LIVE UPDATES
Politike

Ish-drejtoresha e Tatimeve: SPAK fle. Ka subjekte që kanë blerë të brendshme dhe kanë shitur beton

Ajo tha më tej se qeveria ka hyrë në aq shumë koncesione sa duhet ta ndajnë me lote.

28 Qershor 2022, 20:26 Nga F.M
Ish-drejtoresha e Tatimeve: SPAK fle. Ka subjekte që kanë blerë
Briseida Shehaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj, aktualisht nënkryetare e LSI-së Tiranë ka folur sot në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço në News24 për abuzimet me ndërtimin e rrugëve. Shehaj tha se kjo qeveri e quan popull dele dhe ka marrë gjithçka, përfshirë drejtësinë. Sipas saj, në rastin e rrugës Kardhiq-Delvinë e cila ka vajtur në 108 mln euro, SPAK e ka shumë të thjeshtë sepse mund të ketë ose korrupsion, ose shpërdorim detyre, por ajo theksoi se SPAK fle.

“Ne nuk po ecim fare (në rrugë të florinjta), ne jemi thjesht të vjedhur. Kemi një qeveri që është totalisht në një habitat të sajin, që na quan popull dele, ka marrë gjithçka, ka marrë drejtësinë. Te ky rast është shumë i thjeshtë, në momentin e parë që ke një komision vlerësimi që bën procedurat e tenderit dhe kur vlerëson projektit dhe thua që ky projekt vlen 50 mln euro, nuk ka se si të shkojë 108 mln euro. Dy momente janë, o shpërdorim detyre, o korrupsion. Këta vjedhin dhe nuk duan t’ia dinë. Një qeveri normale bën një vlerësim, bën 108 mln euro, ja do lëvizë maksimumi 10 mln. Këta i fryjnë vetë rrugët”, tha Shehaj.

Ajo deklaroi se ka subjekte që kanë blerë të brendshme dhe kanë shitur beton.

“Në qoftë se administrata tatimore do investigonte këto rrugë se këto janë skema mashtrimi, kjo shishe ujë nuk ka se si të faturohet 10 mijë dhe që ta bëjë kaq duhet të blejë ca fatura fiktive që t’ia rrisë çmimin. Ti ke subjekte që kanë blerë të brendshme dhe kanë shitur beton, siç ishte skema që u arrestua dhe Lefter Koka, ata i shisnin beton atyre dhe blinin sheqer.
Çdo rrugë e mundshme në Shqipëri fryhet e fryhet dhe ne kemi një SPAK që rri, fle. Është shumë e thjeshtë për prokurorinë, ti si komision o ke bërë korrupsion, o shpërdorim detyre. Në qoftë se kë bërë shpërdorim detyre shko në burg. Në qoftë se ke bërë korrupsion apo ka pasur mbi ty një ndikim të paligjshëm, një ushtrim presioni trego kush të ushtroi presion dhe të shkojë ministri, Ergys Verdho e ça janë këta. Kjo trimëri e tyre për të firmosur 108 mln euro, më duket një siguri e madhe që iu është dhënë këtyre njerëzve dhe çdo projekt rruge kështu është”, deklaroi Shehaj.

Ajo tha më tej se qeveria ka hyrë në aq shumë koncesione sa duhet ta ndajnë me lote.

“Këta e ndajnë në lote, por unë nuk mendoj se taktika është loti. E keni parë rrugën e Arbrit, e keni parë çfarë amortizimi ka ajo rrugë. Në dimër u bë e pakalueshme. Këta thjesht prokurojnë sipas mënyrës që buxhetojnë, e ndajnë në bazë të buxhetit sepse këta kanë hyrë në aq shumë koncesione sa duhet ta ndajnë me lote. Pjesën e shpenzimeve nuk e kanë fare problem. Je i vjedhur. Në qoftë se do kishim drejtësi të pavarur, do merrnin dy inxhinier do i çonin te rruga dhe do thoshin a janë ato shtresat si janë prokuruar”, u shpreh Shehaj.

Marrë nga BW

briseida shehaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës