Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit. Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në një intervistë për televizionin Klan Kosova, se hetimet për të gjetur përgjegjësit janë duke vazhduar dhe SHBA-ja po ndihmon në këtë proces.
“Kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë për të punuar drejtpërdrejt me kohë të plotë me autoritetet për zbatim të ligjit, për të identifikuar përgjegjësit”, ka thënë Hovenier, i cili e ka dënuar edhe një herë sulmin.
Aktualisht, ai ka thënë se nuk mund të përcaktojë se kush është mbrapa sulmit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.
Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro. Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA-ja dënon sulmin në shkallën më të lartë.
“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të forte”, ka thënë mes tjerash Kasanof.
Përveç SHBA-së, sulmin e ka dënuar ashpër edhe Bashkimi Evropian./ REL
Izet Mexhiti TIRANË- Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jet...
Alexander Kasanof TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë...
Alexander Kasanof TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, t...
Donika Gërvalla dhe Edi Rama KOSOVA- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kritikuar fjalimin e kr...
Foto nga salla ITALIA- Salla ku po zhvillohet takimi i sotëm i drejtuesit politik për diasporën për Partinë Saocialiste, Taul...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se është koha e ndryshimit dhe e bashkimit pavarësisht bindjeve politike. Gja...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurit ka reaguar për njohjen e pasaportave kosovare nga Armenia. Përmes një postimi në "Fac...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Gjat&...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia lidhur me kalimin e projekligjit për kan...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka siguruar se me kthimin e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje t&eu...