Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata e Vlorës gjeti të ligjshëm arrestimin e Alfred Belerit për korrupsion në zgjedhje, caktoi ndaj tij masë sigurie me burg dhe ia transferoi çështjen për kompetencë Gjykatës së Posaçme dhe SPAK. Mbrojtja e cilësoi akuzën montim politik.
Gjykata e Vlorës vendosi të shtunën ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e Alfred Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, i akuzuar nga prokuroria për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Gjykatësja Dorina Stroka po ashtu caktoi për Belerin masën e sigurisë arrest në burg dhe transferoi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Masa e sigurisë për Pandeli Kokoveshin, i arrestuar sëbashku me Belerin do të zhvillohet në një dhomë spitali në Tiranë, pasi ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore.
Sipas prokurorisë Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokoveshi janë filmuar dhe përgjuar duke i ofruar një bashkëpunëtori të drejtësisë para në këmbim të votave. Një burim në dijeni të hetimeve i tha BIRN se Beleri ishte dakordsuar me bashkëpunëtorin për pagesën dhe paratë ai i ka marrë nga Kokoveshi. Të dy u arrestuan të premten pak pas mesnatës, ndërsa prokuroria mori në pyetje edhe disa persona që dyshohet se u janë ofruar para.
Mbrojtja e Belerit dhe kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule që e kandidon atë në Himarë, këmbëngulën se arrestimi ishte politik dhe i porositur.
“Jeni dëshmitarë të një procesi parodi. Është një proces i projektuar i motivuar dhe ekzekutuar nën urdhërat dhe porositë e Edi Ramës”, tha Duke për gazetarët. Ai e cilësoi arrestimin pengmarrje dhe shtoi se Beleri do të lirohej nga vota e himariotëve.
Avokati Geni Gjyzari po ashtu e cilësoi të padrejtë vendimin e gjykatës dhe tha se do të priste vlerësimin e Gjykatës së Posaçme që duhet të shqyrtoi transferimin për kompetencë brenda 10 ditësh. Gjyzari këmbënguli se arrestimi ishte politik dhe i montuar dhe se nuk kishte qenë në kushte të flagrancës. Ai tha se çështje nuk i pengonte votimet e të dielës.
Ndërkohë, në gjykatën e Vlorës për të ndjekur seancën ndaj Belerit, i cili është kandidat nga minoriteti grek në Shqipëri, është paraqitur edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamisti, por kjo e fundit nuk ka komentuar për mediat.
Megjithatë pak pas vendimit Ministria e Jashtme greke bëri një reagim sipas të cilit me këtë vendim Shqipëria “praktikisht nuk po ndiqte rrugën drejt Bashkimit Europian”. Më herët për çështjen reaguan kryeministri grek dhe ministri i jashtëm. Krerët e opozitës në Shqipëri po ashtu e kanë cilësuar politik arrestimin e Belerit. Dhionisios Alfred Petro Beleri është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garon për mandatin e tij të katërt. I njohur shkurtimisht si Fredi Beleri, ai ka garuar për PBDNJ-në në zgjedhjet e vitit 2015 dhe fitoi 27% të votave.
Beleri sipas policisë është i dënuar më herët me tre vjet burg për “nxitje të urrejtjes nacionale”. Ai është akuzuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste si i përfshirë në atë që njihet si “Masakra e Peshkëpisë” në vitin 1994, kur një grup i armatosur sulmoi një postë kufiri të Shqipërisë duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe plagosur tre të tjerë. Beleri i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi për shpifje ndaj Taulant Ballës për këtë akuzë./BIRN
Erion Veliaj Tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Bashkia e Tiranës ka finalizuar tenderin për shembjen e godinave arsimore mb...
Pëllumb Salillari KUÇOVË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Lefter Maliqi ka denoncuar me video se në zonën e ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike të partive politike që ndodhe...
Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronjat “dh”, “f”, “n”, dhe 2, si dhe të udhëzimit nr. 6, d...
Foto ilustruese TIRANË- Dosja.al ka përzgjedhur momentet më pikante të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet lokale të ...
Fredi Beleri VLORË- Pamjet që shihni tregojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himar...
Zgjedhjet SHQIPËRI- Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qyteta...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit është shpërndarë në qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sipas nj&...
Dropull DROPULL- Komisionerët e Enkelejd Alibeajt s'janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen...
Foto e publikuar nga Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka rrëfyer se si në ditën e h...