar 2026, 14:42
I.A
Elda Hoti
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot ndryshimet në Kodin Penal që pritet të miratohen ditën e nesërme n...
Politike
26 Janar 2026, 14:37
E.d
IZRAEL- Lideri i qeverisë u ndal edhe tek sulmi kibernetik nga Irani, kundër Shqipërisë. Rama shprehu mirënjohje t&eum...