16 Janar 2025, 21:50
Nga E. D
Daniel Serwer
TIRANË- Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer tha se presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi politika në favor të Serbisë. Në një intervistë për A2 CNN, eksperti shpreh zhgënjim të thellë për faktin se si Biden, ashtu edhe Antony Blinken, Derek Chollet dhe Christopher Hill, që e njihnin shumë mirë Ballkanin Perëndimor dhe vuajtjet e Kosovës, vendosën të zbatonin një politikë të Amerikë pro Beogradit.
“Në pjesën më të madhe të Administratës Biden, Gabriel Escobar, ish-zëvendës Shefi i Misionit në Beograd, udhëhoqi politikat e shtetit në Ballkan. Ai shndërroi formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në prioritetin e tij kryesor. Kjo i dha Beogradit atë që dëshironte më së shumti, ndërsa Prishtinës asgjë. Kjo nuk do të funksiononte kurrë dhe ashtu rezultoi”, tha Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Profesori shton se njerëzit e Biden u anuan edhe më shumë drejt Serbisë duke mos thënë asgjë të dobishme kur u rrëmbyen dy policë të Kosovës brenda territorit të saj. Profesori amerikan analizon se nuk pret që administrata e dytë e Trump të bëjë diçka ndryshe, pasi pret që së pari të vendosë si prioritet projektet ekonomike të dhëndrit, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi. Serwer thekson se ledhatimi ndaj Beogradit do të vazhdojë, ndërsa parashikon një përkeqësim të situatës nëse Uashingtoni i rikthehet ideve për ndarjen e Kosovës në vija etnike.
“Kur Vuçiç dërgoi njerëz të dhunshëm për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, Uashingtoni foli shumë pak. Kur Serbia organizoi sulmin terrorist në Kosovë, ata nuk bënë asgjë. Ju mund të prisni që Trump të mos bëjë asgjë që rrezikon projektet e Kushner me paratë saudite. Kjo do të thotë se do të vazhdojë të anohet edhe më shumë drejt Beogradit dhe larg Prishtinës, megjithatë jo larg Tiranës. Shqipëria dhe Serbia pajtohen në shumë gjëra, përfshirë nevojën që liderët e tyre të qëndrojnë në pushtet pa një opozitë serioze," tha Daniel Serwer.
daniel serwer
Politike
16 Janar 2025, 21:50
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se rreth 1.1 milionë votues shqiptar&eu...
Politike
16 Janar 2025, 21:18
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIM...
Politike
16 Janar 2025, 20:54
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur sërish mbrëmjen e sotme lidh...
Politike
16 Janar 2025, 18:44
I.A
Kryeministria
TIRANË- Zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola është shkarkuar nga ky post. Vendimi për shkarkimin e Tol...
Politike
16 Janar 2025, 17:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, ish-vil...
Politike
16 Janar 2025, 17:41
B.Z
Catherine Suad
TIRANË - Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ishte e pranishme sot në eventin e përurimit t&eu...
Politike
16 Janar 2025, 17:24
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i pranishëm në hapjes e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, si rezidencë për ar...
Politike
16 Janar 2025, 17:28
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosov&...
Politike
16 Janar 2025, 17:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, ish-...
Politike
16 Janar 2025, 16:55
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji feston sot 37-vjetorin, duke qenë i burgosur në burgun e Fierit. D...