"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Politike
FOTOLAJM/ Nga snajperistët në tarraca te përqafimi Rama-Erdogan, momentet e mbërritjes së presidentit turk në Tiranë
Përgatitjet për pritjen e presidentit turk kanë nisur prej dy ditësh, ndërsa sot janë vendosur edhe masat e rrepta të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës.
10 Tetor 2024, 13:13Nga r.ll
pamje nga vizita e erdogan
TIRANË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare njëditore. Ai ka ardhur iu shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Nga aeroporti i Rinasit, Erdogan ndalimin e tij të parë e kishte në Presidencë ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit mes tyre, lideri turk iu drejtua Kryeministrisë, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Dyshja ka zhvilluar një takim kokë më kokë, ndërsa pak më vonë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Përgatitjet për pritjen e presidentit turk kanë nisur prej dy ditësh, ndërsa sot janë vendosur edhe masat e rrepta të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës. Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie, ku në total mbi 700 forca policie që përfshijnë Antiterrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së Erdogan. Përveç policisë, në terren, ka dhe snajperistë të cilët janë vendosur në ndërtesat pranë insitucioneve shtetërore dhe pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk.
Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inagurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.