Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e lobingut rus në Partinë Demokratike, kohë kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. • Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve. • Kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Anëtarë janë zjgedhur: Florian Mima, Edmond Spaho dhe Eno Bozdo. • Po ashtu, nga ora 17:00 është mbledhur edhe Këshilli Kombëtar i PD-së i cili është dhe organi më i lartë legjislativ i partisë ku priten të miratohen dhe vendimet e Kryesisë. • Edhe njëherë, Berisha ka përsëritur akuzat e tij kundër kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se e vetmja rrugë për ta rrëzuar janë: protestat! • Para se të nisë procesi, është zbardhur edhe dokumenti se si do të zhvillohen Primaret për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por nuk u votua në këtë mbledhje pasi anëtarët kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me materialin. • Ndryshe nga draft-i i Primareve, demokratët e miratuan ngritjen e grupit të auditimit për Bashën dhe pretendimet për fonde ruse.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka folur në një komunikim për mediat ku paralajmëroi greva dhe protesta, ndërsa bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër.
Sa i përket "Primareve" në Partinë Demokratike, Paloka u shpreh se kjo çështje u la të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar që do të mbahet të shtunën me datë 01 tetor. Kreu i Këshillit Kombëtar tha se kjo ishte kërkuar nga disa anëtarë të Këshillit të cilët kërkuan më shumë kohë për tu njohur me përmbajtjen.
Edi Paloka: Me vendim të kryesisë u futëm sot në rend të ditës edhe miratimi i kodit etik të Partisë Demokratike si edhe disa rregullore. Rregullorja për funksionimin e organeve qëndrore të Partisë Demokratike. Ajo për funksionimin e degëve të Paritisë Demokratike dhe rregullorja, më e rëndësishmja në fakt e gjithë këtyre materialeve, rregullorja për zhvillimin e primareve, pra për pushtetin lokal. U miratuan rregulloret e para dhe kodi etik, ndërkohë që pati një propozim nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që rregullorja për primaret, pra për përzgjedhjen e kandidaturave për pushtetin lokal, të shtyhet për një kohë tjetër që anëtarët të kenë kohë të njihen më mirë me përmbajtjen e kësaj rregulloreje. Pastaj dhe për diskutimet që do të bëhen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar e cila u vendos të jetë të shtunën, këtë të shtunë, meqë statuti parashikon të paktën 5 ditë diferencë nga njoftimi. Pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD apo atë që ju thashë, aksioni opozitar i PD. Dhe u ra në dakordësi drejt konkluzionit që sa më shpejt duhet të organizohet jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë këtu grevat e grupimeve më të mëdha sociale në Shqipëri të cilët sigurisht do të kontaktohen prej nesh. Duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupime të tjera që janë mësuesit, mjekët, infermierët, pra gjithë grupimet e mëdha, të cilat kanë probleme dhe janë në syrin e ciklopit të kësaj qeverisje. Me qëllim që i gjithë aksioni opozitar të këtë një shumëllojshmëri veprimesh dhe një mori aktivitetesh të tjera qe nisin me takimet kokë më kokë me qytetarët duke vazhduar pastaj me këto aktivitete që ju thashë.
Pyetje: Të shunën a do të diskutohet një datë proteste?
Edi Paloka: Data e protestës është një çështje burokratike sepse fillimisht duhet që gjithë kjo mori aktivitetesh të organizohen dhe të kemi pastaj rezultat nga gjithë ky aksion opozitar. Të shtunë do diskutohet hyrja e diskutimit për rregulloren e primareve, sigurisht do të ketë çështjë të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutohet anëtarët e Këshillit Kombëtar. Faleminderit!
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është organi më i lartë legjsilativ i partisë. Në mbledhjen e kryesisë të mbajtur ditën e sotme, kreu i selisë Blu u shpreh se do të ngrihet një audit që do të hetojë në lidhje me financimin rus në Partinë Demokratike. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar të PD u vendos të mbahet me datë 1 tetor ku do të diskutohen "Primaret" dhe çështje të tjera që do të ngrihen nga anëtarët.
TIRANË- Shtyhet për mbledhjen e ardhshme votimi i draftit për 'Primaret'. Këshilli Kombëtar i PD-së ka miratuar grupin e punës për auditimin e financave të PD në zgjedhjet e 2017-ës, por është shtyrë votimi nga Këshilli Kombëtar për mënyrën e zhvillimit të primareve.
Kjo për shkak se anëtarët e Këshillit Kombëtar kërkuan kohe të njihen me materialin, pasi e morën vetëm pak përpara se të niste mbledhja.
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka nxjerrë jashtë kamerat pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në mbledhjen e sotme.
Në fjalën e tij, Paloka tha se tani mes demokratëve do të diskutoheshin disa çështje "të brendshme", megjithatë theksoi se të gjithë do të njoftoheshin lidhur me vendimet që do merreshin.
"Çështjet që do diskutojmë janë tërësisht teknike dhe të brendshme. Do njoftoheni për të gjitha vendimet që do të merren,"-tha Paloka.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i bëri thirrje ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin rus në parti, në 2017 pasi ua ka detyrim demokratëve.
Berisha tha se sot u vendos ngritja e grupit të auditimit për financimet në PD dhe tha se do të pritet që të hetohet dhe të zbulohet se çfarë ka ndodhur më këto para. Ai tha se një Bashën e ka shpëtuar një herë Edi Rama, kur sipas tij mbylli dosjen e Rusisë, por tani duhet të mbajë përgjegjësi.
Sali Berisha: Si forumi kryesor pas Kuvendit i PD-së, dua të ju informoj se, siç e keni dëgjuar vetë, ish kryetari ka pranuar sipas raporteve serioze, financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Për PD-në si parti e interesit kombëtar ky është shkelmin i një prej parimeve më themelore të programit dhe qëndrimeve të saj. Por do të theksoj, tre gjëra duhet ti keni parasysh.
E para; deri më sot në këtë moment nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse. Në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës. Së dyti; në 2018 kur ambasadori amerikan Donald Lu më ka sjellë një dosje në zyrë, në mënyrë absolute dhe unë e kam thënë publikisht disa herë dhe ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë, dosja nuk ka pasur asgjë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe fletës nga Departamenti i Drejtësisë që provonte se Nik Muzin është lobist i PD. Kaq kishte. Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashkitë, disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij. Pasi u bënë tre burime, unë kam dalë në media dhe kam akuzuar Edi Ramën se mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Tani, sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë. Ai po dëshmon mungesë totale përgjegjshmërie, sepse është i detyruar së paku të thotë ku i mori paratë, kush ja dha dhe si i dërgoi në Skoci, kur kanali bankar nuk ekziston. E shpëtoi njëherë Edi Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe unë mendoj që ai nuk duhet ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë, se ka drejtuar këtë parti, meqenëse e mohon, ndonëse ju e dini se gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën. Së fundi dua të qartësoni çdo qytetar dhe demokrat, se Edi Rama siç ka deklaruar në 2018 se ato janë para ruse, deklaroi edhe para 1 jave në OKB se ato e dinim që ishin para ruse. Edi Rama faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen. E bëri me urdhër të Putinit, nuk kam asnjë të dhënë. Një gjë është e sigurtë, e bëri për të marrë peng kryetarin e opozitës, kjo nuk ka asnjë diskutim. U ndala në këtë çështje për ta mbyllur këtë problem, sepse komisioni që ngritëm sot do të hetojë. Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet, por me ata që mund të hetojë dhe informojë Këshillin Kombëtar dhe opinionin kombëtar për këtë çështje.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha "e pranoii" se PD është me vonesë sa i përket protestave që ishin parashikuar të bëheshin në shtator.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Berisha u shpreh se ka ardhur kohga për protesta të fuqishme pasi sipas tij populli është i gatshëm dhe do vetëm mobilizim dhe besim.
Sali Berisha: Koha e protestave ka kaluar, duhet të kishim nisur. Kjo dëmton besuesshmërinë tek ne. Prandaj çdo demokrat, çdo drejtues duhet të bëjë gjithçka për të mobilizuar njerëzit. Vetë partia, duhet të kalojmë në forma të shumëllojta të revoltave paqësore. Si ka mundësi të vazhdohet në këtë mënyrë ku mësuesit shqiptar janë më të keqtrajtuar, mezi përballojnë jetesën, shohin shkollat që mbyllen e portalin një maskim për ta. Rama strehohet në hotele 3000 euro nata apo instalacioni 4 milion euro në oborrin e kryeministrisë që kushton sa transporti vjetor i nxënësve. Nuk mund të vazhdohet më kështu, ndaj dhe kjo vjeshtë duhet të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë. Njerëzit janë të gatshëm presin vetëm mobilizim ata mobilizohem vetëm kur të besojnë se ne e kemi me seriozitetin më të madh këtë betejë dhe se do i shkojmë deri në fund misionit tonë. Unë kam besim të madh se nga kjo mbledhje ne do të shpërndahemoi në mbarë vendin në një situatë të elektrizuar nga pakënaqësia e madhe ndaj kësaj qeverie.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kreu të ekzekutivit, Edi Rama sa i përket marrëveshjes për detin me Greqinë.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha u shpreh se Rama është një tradhëtar i interesit kombëtar pasi shti interesat kombëtare teksa shtoi se asnjë vend në botë nuk e fal kurrë një tradhtar si ai.
Sali Berisha: Dy fjalë dua të ju them, për marrëveshjen e detit. Edi Rama është një shkelmues i interesit kombëtar. Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur, por ju them këtë; një ekspertizë shumë serioze ndërkombëtare shprehet se linjat e përcaktuara, mund të rezultojnë pikërisht këto që janë përcaktuar, dhe mund të fitojë Shqipëria diçka më shumë. Por vendos një kusht, me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje. Greqia pranoi të shkojmë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve. Pranoi sepse ajo e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekjet më të hapura për zgjidhjen e problemit. Një gjykatë, që ishte ajo Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen, por kjo marrëveshje kishte një shans, shansi i saj ishte ligji dhe gjykata ndërkombëtare, për arsye se në Kushtetutën e Shqipërisë ajo prevalon mbi gjykatat e vendit. Këta, verbërisht zhbënë gjithë këtë punë që ishte bërë, nisën marrëveshjen nga e para me Koçiasin dhe pas tre vitesh, apo 4 vitesh negociata kur po shkonin ta firmosur marrëveshje të re totalisht, e kishin hartuar në kundërshtim flagrant me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund ta bënin. Dhe i thotë palës greke, tani nuk na le gjykata. Cila gjykatë, njerëz jo serioz, por ne negociuam 4 vite. Në këtë rast, Greqia përdori atë të drejtë që nuk mund ti mohohej, në ligjin ndërkombëtar ajo ka të drejtë të ketë 12 milje. Çfarë bëri Rama. Edi Rama e njohu këtë të drejtë. Faktikisht shiti detin. Po pse e shiti. Pse them unë që kishte të drejtë Greqia dhe them se e shiti. Po, kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një marrëveshje në proces e sipër dhe ti po i ndërron rregullat e lojës në proces e sipër. Gjykata mund të mos pranonte këtë ndryshim. Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. Pra nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009. Që ta dini ju, nuk po shkohet as për marrëveshjen që negocioi me Koçiasin, por po shkohet në gjykatë për përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshjes së vitit 2009. Marrëveshja e vitit 2009 po shkonte në gjykatë dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vazhdon ta bëjë atë të paqenë, ç’ka nuk mund ta bëjë. Për këtë nuk ekziston as gjykatë, asgjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin. Një gjë dua të ju them, në marrëveshjen e 2009, të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë, në ujët territoriale të Shqipërisë. Në marrëveshjen që do të firmoset me 12 milje, ato kalojnë në republikën helvetike dhe shuma është miliarda euro. Pra ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që të tolerojë një tradhtar si ky në krye të qeverisë, përveç shqiptarëve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka folur në lidhje me mbylljen e kopshtit dhe kolegjit turk.
Kreu i selisë Blu u shpreh se ka kaluar ajo kohë kur vendimet për vendin tonë merreshin në Serbi e Turqi, madje akuzoi kryeministrin Rama se para atdheut vendos vjedhjen e pasurimin. Berisha kishte dhe një ultimatum ndaj një biznesmeni vlonjat, Sinan Idrizi, i cili është shprehur se është pronar i tokës dhe ndërtesës ku është ndërtuar shkolla.
Sali Berisha: Problematike janë relacionet poshtëruese me Erdoganin. Ne jemi forcë politike e interesit kombëtar dhe duhet ti themi shqiptarëve të vërtetat siç janë, kuptoj se ka qytetarë që interpretojnë si të veçantë qëndrimet e Erdoganit. Por janë absolutisht në kundërshtim flagrant me miqësinë e bashkëpunimin mes dy vendeve sovrane. I rikujtoj çdo shqiptari që kurrë nuk duhet harruar se kombi është i pari dhe jemi komb polireligjioz. Ata që tha feja e shqiptarit është shqiptari ishin besimtarë të zotit por e thanë se feja nuk duhet të na përçante. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i Komunitetit Mysliman i cili në të gjitha statutet e komunitetit zgjidhet me votë. Tani na del se do na hapë e mbyllë shkollat kur të dojë. Nuk ka akt më të turpshëm më të shpifur e poshtërues se të mbyllësh kopshte e shkolla se gjoja janë të lidhura me terroristë dhe puçistë në Turqi me të vetmin fakt që gjen një oligark të klientelës për të thënë se godinën e kam blerë unë. I them Sinan Idrizin mos e bëj veten kështu e mos luaj me interesa kombëtare. Nëse Turqi do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk do të ndikojë në mbylljen e shkollave. Këtë duhet t’ia them shqiptarëve kudo që janë. Nuk pranojmë individ si ky për të lejuar qe vendimet për ne të merren në Beograd e Ankara. Kanë ikur ato kohëra por ky nuk ka atdhe. I është përkushtuar vjedhjes e pasurimit çdo ditë”, tha Berisha. Ndërkohë teksa ka folur edhe për hapjen e dosjeve, Berisha tha se PD është pro ligjit të lustracionit dhe se dy ditët e ardhshme do të dorëzohet në Parlament ligji i plotë për këtë qëllim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot ndaj kryeministrit Edi Rama teksa e ka akuzuar si vasal të Putin-it në rajon.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Berisha u shpreh se Rama me nismën Ballkani i Hapur po mbron aksin Beograd-Moskë duke sulmuar Kosovën.
Sali Berisha: Të dashur anëtar dhe anëtare të Këshillit Kombëtar. Kjo mbledhje bëhet në një moment jashtë zakonisht kritik për vendin, shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama, çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Në rast se ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, në këtë diskur njeriu më të mbrojtur, më të cituar në rajon, Europë, Botë në fjalimet e Ramës do të gjeni Vuçiçin. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve nga Vuçiçi si një kërkesë të rrezikshme për paqen e rajonin. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare të shqiptarëve.
TIRANË- Zbardhet dokumenti sesi do të mbahen të ashtuquajturat "Primare", një bashkësi që përmban rregullat mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend vitin e ardhshëm. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën.
"Në rast se asnjë nga kandidatet nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. Shorti zhvillohet nga KOKOE brenda 24 orëve nga shpallja e rezultatit. Votimet për balotazhin zhvillohen 7 ditë pas datës së primareve dhe konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues kandidati i cili merr numrin më të lartë të votave të vlefshme,"-shkruhet ndër të tjera.
Megjithatë në dokumentin e dalë nga selia blu, ka disa pika të tjerë ku ndalemi. Lidhur me kriteret për garuesit, neni 5, pika D duket se lë shumë pak hapësirë për prurje të reja, pasi i kufizon kandidaturat jashtë Partisë Demokratike, duke mos lënë hapësira angazhimi nga ana e Shoqërisë Civile. Të gjithë pjesëmarrësit duhet që të kenë investuar hapur në PD, ndryshe kandidatura e tyre nuk pranohet.
"5. Kandidatët që duan të kualifikohen për në primare duhet gjithashtu të plotësojnë këto kritere: d) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale për Partinë Demokratike"
Pra nuk ka hapje jashtë PD-së, ashtu siç pretendoi gjatë fushatës kryedemokrati Sali Berisha. Kandidatët duhet me patjetër të kenë qenë aktivistë të PD.
DISA nga kriteret:
Kandidatët që duan të kualifikohen për në primare duhet gjithashtu të plotësojnë këto kritere: Të jenë aktiv në jetën publike, duke mbrojtur kurdoherë interesat, vlerat dhe parimet e PDSH; Kur kryetari ose sekretari i degës kandidojnë në primare për zgjedhjet e pushtetit vendor, detyrat përkatëse ushtrohen nga nënkryetari i degës në përputhje me parashikimet e Nenit 40 pika 1 të Statutit të PDSH; Kandidatët në primare për zgjedhjet vendore duhet të jenë personalitete publike me profil të lartë politik ose profesional, integritet dhe me ndikim shoqëror në komunitetin ku jetojnë e punojnë.
Po ashtu, ka edhe një kusht tjetër. Në të gjitha garat për primare, kandidatët zhvillojnë të paktën një debat publik për të shpalosur platformën e tyre përpara votuesve. Kandidatët mund të bien dakord edhe për debate të tjera. Rregullat e debatit, vendi dhe moderimi i tij, përcaktohet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në bashkëpunim me kandidatët.
Megjithatë është e paqartë sesi do të ndahen kandidatët me aleatët e Partisë së Lirisë, edhe pse Ilir Meta ka bërë me dije publikisht se do të pranonte që nëse ka mbështetje më shumë se emrat e tij, do të pranonte që të gjithë kandidatët të ishin demokratë. Duke theksuar se e rëndësishme për të është ndëshkimi i kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.
Burime nga kryesia e PD-së bëjnë me dije se do të merret nën hetim ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij në raport me donacionet në zgjedhjet e vitit 2017. Grupin e auditit ndaj ish-kryedemokratit do ta drejtojë Ledina Mandia.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe sekretariatëve të Partisë. Ndërkohë sot në orën 17:00 do të mblidhet dhe Këshilli Kombëtar i PD-së i cili është dhe organi më i lartë legjislativ i partisë ku priten të miratohen dhe vendimet e kryesisë.
Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.
TIRANË- Ditën e sotme ka nisur mbledhja e Kryesisë dhe Sekretariateve të Partisë Demokratike. Në takim, kryetari i partisë, Sali Berisha do të diskutojë dhe miratojë Kodin Elektoral, me të cilën kjo parti do të udhëhiqet në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Pjesë e diskutimeve do të jetë dhe përcaktimi i rregullave të primareve që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët për kryetar të bashkive. Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.
Pritet që në këto mbledhje të ketë diskutime edhe rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar.