“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi tha se fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ferit Hoxha, lidhur me sms-t ofenduese që ky i fundit, bëri ndaj shqiptarëve të Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi tha se fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike.
Bardhi u shpreh se mungesa e reflektimit nga ana e Ministrit Ferit Hoxha, nuk mund të kalohet me takime të stisura, ndërsa e cilësoj si shqetësuese heshtjen e Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me këtë rast.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se Ministri Ferit Hoxha do të thirret në Kuvend për të dhënë llogari mbi qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve përtej kufirit.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike. Ky cilësim nga ministri përgjegjës për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, vjen në një kohë ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përballen me shumë sfida dhe përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese që kanë autoritetet shqiptare në Republikën e Shqipërisë, ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit shtetërorë.
Mungesa e reflektimit nga ana e Ministrit Ferit Hoxha, nuk mund të kalohet me takime të stisura, ku mysafirët as nuk lejohen të përgjigjen lirisht. Fillimisht gënjeu që sms ishte e fabrikuar, më pas u detyrua të fshinte, më pas të dilte nga grupi në Ëhatsapp, dhe sot kishte stisur një takim për të bindur shqiptarët se është një çështje e tejkaluar. Të gjitha këto veprime konfirmojnë se është duke vepruar nën panik dhe nën peshën e përgjegjësisë së munguar.
Akoma më shqetësuese është heshtja e Kryeministrit Edi Rama, duke provuar se cilësimi i Ministrit Ferit Hoxha ndaj shqiptarëve nuk është personal, por linjë shtetërore e qeverisë së Edi Ramës. Kjo është më shumë se e papranueshme.
Ministri Ferit Hoxha do të thirret në Kuvend për të dhënë llogari mbi qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve përtej kufirit, që përkon te jetë i njëjtë me qëndrimin e Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç ndaj shqiptarëve. Në krye të Ministrisë për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nuk mund të qëndrojë asnjë minut as Nikolla Pashiqi dhe as Vasa Çubrilloviçi, pavarësisht se në publik prezantohet si Ferit Hoxha apo Edi Rama!”./Dosja.al
GJKKO TIRANË- Biznesmeni Lirim Fejzollari ka dëshmuar sot në GJKKO për dosjen “Buka”, ku i pandehur është i...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa prej të pandehurve n&eu...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se Veliaj nuk do të marrë pjesë në ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Seanca e radhës gjyqësore e dosjes "Buka" është zhvilluar sot, ku i pandehur është ish-...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët p&eu...
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për "diskutim lidhur me zgjedhjen e presid...
Edi Rama dhe Elisa Spiropali TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar...
TIRANË- Kryeministri Rama i është përgjigjur Spiropalit në mbledhjen e grupit parlamentar pas postimeve të saj në rrjetet s...
TIRANË- GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që seancat gjyqësore t&e...
TIRANË- Ka përfunduar, mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar socialist. Pas katër orësh diskutim, mbledhja u mbyll me thirrj...