LIVE UPDATES
Politike

VD-'Korridori blu'/ Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin, afron ndjeshëm jugun me veriun e vendit

Rama tha se “Korridori Blu” me aksin Milot-Fier, është një projekt jo vetëm kombëtar, po edhe rajonal e Europian, pjesë e European Connectivity Network.

2 Gusht 2022, 10:59 Nga A.B
VD-'Korridori blu'/ Rama: Do transformojë ekonominë dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se korridori blu do ta bëjë Shqipërinë shumë më të aksesueshme nga pikëpamja turistike përmes tokës. Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e aksin Milot-Fier, Rama tha se “Korridori Blu” me aksin Milot-Fier, është një projekt jo vetëm kombëtar, po edhe rajonal e Europian, pjesë e European Connectivity Network.

FJALA E RAMËS:

Ishte kjo një ditë shumë e rëndësishme për të qenë edhe personalisht i pranishëm sepse nuk bëhet fjalë për një nga veprat e infrastrukturës, por bëhet fjalë për një vepër madhore me një vepër madhore me një impakt të jashtëzakonshëm dhe me angazhimin e volumin më të madh financiar për realizimin e saj. Është një vepër e shumë pritur prej shumë vitesh. Është një vepër të cilën qysh në krye të herës, ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit europian. Është një vepër që e futëm në kanalin e financimeve në kuadër të procesit të Berlinit, por koha që na mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe ne vendosëm pastaj të ecim vetë, ashtu sikundër fatmirësisht nuk shkoi e gjitha dëm sepse mundëm të marrim nga ëBIF të gjithë asistencën e nevojshme, e cila sot vazhdon edhe me segmentin që për momentin është lënë mënjanë ai i Milot-Murriqan që sapo të përmbyllet konsulenca, do të hyjë dhe ai në procesin e garës dhe do të kthehet dhe ai segment në një kantier dhe kështu do të kemi që nga hyrja në Murriqan dhe deri poshtë në Fier të gjithë boshtin e Korridorit Blu që do t’i shërbejë drejtpërdrejt të gjitha zonave pa diskutim që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë drejtpërdrejtë turizmit dhe bujqësisë, do t’i shërbejë drejtpërdrejtë një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit tonë dhe do t’i shërbejë edhe vetë lëvizjes në unazën më të madhe që është unaza në fjalë e Mesdheut.

Do ta bëjë Shqipërinë shumë më të aksesueshme nga pikëpamja turistike, përmes tokës, gjë që sot për shembull prej shumë vitesh tanimë, Kroacia e gëzon gjerësisht si rezultat i pozicionit të saj, por edhe si rezultat i infrastrukturës që ka dhe pa diskutim do t’i japi fund të gjithë kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari lart në Milot, në Lezhë dhe drejt Shkodrës ku standardet janë përmirësuar pa diskutim, por prapë problemet e sigurisë janë evidente. Do të jetë siç tha ministrja një aks me certifikatë sigurie të Bashkimit Europian, në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat, palmat, makinat që pozojnë në dy anët e rrugës, duke krijuar një rrezik permanent, por do të jetë një aks shpejtësie, i cili patjetër do të jetë një vlerë e shtuar edhe si pjesë e lëvizjes nga rruga e Kombit, drejt poshtë për në Durrës apo edhe më tej për në Vlorë.

Nuk është i gjithë segmenti. Është një pjesë e tij, siç e tha dhe ministrja, siç e patë dhe në projeksion segmenti pastaj vazhdon më tej në pjesën juglindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe është pjesa më kritike e korridorit blu.

edi rama

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete