LIVE UPDATES
Politike

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë publike

Vangjeli tha se ‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 mars 2021 ka qenë njëri nga peronat aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’.

28 Dhjetor 2024, 12:24 Nga M.B
"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy persona nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

Vangjeli tha se ‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 mars 2021 ka qenë njëri nga peronat aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’. Teksa shpejgon me dokumente, ajo thotë se sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.

Gjithashtu Vangjeli thotë se ‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti person. Ajo thotë se sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

Vangjeli thotë se këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike duke shtuar se Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku, sipas saj, me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy shtetas nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 Mars 2021 ka qenë njëri nga shtetasit aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’.

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të
Sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti shtetas. 

Sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

"Institucionet me dy standarde", PD: Kompani të personave të

Këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike.

Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale