LIVE UPDATES
Politike

Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të pedagogëve, rritini pagat

Baraj ka kërkuar që pedagogët të mos baltosen më duke shtuar se pagat e tyre duhet të jenë minimalisht sa të Kosovës.

19 Tetor 2022, 19:54 Nga F.M
Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të
Besnik Baraj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sulmoi sot pedagogun Sandër Kovaçi, që qëndron në krye të protestës së pedagogëve. Në një postim në Facebook, sipas Syri.net, Baraj shkruan se pagat e pedagogëve duhet të rriten dhe kjo kategori e shoqërisë duhet të mbështetet nga qeveria. Baraj ka kërkuar që pedagogët të mos baltosen më duke shtuar se pagat e tyre duhet të jenë minimalisht sa të Kosovës.

Statusi:

Standardin e ҫdo vendi e përcaktojnë kryesisht tre shërbime publike, ai arsimor, shëndetësorë dhe shërbimi policor (siguria). Të gjithë këto sektorë kanë nevojë për një reformë të plotë pagash. Kështu do mund të frenohet hemoragjia e mjekëve, pedagogëve të rinj dhe rinisë në përgjithësi. Minimalisht, pagat duhet të jenë sa në Kosovë dhe vendet fqinjë. Sa i takon korrupsionit, është plagë që ka prekur të gjitha shtresat, por një gjë e them me siguri se arësimi është pjesa më pak e prekur në raport me strukturat e shtetit dhe ato politike. Këto ditë u zhvillua kongresi i nanoteknologjisë, ku morën pjesë shkencëtarë nga 26 vende. I ftuar ishte edhe Prof. Dr. Dhimitër Bello, ish student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sot zv dekan në Universitetin e Massachusetts. Me emocion dhe zë të lartë tha: “U bëra 50 vjeҫ por ekip profesorësh si ai i FSHN nga përkushtimi, ndershmëria dhe dija ende skam takuar. Sot shtoi, edhe në USA, shkolla është kthyer në biznes”. Të tillë pedagogë kishte ҫdo fakultet në ato vite. Edhe atëhere këta ishin superiorë nga ҫdo pikëpamje ndaj shtresësh politike. Edhe sot, mendoj, profesorati është pjesa më e ndershme. Ai ka nevojë të përkrahet me fonde, me ndryshime ligjore, me heqjen e burokracisë, dhënien e më shumë kopetencave departamentit dhe profesoratit. Pa dyshim le ti nënshtrohet auditeve e kontrolleve. Pyll pa derra nuk ka, por kurrë nuk mund të hidhet baltë mbi ta në tërësi. Kjo është njesoj si të baltosësh të tërë shoqërinë shqiptare. Mësuesi, futet në ҫdo shtëpi, nëpërmjet nxënësve. Hedhja baltë mbi mësuesin, spërkat dhe nxënësin, bile bën pis edhe prindërit. I thua atij largohu nga ky vend, nuk të arsimon! Ky vend ka nevojë për modele pozitive, ato i gjen kudo po ti kërkosh. Mjaft më me baltosje!!!

Reagimi i Barajt vjen pas replikave në distancë mes Ramës e Kovaçit. Nga Gjirokastra, Rama tha se sindikata e Pedagogëve drejtohet nga anëtar i SHIK-ut. Duke përdorur një artikull që nisi të qarkullojë në dy ditët e fundit në mediat pranë qeverisë, Rama sulmoi Kovaçin duke e cilësuar si të padenjë për të kërkuar rritje rroge në emër të pedagogëve, pasi sipas tij, ka qenë në SHIK. Vetë kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se deklarata e Ramës janë të papërgjegjshme dhe se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, duke theksuar se ka kontribuuar për SHIK për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe se madje ka marrë shpërblim për punën e bërë nga vetë kryeministri Edi Rama. Por kryeministri e sulmoi sërish me të njëjtën gjuhë.

 

besnik baraj edi rama sander kovaci

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen