12 Shtator 2024, 12:06
Nga N.F

TIRANË- Zv.kryeministrja, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj gjatë interpelancës për aksin Thumanë- Kashar tha se banorët e Thumanës kanë rrugë alternative. Ai shtoi në të ardhmen mund të kenë edhe një mbikalim që do ta zgjidhë problemin e qarkullimit. Balluku gjatë përgjigjes së saj tha ky aks rrugor, i kategorisë A, sipas parametrave europiane, nuk i ka pasur të parashikuar katër nyje në projektin fillestar, por vetëm tre.
“Kur flitet për autostrada qeveria shprehet krenare se Shqipëria ka filluar të ndërtojë infrastrukturën e saj rrugore me parametrat europianë. Sot Korridori Blu kalon tej për tej në Shqipëri, kemi segmentin Thumanë- Kashar, i cili do të jetë një shembull për t’u marrë për të gjitha autostradat në vazhdim. Kështu do të jenë të gjitha segmentet e jugut.
Shqipëria do të përshkruhet me një korridor të kategorisë A. kur ndërtojmë autostrada të këtij niveli ka edhe një problematikë që u lind këtyre komuniteteve. Kërkohet të ketë hyrje të dizenjuara dhe jo hyrje dalje”, tha Balluku.
Sipas saj për shkak të kërkesave për sigurinë rrugore, ka pasur ndërhyrje të shumta të cilat kanë qenë publike, transparente. Ajo theksoi se ka pasur një garë që u zhvillua në pandemi, pa sukses dhe u detyruan ta rihapnin pas pandemisë.
"Katër nyje Thumanë- Kashar nuk i ka pasur, ka dy nyje që janë pjesë e projektit. Ndërkohë që pjesë e studimit kanë qenë 3 nyje. Dy nyjet e Kasharit janë të ndërtuara, hyrja e Rinasit dhe Kasharit. Ajo nyje që do zgjidhë përfundimisht problemin e Thumanës, është nyja që ndodhet si pjesë e projektit që do vazhdojë nga Thumana në Milot. Është vetëm 4 km larg nga mbikalimi në Gramëz,” tha ajo.
Zv.kryeministrja tha më tej se ata u kanë dhënë banorëve një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve. Sipas saj ka rrugë alternative për të gjitha rrugët që ndërtohen me pagesë.
"Sot Thumana ka rrugë alternative, por kërkesa është që rruga alternative është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë. Kemi rënë dakord me banorët e Thumanës që mund ta konsiderojmë që mbikalimin e Gramzës në të ardhmen ta kthejmë në nyje permanente,” shtoi ajo.
belinda balluku
Politike
12 Shtator 2024, 12:05
r.ll
kuvendi
TIRANË- Është ndërprerë për një orë seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi...
Politike
12 Shtator 2024, 12:10
I.A
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka reflektuar për incidentin që ndodhi pak para nisjes së seancës plenare, ...
Politike
12 Shtator 2024, 11:34
N.F
Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas interpelancës së Gazment Bardhit dhe Kryeministrit ka replikuar me ...
Politike
12 Shtator 2024, 11:30
r.ll
edi rama
TIRANË- Në interpelancën për mbetjet toksike, është përmendur edhe dosja "Xibraka" dhe denoncimet e PD për...
Politike
12 Shtator 2024, 11:14
r.ll
kuvendi
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi pas përfundimit të interpelancës për mbetjet toksike, i ka kërkuar kry...
Politike
12 Shtator 2024, 11:06
r.ll
gazment
TIRANË- Gjatë replikave të tij në interpelancë me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike, kryetari i Grupit Parl...
Politike
12 Shtator 2024, 10:58
gazmnet bardhi
Bardhi: Ishit ju qeveria e plehrave dhe e korrupsionit. A dhe garanci se do e shpëtoje vendin nga plehrat dhe do ndërtojmë in...
Politike
12 Shtator 2024, 10:57
S.B
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në hyrje të parlamentit u ndalua për t’u marrë n...
Politike
12 Shtator 2024, 10:48
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama në interpelan...
Politike
12 Shtator 2024, 10:41
edi rama
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën plenae në Kuvend ndërsa ka mbajtur i...