6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Samiti do të mbahet në Sheshin "Skënderbej", ku do të marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve më të larta ndërkombëtare.
TIRANA- Në Tiranë mbahet sot Samiti i gjashtë të Komunitetit Politik Europian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet në Sheshin "Skënderbej", ku do të marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve më të larta ndërkombëtare.
Pjesëmarrës më Samit do të jenë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i NATO-s Mark Rutte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.
Punimet do të përmbyllen me një konferencë për shtyp të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij nga Danimarka, Mette Frederiksen, vendi ku do të mbahet samiti i radhës.
Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar çështje të rëndësishme si mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së përbashkët evropiane.
Tryeza e dytë do të trajtojë forcimin e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike për mbrojtjen e zinxhirëve kritikë të furnizimit dhe balancimin e objektivave klimatike me fuqinë industriale.
Tryeza e tretë do të fokusohet në dinamikat komplekse të migracionit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve, në një epokë të shënuar nga inteligjenca artificiale dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike.
AXHENDA E PLOTË E SAMITIT
10:00 – Mbërritje
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministren e Danimarkës (pritesi i radhës)
Sheshi "Skënderbej" TIRANA- Ditën e sotme në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Rreth 50 liderë shtetesh dhe qev...
deputetet TIRANË- Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lart&...
Rama TIRANË- Numërimi i votave preferenciale po nxit një konflikt të brendshëm mes kandidatëve në listën e hapur. M...
Balla TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla mbrëmjen e sotme ka sqaruar se çfarë...
Qori TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Qori i ft...
foto iluistruese MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri Keir Starmer e shfrytëzoi vizitën e tij të parë në Shqipëri p&eu...
Volodymyr Zelenskyy TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme për samiti...
Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha së fundmi është shprehur se në çdo qark të madh bandat kriminale kanë nga...
liderët e BE TIRANË- Disa nga liderët e BE dhe Ballaknit kanë mbërritur ditën e sotme në Tiranë në kuadër...
Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar së fundmi se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën ...