Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Bardhit, ligjërisht çështja është zgjidhur, thjesht po zvarritet.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ka këmbëngulur që të ketë një zgjidhje mes dy grupeve të Partisë Demokratike. I ftuar në "Opinion", Bardhi tha se ai ka shtruar një propozim, por që nuk i është pranuar. I pyetur për çështjen e vulës së PD-së, Bardhi tha se Gjykata po e zvarrit çështjen, ndërkohë që shtoi se KQZ-ja duhet të regjistrojë në zgjedhje grupin që njeh ligji. Sipas Bardhit, ligjërisht çështja është zgjidhur, thjesht po zvarritet.
Pjesë nga biseda në studio:
Bardhi: Nuk bëhet fjalë për inatin as të 25 apo 30 vetave bëhet fjalë për çështje parimore që na kanë ndarë apo që kemi mendime të ndryshme. Ka patur disa hapa që synojnë zgjidhjen e konfliktit duke nisur me dorëheqjen e zotit Basha, duke nisur me një platformë se si duhej të bëhej ristrukturimi i partisë, por që ky unifikim kërkon vullnet të të gjithë palëve që secili të kapërcejë veten.
Fevziu: Jeni të gatshëm të dilni me një logo?
Bardhi: Unë kam bërë një propozim që nuk u pranua. Ka patur përpjekje gjatë kësaj kohe për të arritur unifikimin e opozitës në zgjedhje.
Fevziu: Si do të ndodhë në zgjedhje? Ju e dini ç’do të thotë kjo situatë. Gjykata mund të mos marr asnjë vendim.
Bardhi: Me shumë gjasa po, gjykata po e zvarrit. Ligjërisht çështja është e zgjidhur. Edhe qëndrimin e komisionerit nuk e kuptova përse e ka shtyrë regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ëve.
Fevziu: Kë duhet të regjistrojë?
Bardhi: Atë që e detyron ligji. Edhe ju vetë e dini, nuk ka nevojë për njohuri të thelluara.
Fevziu: Si mund të regjistrojë KQZ nëse privon një palë që ka një numër të madh zgjedhësish…
Bardhi: Nuk kanë rëndësi teknikalitetet. Qëndrimi im ka qenë, që duhet të jemi me një listë dhe të unifikuar sepse mungesa e alternativës së unifikuar e dobëson opozitën.
Fevziu: Çfarë e ka penguar?
Nuk ka patur asnjë vullnet nga pala tjetër për një qëndrim të unifikuar.
Fevziu: Është çështje parimesh?
Bardhi: Unë kam shtruar një zgjidhje, e kam bazuar gjithmonë në parime dhe jo në bindje personale. Unë nuk hyj në asnjë proces bisedimesh ku them, për shembull ti merr Tiranën, se unë do marr për shembull Durrësin.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka dashur të bëjë koalic...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ka marrë informacione që Shqipëria do të dalë e g...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se serverat e apliakcionit "Aktiv1sti" janë në duart e baxhanakut t...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar revolucion më 11 shkurt. Në një takim me banorët në Tir...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se do të marrë pjesë në protest...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur se Tirana do të mbushet me...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj po planifikojnë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar të korrupstuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Y...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka riakuzuar ish-kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha se është totalisht i shitur t...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që qytetarët të sulmojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun...