Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në 5100 nga mbi 5200 qendra votimi, identifikimi i votuesve do të realizohet elektronikisht, përmes një pajisjeje offline. Përveç këtij sistemi, këtë herë në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, votimi si dhe numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike, duke përdorur makineri me ekran me prekje. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë.
SHQIPËRI- Në Shqipëri, që prej mesnatës së mbrëmshme ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër qytetarët do të mund të votojnë për të zgjedhur drejtuesit e 61 Bashkive të vendit. Në garë janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it
Lista e votuesve për zgjedhjet e nesërme përmban mbi 3 milionë e 650 mijë zgjedhës, ku përfshihen edhe emigrantët shqiptarë, të cilët ende nuk mund të votojnë nga vendet ku banojnë. Duke mbajtur parasysh numrin e lartë të tyre, votuesit realë në zgjedhje mund të përllogariten diku te 30-40 përqind më pak.
Pas bojkotit të zgjedhjeve të vitit 2019 nga opozita, votimet e nesërme rikthejnë garën normale për drejtuesit e 61 bashkive të vendit, për të cilat konkurrojnë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, janë rregjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.
Në 5100 nga mbi 5200 qendra votimi, identifikimi i votuesve do të realizohet elektronikisht, përmes një pajisjeje offline. Përveç këtij sistemi, këtë herë në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, votimi si dhe numërimi do të kryhet në mënyrë elektronike, duke përdorur makineri me ekran me prekje. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë.
Në pjesën tjetër të vendit, votimi do të kryhet përmes mënyrës radicionale me ana të fletëve të votimit, një për kandidatin për kryetar bashkie dhe një për këshillat Bashkiakë ku votohet për siglën e partisë apo koalicionit. Numërimi do të bëhet i përqëndruar në 92 qendra të ngritura posaçërisht.
Që prej më shumë se 1 muaji, në vend ndodhet misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë, kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit. Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.
Fushata për zgjedhjet lokale u zhvillua përgjithësisht e qetë, pa indicente domethënëse, ndërkohë që nuk munguan denoncimet për përdorimin e administratës dhe burimeve të saj, apo dhe rastet e shitblerjes së votës.
Sipas policisë, që prej 14 prill janë rregjistruar 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht 88 persona.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit është shpërndarë në qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sipas nj&...
Dropull DROPULL- Komisionerët e Enkelejd Alibeajt s'janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së Dropullit për tërheqjen...
Foto e publikuar nga Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka rrëfyer se si në ditën e h...
Arlind Qori TIRANË- Lëvizja Bashkë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e urdhëroi të mbyllë ...
Gjergj Luca TIRANË- Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar politikanët me rastin e mbylljes së fushatës. Në një video q&eum...
Audrey Glover TIRANË- Kryesuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit, Audrey Glover do të jetë ditën e zgjedhjeve lo...
Lealba Pelinku TIRANË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ksa ndarë detaje në lidhje me procesin z...
Foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
Fredi Beleri HIMARË- Organizata "Omonia" ka bërë një thirrje dhe ka dhënë një mesazh pas vendimit të marrë sot...
Olta Xhaçka TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pasi Ministria e Jashtme greke e k...