LIVE UPDATES
Politike

Kush janë më të paguarit?/ TABELA- Deputetët kapin milionat, ndër më të paguarit për muajin maj ata nuk kanë “gjurmë” legjislative

Tabela ilustron pagën e deputetëve më të paguar për muajin maj 2023, pra në muajin kur Shqipëria ishte në fushatë elektorale dhe supozohet se nuk do të kishte aktivitet normal parlamentar (siç edhe nuk pati). Ndonëse muaj thuajse pushim për parlamentin, pagesat e kryera drejt tyre janë ndër më të lartat në historinë e parlamentarizmit prej vitit 1991.

27 Korrik 2023, 11:10 Nga A.B
Kush janë më të paguarit?/ TABELA- Deputetët kapin milionat,
Kuvendi

TIRANË-Deputetët vendosën unanimisht të dyfishojnë rrogën e tyre mujore në kuadër të rritjeve që u bënë për piramidën e lartë shtetërore dhe punonjësit e administratës publike. Vendimi erdhi menjëherë pas zgjedhjeve vendore, ku u shënua numër rekord qytetarësh që refuzuan pjesëmarrjen, pra refuzuan edhe ofertat politike të diktuara nga partitë tradicionale politike. Për ISP mbetet e qartë se rroga e mëparshme, sidomos për deputetët që nuk përfitonin benefice të tjera mbështetjeje, rroga ishte e vogël në raport me parlamentet e rajonit dhe në angazhimin që mbart aktiviteti parlamentar, por vendimi për të rritur ndjeshëm rrogën vjen në kontrast të thellë me trendin rajonal e më gjerë, si dhe me rënien ekonomike në vend, sidomos më rënien e standardeve ekonomike dhe të jetesës së qytetarëve.

Gjithsesi, raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike (ISP) kanë treguar se një pakicë deputetësh janë shumë aktivë, shfrytëzojnë të drejtat dhe përgjegjësitë parlamentare në mënyrën më maksimale, kanë produkt parlamentar, iniciojnë ligje dhe ndërmarrin akte serioze dhe të denja për pozitën që kanë. Por, paralelisht, ekziston një pjesë tjetër deputetësh që nuk kanë lënë gjurmë parlamentare përveç në raste skandalesh ose incidentesh, nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kanë mendim, nuk kanë ide politike dhe nuk dëshmojnë dhe as përmbushin pothuajse asnjë prej kritereve thelbësore të të qenit parlamentar. Ata janë aty kryesisht për shkak të lidhjeve personale me liderit politikë, ndikimit klienteliste në zonën zgjedhore, aftësinë ne menaxhimin e votës lokale apo për shkak të sistemit të shkëmbimit të ndereve dhe privilegjeve me oligarkë apo politikanë të lartë.

Sa përfitojnë deputetët? Tabela ilustron pagën e deputetëve më të paguar për muajin maj 2023, pra në muajin kur Shqipëria ishte në fushatë elektorale dhe supozohet se nuk do të kishte aktivitet normal parlamentar (siç edhe nuk pati). Ndonëse muaj thuajse pushim për parlamentin, pagesat e kryera drejt tyre janë ndër më të lartat në historinë e parlamentarizmit prej vitit 1991. Kolona e parë paraqet rrogën mujore standarde të deputetëve, kolona e dytë pagesat shtesë që deputetët përfitojnë (bonusi i karburantit, i telefonit, dietat brenda dhe jashtë vendit, honorarët për pjesëmarrje në komisione, bonus strehimi, etj). Tek kategoria e dytë përfitues kryesorë janë kryesisht deputetët e zonave të largëta, ndryshe nga ata të Tiranës, të cilët kanë kuota më të ulta bonusi dhe përfitimi. Ndaj tek tabela dominojnë deputetët e zonave të largëta, Shkodër, Korçë apo Vlorë.

Kush janë më të paguarit?/ TABELA- Deputetët kapin milionat,

Siç shihet nga tabela, ndër deputetët më të paguar për muajin maj 2023 nga taksat tona bëjnë pjesë vetëm disa nga deputetët aktivë në vlerësimet periodike të ISP, dhe në shumicë kryesojnë deputetët që nuk kanë “gjurmë” legjislative dhe parlamentarizmi. I njihni?

Nuk ka rëndësi, ata ju njohin juve sepse vijnë tek ju kur ka fushata elektorale. Për simbolikë, dy deputetët e heshtur të PSD  janë në 5 vendet e para, deputeti që bëri ligj për mikun e tij dhe deputeti që i thuri lavde diktatorit Hoxha janë gjithashtu në 10 vendet e më të paguarve. Po ashtu tabelës i janë shtuar deputeti që  dha dorëheqjen për skandalin e dhunës në Krujë me “vetëm” 4.5 milionë ALL në muaj (të vjetra) ashtu si edhe deputeti që është në kërkim nga Policia e SPAK me “vetëm” 3.5 milionë ALL në muaj (të vjetra)!

Vlen të theksohet se parlamenti tashmë aplikon një standard pozitiv transparencë duke bërë publike të dhënat financiare të përfitimeve nga deputetët. Kjo përvojë duhet të shoqërohet me transparencë më të madhe edhe në aspektet e tjera të aktivitetit parlamentar, përfshire hetime administrative në rastet e abuzimit me detyrën dhe krijimin e mekanizmave matës të lidhjes midis përfitimit, produktit dhe pritshmërive ndaj deputetëve. Imagjinoni një deputet që përfiton rrogë e bonuse mujore 5 milionë lekë pa pasur asnjë angazhim parlamentar, përveçse pjesëmarrjen formale në mbledhje, ku voton gjithnjë sipas vendimit politik të partisë që i përket! Imagjinoni standardet e jetesës që kanë zgjedhësit e tyre atje në zonë, ku sipas INSTAT treguesit e varfërisë janë në rritje dhe pamundësia ekonomike për të përballuar kostot e larta të jetesës është bërë edhe më kritike!

Ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), që monitorojnë aktivitetin parlamentar prej vitit 2016 dhe në vijim, vlerësojnë se rritja e dukshme e rrogës dhe përfitimeve financiare të deputetëve do të duhej të kthehej në të mirë publike përmes rritjes së dukshme të aftësisë, integritetit dhe profesionalizmit të parlamentit, gjë që nuk ka ndodhur, përkundrazi. Në sondazhin e fundit mbi besimin mbi qeverisjen, parlamenti renditet nga fundi, rreth dy herë më poshtë sesa institucionet fetare, ushtria, sistemi arsimor, shoqëria civile, etj, duke qenë prej vitesh institucioni politik me besimin më të ulët publik. Po ashtu, ISP vlerëson se ky kontrast i thellë midis trajtimit financiar dhe produktit parlamentar do të duhet të nxisë debate për sistemin aktual përfaqësues, numrin e deputetëve, mënyrën e organizimit të grupeve parlamentare, hetime shteruese dhe të vazhdueshme për konfliktet e interesit dhe mënyrës sesi deputetët e përdorin mandatin e tyre në raport me Kodin e Etikës dhe legjislacionin mbi transparencën e llogaridhënien, si dhe elementë të tjera që mund të ndikojnë ta bëjnë parlamentin më të pranueshëm dhe ta largojnë nga lista fundore e institucioneve me besim publik minimal në Shqipëri.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës