LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat! Vetëm Topalli&Alizoti me kritika, Këlliçi do bashkim me PD

•Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur aksionin pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit. • Sot, në selinë blu është mbledhur Kryesia e PD-së. • Mbledhja ka nisur në orën 12:00 dhe fokusi i diskutimit me grupin parlamentar ishte rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit. • Berisha denoncoi blerjen e votave, duke u shprehur se ka ndodhur më hapur se kurrë më parë, ndërsa theksoi se një prej elementëve që duhej analizuar ishte Tom Doshi. • Po ashtu, lidhur me fitoren historike të PS-së në Shkodër, kreu i PD-së sërish e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama duke shtuar se ai kishte vënë paqe mes 5 grupeve kriminale, por nuk i përmendi me emër. • Krimit të organizuar ia atribuoi humbjen e tij edhe Bardh Spahia, që mbajti vetëm 1 vit detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës. • Ndërsa Belind Këlliçi, i cili humbi me 60 mijë vota diferencë me Erion Veliajn, kërkoi bashkim me PD-në e "vulës". • Më kritikë ishin Tomor Alizoti dhe Jozefina Topalli, të cilët njëri do hapje totale të partisë; ndërsa bashkëpunëtorja e ngushtë e Berishës kërkon largimin e tij nëse humben edhe zgjedhjet parlamentare.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli "paralajmëron" Berishën: Nëse humb zgjedhjet politike...të ndjekë modelin e Bashës

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Jozefina Topalli

TIRANË- Jozefina Topalli ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të ndjekë shembullin e Lulzim Bashës dhe të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet parlamentar.e  E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?

Topalli: Në zgjedhjet politike po!

3 VITE ME PARE

Berisha mbledh Kryesinë/ Tomor Alizoti: Duhet reformim total i partisë

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se duhet reformim i partisë. Teksa po shkonte në kryesinë e Partisë Demokratike, Alizoti ka theksuar se reformim total i PD-së, në mënyrë që të kenë mudësi fitore në zgjedhjet e ardhshme.

"Duhet reformim total i partisë," tha Alizoti.

3 VITE ME PARE

Berisha: Hera e parë në histori që vota blihet haptas, Rama-Doshi me para u rrit me 220%. Pse askush nuk flet për ta?!

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në procesin e 14 majit u ble haptas vota. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi fenomenin "Tom Doshi" në këto zgjedhje, duke u shprehur se në të gjitha votimet, ai ka shënuar një rritje prej 220% në numrin e votave, por askush nuk e thekson.

"Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krim-ministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandiente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin. Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.

Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta. Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

DENONCIMI- Berisha: Vota është blerë haptas, 670 mijë zarfa me 50 mijë lekë i janë dorëzuar çdo pensionisti shqiptar

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike, ku mbajti një fjalim të gjatë për fushatën zgjedhore të 14 majit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Berisha ka thënë se kjo është hera e parë në histori që sipas tij, vota nuk blihet vetëm nën dorë, por sipas tij është blerë haptas.

Ndër të tjera, kreu i opozitës, Berisha tha se çdo pensionisti shqiptar i është dorëzuar 50 mijë Lekë madje ka pasur edhe lëvizje edhe në këmbimin valutor.

"Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Me vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja,"-tha Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar. Me vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama. Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve. Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin. Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro. Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta. Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë.

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Berisha dhe Noka me kravata...mavi!

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha dhe Flamur Noka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur Kryesinë në selinë blu për të diskutuar lidhur me problemet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Krah tij në mbledhjen e Kryesisë, ishte sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Por të dy surprizuan sot me "look-un" e tyre.

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha

Si Berisha, ashtu edhe Noka, mbanin veshur kravata me të njëjtën ngjyrë, e cila përkon edhe me atë të kundërshtarit politik. Të dy kishin veshur kravata me ngjyrë mavi. Madje, kreu i PD-së, edhe shaminë e xhepit e kishte kombinuar me kravatën e tij.

3 VITE ME PARE

Pse fitoi PS? Berisha: Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në Shkodër Edi Rama ka bërë paqe mes 5 bandave kryesore, për të fituar zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë, Berisha deklaroi se bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet për kontrollin e votës.

"Në makinerinë e terrorizimit elektoral të zgjedhjeve, nuk mjaftoi vetëm pushteti, por u përdorën edhe bandat, qofët në shoqërim të zyrtarëve në takimet e tyre, qoftë në misonin e terrorizmit të zgjedhësve dhe shpërndarjes së parave. Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve. Në të gjitha qytetet e mëdha, në Shkodër, Lezhë, Peshkopi, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e me radhë, bandat dolën nga strofullat e tyre. Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore të zonës dhe të gjitha me në krye Bajrët, të cilët u liruan nga burgu, u vërsulën dhe me makina të blinduara i binin Shkodrës kryq e tërthor duke ushtruar terror pranë qendrave të votimit. Bandat darkonin me qeveritarët dhe merrnin misionet. Sigurisht misione për kontrollin e votës, për grabitjen e votës. A ishte kjo situatë në të gjithë Shqipërinë? Jo, nuk ishte në të gjithë Shqipërinë, duhet të jemi realistë. Kjo ishte në të gjitha zonat ku ai me çdo kusht donte të merrte mandatin. Këto zgjedhje treguan se kjo makineri megakriminale e blerjes së votave dhe terrorizimit të zgjedhësve u përdor pa mëshirë, siç u përdorën zarfat për pensionistët. Përdori ndërhyrjen e krimit si rezervën e fundit. Shkoi në Mamurras, shpërndarja e parave ditën për drekë, kërcënim me jetë të eksponentëve tanë.
Po kështu në Lezhë gjithë natën bandat i shoqëronte makina e policisë kudo ngjitur. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, ne nuk mund të cedojmë përpara kësaj situate. Jo! Po marr zonat e votimit elektronik. Të ngrihesh kundër makinerisë elektronike nuk është kaq e lehtë. Është opozita ajo që duhet të jetë e interesuar për votimin elektronik. Por fakte të shumta janë mbledhur dhe po mblidhen për manipulimet e kryera me votimin dixhital,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Mblidhet Kryesia e PD, Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike mesditën e sotme në selinë blu. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se detyra kryesore e Partisë Demokratike ka qenë mbrojtja e votës, por jo me dhunë e armë, por me metoda të ligjshme. Por nuk ia doli dot duke shtuar se procesi i zgjedhjeve të 14 Majit, ka sjellë krim në pushtet.

"Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve postelektorale në vend. Në krye të radhës, unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni, në mënyrë konstante. Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë. PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre. Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet. Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj. Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri.

3 VITE ME PARE

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili humbi zjedhjet për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri thirrje për bashkim të Partisë Demokratike. Teksa futej në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Këlliçi kërkoi që të diskutohet, ndërsa shtoi se aktualisht demokratët kanë hyrë në një periudhë reflektimi.

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet. Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në zgjedhje. Të mblidhemi dhe të flasim. Kjo duhet të shërbejë si periudhë reflektimi edhe për ne. Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët për të parë përpara,"-tha Këlliçi.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Bardh Spahia rrethohet nga gazetarët: Ndërhyri krimi i organizuar

VENDORET- Berisha mbledh Kryesinë: Nuk pranojmë asnjë rezultat!
Bardh Spahia

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka justifikuar humbjen e kryeqendrës së Veriut duke u shprehur se maxhoranca përdori paratë e krimit për të tjetërsuar rezultatin e votimeve në zgjedhjet e 14 Majit në këtë bashki. Teksa erdhi në Tiranë për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Spahia u shpreh se nuk janë braktisur nga demokratët dhe se votat e tyre janë aty.

“Humbëm se ndërhyri krimi i organizuar. Ka thjesht dhe vetëm përfshirje të institucioneve, me paratë e krimit. Absolutisht jo, nuk na kanë braktisur votat e demokratëve, janë aty. Aty janë votat e anëtarësisë madje ka rritje. Nuk më kanë braktisur demokratët. Po të lexoni shifrat edhe votat, votat e demokratëve janë aty,"-tha ai për mediat teksa futej në seli. 

sali berisha kryesia e pd 23 maj 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës