Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ndër të tjera Berisha shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka deklaruar se Edi Rama po blen vota me lekë pasi pa vendimin për dhënien e 100 eurove për pensionistët dhe ka deklaruar se po blen vota me kanabis sepse ka parë vendimin e dhënies së 138 licencave.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin. Ndër të tjera Berisha shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka deklaruar se Edi Rama po blen vota me lekë pasi pa vendimin për dhënien e 100 eurove për pensionistët dhe ka deklaruar se po blen vota me kanabis sepse ka parë vendimin e dhënies së 138 licencave.
"Rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE kanë denoncuar publikisht dhe me germa të mëdha shtetin e Edi Ramës si një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Pasi ato janë njohur me qindra e qindra fakte të pakundërshtueshme, kanë konkluduar se shteti aktual shqiptar është një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Kjo është arsyeja ndër më kryesoret se pse komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i dënoi me dënim kapital me datën 30 prill 2025, zgjedhjet që do zhvilloheshin 10 ditë më vonë në Shqipëri. Cilido që lexon rezolutën e Valencias, të censuruar në mënyrën më totale, pothuaj, nga mediat e qeverisë për shqiptarët, konstaton se ajo rezolutë i thotë opinionit publik ndërkombëtar dhe shqiptarëve se në Shqipëri nuk do ketë zgjedhje por farsë elektorale. Kjo është e vërteta absolute.
Si për asnjë zgjedhje të tjera, unë nuk di në memorien e kohërave, që një zgjedhje të dënohet 10 ditë para zhvillimit. E them këtë sepse komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk udhëhiqet nga paragjykimi. Ose thotë, kur nuk ka siguri, thotë ka dyshime. Por këtu nuk thotë se ka dyshime, ka deklaruar se Edi Rama po blen vota me lekë. Se ka parë vendimin për dhënien e 100 eurove për pensionistët. Ka deklaruar se po blen vota me kanabis sepse ka parë vendimin e dhënies së 138 licencave. Nuk ka deklaruar se do falë gjoba, se ky vendim ishte i dy ditëve të fundit. Pra, kemi të bëjmë një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor dhe zhvillimin e paralajmëruar të një farse të plotë zgjedhore siç zhvillohet në të gjitha regjimet narkodiktatoriale," tha Berisha.
Foto ilustruese KOSOVË- Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar dështimin e 20-të më...
kallas, kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur nisjen e heqjes së masave ndë...
sali berisha TIRANË- Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit ak...
foto ilustruese TIRANË- Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pus...
Ilir Alimehmeti TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti foli sot lidhur me zhvillimet e fundit t&...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për zgjedhjet e 11 majit theksoi se zarfat e votës nga ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit u pyet për Aleancën për S...
Ilir Alimehmeti TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti u pyet sot nëse do të merrte mandat...
Ilir Alimehmeti TIRANA- Ish-kandidati për deputet i PD-së në Tiranë Ilir Alimehmeti u shpreh sot se sistemi zgjedhor n...