LIVE UPDATES
Politike

Gazetari italian, Roberto Saviano: Krimi i organizuar shqiptar është i fuqishëm, duhet përballje me problemin

Ai është një figurë e njohur publike tanimë për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias italiane, kontrollit që ajo ushtron mbi strukturën e caktuar ekonomike në Itali dhe krimin e organizuar.

3 Shkurt 2024, 18:24 Nga M.B
Gazetari italian, Roberto Saviano: Krimi i organizuar shqiptar është i
Roberto Saviano dhe Ditmir Bushati

TIRANA- Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit 'Public Square' me një bashkëbisedim me një figurë tejet interesante sikurse është gazetari Italian Roberto Saviano. Ai është një figurë e njohur publike tanimë për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias italiane, kontrollit që ajo ushtron mbi strukturën e caktuar ekonomike në Itali dhe krimin e organizuar. Saviano vjen në këtë bashkëbisedim mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me konceptin e tij për “lirinë”, prej së cilës ai është i privuar prej 18 vitesh, për kulturën e “makinërinë së baltës” përkundrejt asaj të denoncimeve, për raportet mes mafias shqiptare dhe asaj italiane dhe cfarë mund të bëjnë qeveritë në këtë pikë. Roberto Saviano është shprehur mjaft kritik për protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për refugjatët dhe mendon se kjo bie ndesh me liritë e të drejtat e njeriut dhe jo vetëm. Bushati dhe Saviano e nisin bisedën mbi konceptin për lirinë dhe sa vlen ta sakrifikosh atë qoftë edhe për një qëllim të lartë publik. Në këtë pikë, ndryshe nga sa mund të pritet, Saviano thotë se nuk ia vlen të sakrifikohet liria. Duke u ndalur tek mësimet që Shqipëria ka mundësinë të nxjerrë nga Italia në këtë pikë, Saviano mendon se para së gjithash ”Shqipëria duhet ti thotë lamtumirë heshtjes, pra frikës për të folur. Pra, institucionet shqiptare druajnë se mund ta rëndojnë këtë paragjykim, të përkeqësojnë gjendjen e emigrantëveduke folur për krimin. Është e kundërta. Paragjykimi luftohet.”

Në kohën kur zhvillimi teknologjik ka nxjerrë fort në pah garën për klikime, apo kur e vërteta alternative është ulur këmbëkryq mes nesh, Saviano dhe Bushati diskutojmë mbi konceptin e “makinerisë së baltës” dhe sesi ajo e dëmton individin qoftë edhe kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishme të interesit publik por që prek dhe dëmton mbi të gjitha demokracinë.

“Makineria e baltës dhe delegjitimimi sot është mjeti më i parë për të sulmuar individët. E përdor mafia, regjimet por edhe kompani të zakonshme, parti normale në demokraci, gazetat. Dhe shpesh njerëzit bëhen mjet, vegël e makinerisë së baltës, pa e ditur. Përhapin informacion false kundër një personi, duke mos e lënë të marrë frymë një individ, pa arsye”, thotë Saviano.

Sipas tij, ky është një problem i kohës sonë. Shumë më parë se plumbat, mbërrin makineria e baltës. Kush ka jetuar regjimin komunist e njeh mjaft mire këtë strategji, pasi shërbimet sekrete komuniste e kanë përdorur gjithmonë mjetin e delegjitimimit për të shkatërruar individin. Amerikanët e quajnë ‘vrasje të karakterit’. Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, janë një grusht i vetëm. “E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë.
Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për tu përballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik.

“Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”.

Saviano shprehet njësoj kritik për marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministres italiane Meloni për refugjatët dhe mundësinë e sjelljes së një pjese të tyre në Shqipëri. Në këtë marrëveshje ai rendit disa probleme duke nisur nga ato juridiksionale “pra që, juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane." Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?


Bashkëbisedimin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm:

 

roberto saviano ditmir bushati

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje