LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr në seancë, Rama: Prekën fundin

•Miratohet në parim me 73 vota pro, projekt-buxheti për vitin 2024. •Seanca e sotme parlamentare e cila ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë për shkak se do diskutohej për buxhetin, zgjati më pak se 5 minuta. •Pjesë e seancës ishte edhe kryeministri Edi Rama. •Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës, të cilët pavarësisht kontrolleve të Gardës ndezën tymuese në Kuvend. •Kjo solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, dhe mbylljen e menjëhershme të seancës së sotme parlamentare. •Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. •Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë. • Rama, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X duke deklaruar se deputetët e opozitës po përdoren nga Sali Berisha, një person 'në kërkim' nga drejtësia për aferën Partizani, pasi ish-kryeministri ka refuzuar të paraqitet për masat e sigurisë.

24 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Deklarata e Ramës për kaosin në Parlament, Bardhi: Frikacak, solli 65 gardistë për ta mbrojtur

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kanë prekur fundin duke u përdorur nga Berisha. Duke e quajtur kryeministrin 'frikacak të kapur në flagrancë me aferat korruptive', Bardhi shton se Rama kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manikin buxhetin që financon PPP.

"Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar", shkruan Bardhi. 

2 VITE ME PARE

KAOSI në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin, do ridalin si mbeturinat e një anijeje të mbytur

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin që Rithemelimi shkaktoi në kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024. Ai shkruan se opozita përdori fjalor rruge në Kuvend, ndërsa në politikë sollën sherr, rrëmujë dhe dhunë. 

Ai shton se opozita po shkon pas një 'të kërkuari nga drejtësia', duke nënkuptuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha. 

REAGIMI I RAMËS:

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

2 VITE ME PARE

"Lul Bashën dogjët?"/ Zjarri në Kuvend, deputetët demokratë i vunë flakën tavolinës së Bashës (REAGIMET + VIDEO)

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Zjarri ne Kuvend

TIRANË- Seanca e sotme plenare u mbyll mes kaosit, tymueseve dhe zjarrit. Ky i fundit u shkaktua nga tymueset që u hodhën nga deputetët e opozitës. 

Mirëpo, vendi ku ra zjarri ishte në tavolinën ku ulet deputeti dhe njëkohësisht, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas zjarrit, garda dhe deputetët e pranishëm nxituan që të shuanin flakët. 

Në sfond dëgjohen deputetët e opozitës të thonë:

Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën (Qesh) 

(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është, leje.

Bardhi: Hajde se e Bashës është, s'ka gjë.

Edi Paloka: Lul Bashën dogjët?

2 VITE ME PARE

Zjarri në Kuvend, punonjësit e BKH-së mbërrijnë në sallën e seancës plenare

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
foto e zjarrit

TIRANË-Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit raportohet se kanë shkuar në Kuvend, me një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien dhe për të parë kamerat e sigurisë, pasi për ta konsiderohet një vendngjarje.

Seanca e sotme u shoqërua me tensione ndonëse nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Pjesë e seancës ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk bëri asnjë koment. Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës, të cilët pavarësisht kontrolleve të Gardës ndezën tymuese në Kuvend.

Kjo solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, dhe mbylljen e menjëhershme të seancës së sotme parlamentare. Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Seanca mes tymit, Rama i përshëndet me “OK” deputetët e Partisë Demokratike

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Edi Rama

TIRANË- I pranishëm në seancën e sotme plenare ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka votuar pro për të gjitha projektligjet që ishin në rend dite, më i rëndësishmi ndër to ai për buxhetin për vitin 2024.

Menjëherë pas mbylljes së seancës, që zgjati vetëm 5 minuta, Rama është larguar. Ai fillimisht ka përdorur përshëndetjen ushtarake edhe më pas “OK” ndaj deputetëve të opozitës.

2 VITE ME PARE

Bledi Çuçi: Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Bledi Cuci

TIRANË- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit, Bledi Çuçi duke bërë dhe një paralelizëm me rastin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili u përjashtua nga grupi Partisë Socialiste.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë. Problem është që nuk është present. Saimir Tahiri ka qenë prezet" tha Çuçi për gazetarët jashtë Kuvendit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Opozita duhet të ishte duke paraqitur alternativa", Çuçi: Nuk flitet për buxhetin me tymuese

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
bledi çuçi

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste, ka folur pas mbylljes së seancës plenare ku u miratua në parim brenda 5 minutash mes kaosit dhe flakadanëve, projekt buxheti i 2024.

Çuçi tha për mediat se sipas tij nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

Ai u pyet edhe për numrin e gardistëve dhe përse ka pasur prani të shtuar të tyre në Kuvend, ku tha se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

“Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale”, tha ai.

"E pamë edhe sot  e njëjta skenë, me tymuese më karrige, me britma. Nuk kishte asnjë gjë të re nga sjellja  tyre. E re që ishte sot ishte miratimi i buxhetit më të madh publik. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit i viti 2013. Më vjen keq që lufta brenda PD, në këtë situatë që ndodhet opozita, ka bërë që të kenë shkëputur vëmendjen nga qytetarët.

Sot që duhet të flisnin, të jepnin alternativat, pamë të njëjtin skenarë. Nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Sapo miratuam 400 milion euro plus për rritjen e pagave. Paga mesatare do shkoj 900 euro. Nuk më intereson lufta e brendshme e PD. Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale. Parlamenti nuk është në krizë, në krizë është PD.", tha Çuçi.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Rama po largohej nga salla e Kuvendit, deputetët hedhin tymuese drejt vendit të kryeministrit

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr

TIRANË- Pas miratimit në parim të projektbuxhetit 2024 me 83 vota pro dhe mbylljes së seancës, teksa kryeministri Edi Rama po largohej nga Kuvendi, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese në drejtim të tij dhe të ministrave.

Video e marrë nga Reporttv.

Seanca e sotme plenare

Seanca e sotme parlamentare e cila ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë për shkak se do diskutohej për buxhetin, zgjati më pak se 5 minuta. Pjesë e seancës ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk bëri asnjë koment. Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës, të cilët pavarësisht kontrolleve të Gardës ndezën tymuese në Kuvend. Kjo solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, dhe mbylljen e menjëhershme të seancës së sotme parlamentare. Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë.

2 VITE ME PARE

4 herë u ngatërrua? GAFA e Nikollës: Janë prezent në votim 73 deputetë, projektligjet miratohen me 83 vota

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 5 minuta. 

Opozita bllokoi punimet normale të Kuvendit të Shqipërisë, duke mos lejuar maxhorancën të prezantojë buxhetin e vitit 2024. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartona jeshil.

Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota. Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro. 

Nikolla u shpreh në fillim që në nisje të seancës se të pranishëm ishin vetëm 73 deputetë, ndërkohë që i habitshëm është fakti sesi u shtuan edhe 10.

Pas lajmit të botuar në media, zyra e shtypit te Kuvendit me ane të një njoftimi të shkurtër të shpërndarëme ëhatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”

 

2 VITE ME PARE

"Sikur ishim në gjendje lufte!"/ Bardhi: S’ka ndodhur kurrë që deputetët të rrethohen nga Garda

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, dënoi ashpër këtë akt. Për gazetarët, ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.

Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.

“Sa i përket betejës së opozitës, ne do ta vazhdojmë në Kuvend. Nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit. 4 minuta e 29 sekonda plenare, do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Në asnjë moment nuk kam deklaruar që do bllokojmë votimin, sepse hajdutët me mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ama beteja jonë është për t’iu treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson. Do ndjekim edhe hapa të tjerë institucional mbi vendosmërinë tonë”, u shpreh Bardhi.

2 VITE ME PARE

Berisha: Nuk ka asnjë evidencë për votimin e buxhetit, opozita korri një fitore tjetër në betejën pa kthim

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për mediat jashtë parlamentit pas seancës që zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa shumica votoi në parim mes tymueseve dhe kaosit projekt-buxhetin për vitin 2024. Sipas Berishës kjo kaloi në mënyrë antikushtetuese.

DEKLARATA E BERISHËS:

Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit.
Ju e patë vetë se si banorët e fermës së Edi Ramës, lexo Xhorxh Oruellit, kaluan brenda 5 minutash, aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit.
E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë.
Kështu siç nisi, ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, akt themelor i vitit në parlament, të merrte të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr.
E votuan, por nuk votoi askush, nuk ka asnjë evidencë për votimin, as për ndonjë gjë tjetër, përveç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës, Lindita Nikollës.
Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila edhe sot korri një fitore në betejën e saj pa kthim, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, buxhetin e gjobës më të madhe ndaj shqiptarëve.
Beteja pa kthim e opozitës vazhdon.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Miratohet projektbuxheti 2024, Nikolla njofton mbylljen e seancës

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
kuvendi

TIRANË- Mes tensioneve dhe flakëve në Kuvend, në seancën që zgjati vetëm 5 minuta është miratuar projektbuxheti i vitit 2024.

Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese, ku në një moment u ndezën dhe flakë në Kuvend, mazhoranca miratoi në kohë rekord projektbuxhetin me 83 vota, ndonëse 73 deputetë u konfirmuan prezentë në votim. 

FJALA E NIKOLLËS:

Në bazë të nënit 82 të rregullores së Kuvendit votimi do të jetë në parim.

Hapet votimi për prezencën.73 deputetë janë prezentë.

Vazhdojmë më votimin e akteve, për disa ndryshime në ligjin nr.61, 2012 për akcizat në Republikën ë Shqipërisë. Ky akt kërkon shumicë votash, procedura e votimit: një votim.  73 vota pro, miratohet projektligji në parim.

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, dt 19.05.2008 për prcedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë. 83 vota pro miratohet projektligji në parim.

Projektligj për disa ndryshime në ligjin nr. 9975 dt, 28.07. 2008 për taksat kombëtare. 83 vota pro, miratohet projektligji në parim.

Projektligj për disa shtesa në ligjin nr. 92, 2014 për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë. 83 vota pro, miratohet projektligji në parim.

Projektligj për buxhetin e vitit 2024, 83 vota pro, miratohet projektligji në parim.

Menjëherë pas miratimit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës. 

 

2 VITE ME PARE

ZJARR në Kuvendin e Shqipërisë, garda tenton ta shuajë (VIDEO)

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur zjarr në Kuvendin e Shqipërisë. Gardistët kanë shpetjuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët demokratë.

Pavarësisht kontrollit nga ana e Gardës, deputetët kanë arritur të fusin tymuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Edi Rama ka amnistuar dy herë Ilir Beqajn”/ Berisha: Ish-ministri ka vjedhur 76 milion euro me sterilizimin

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh nga salla e Kuvendit, se kryeministri Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë ish-ministrin, Ilir Beqaj për tenderin për sterilizimin. Berisha shton se organizata kriminale e SPAK e krijuar nga Edi Rama, nuk ka guxim ta hetojë Beqajn dhe jo më të marrë masë sigurie për të.

Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit, në vjedhjen e dytë  të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyera dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.

Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lerë masa sigurie. Por pasi një gjykim i guximshëm kthejë mprapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin.

Të shtunën (18 nëntor) u bë amnistia e dyte, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre .

SPAK, ko organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë  afera të tjera” tha ndër të tjera Berisha.

2 VITE ME PARE

KAOS në Kuvend, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca plenare

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi kanë rrethuar sallën e kuvendit sikur të ishte një gjendje lufte. Ai tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni, ndërsa theksoi se socialistët nuk e kanë problem që të lëshojnë njëri-tjetrin, madje ta çojnë edhe në burg.

“Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët.”, tha Noka.

2 VITE ME PARE

Nis seanca plenare, Noka ndez tymuese në Kuvend

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
kuvendi

Nis seanca plenare, Noka ndez tymuese në Kuvend

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend/ Berisha LIVE: Rama ndjek Facebook-un tim, struku por s'të mbrojnë dot këta ty

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
sali berisha

TIRANË- Teksa pritet të nisë seanca e sotme plenare, kjarriget janë përmbysur në mes të sallës së Kuvendit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hyrë LIVE duke komunikuar në FB, pasi nuk u lejua të fliste në foltore.

Berisha u shpreh se kryeministri Rama po e ndjek LIVE në rrjetin social, ndërsa i drejton mesazhin “struku, po s’të mbrojnë dot këta ty”.

“Rama ndjek Facebook-un tim Struku struku por stë mbrojnë dot këta ty, je i pari që ia mbath, Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër”, tha Berisha.

 

2 VITE ME PARE

“Felajt s’lanë fela për të tjerët”, Berisha: Ulsi, i ke ditët e numëruara, të pret burgu

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
foto nga kuvendi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit është treguar i ashpër me disa përfaqësues të maxhorancës.

“Ku të lënë Felajt felë për të tjerë? I marrin të gjitha për vete. Thoni ‘jo’ po të doni zonja. Edhe ju keni zgjedhës. Më mirë t’i thoni asaj që mos të ccojë familjarët. Kur burrin e saj e moirën peng në Urën Vajgorore, se do çlironte banditët, shkoi vetë ajo e çliroi. Sot burri i saj është prokuror. Apo jo Pandeli. Fol o Pandeli. Ja ku erdhi dhe Ulsiu. Që i ka ditët e numëruara. Ja badygardi i Ramës. S’ka ardh Taulant Begoyarsin se po merret me biografinë e policëve. Ai e ka emrin te encrochat. Ku është ay o Ulësi? Se betë luftë për postin e njëri-tjetrit. Edhe ti atje do të shkosh. I ke ditët e numëruara. Bëj çtë duash, ke marrë fund. Missi-s covidi-i, është për t’i thënë missis mortja. Ke vjedhur. Ke vjedhur me Edi Ramën, ndaj edhe ke imuniteti.”, tha Berisha.

Tensionet në Kuvend kanë nisur ende pa nisur seanca plenare kur pritet të miratohet buxheti i vitit 2024. Të parët në sallën e Kuvendit janë futur deputetët e opozitës ku kthyeh përmbys karriget, ndërsa të pranishëm janë edhe punonjësit e Gardës. 

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Rama kaloi mbrapa me makinë, Berisha: Çfarë frikacaku!

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Sali Berisha

TIRANË- Teksadeputetët e Partisë Demokratike mbërritën në parlament ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komunikuar me gazetarët. Gjatë kësaj kohe ka kaluar dhe eskorta e kryeministrit Edi Rama, moment që s’ka kaluar pa u komentuar nga Berisha. Ai e quajti frikacak.

BISEDA:

Sali Berisha: Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?

Gazetarja: Rama!

Sali Berisha: Rama?  Ça frikacaku, vjen një orë para. Siç erdhi do ikë, do largohet.

2 VITE ME PARE

"Po na hiqni edhe brekët"/ Garda kontrollon deputetët para hyrjes në sallë, Dogjani: Si në diktaturë

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Deputetet

TIRANË- Punonjësit e Gardës kanë kontrolluar deputetët e Partisë Demokratike para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve, teksa sot do të diskutohet buxheti 2024.

Asllan Dogjani e quajti diktaturë të gjithë këtë që po u bëhet, teksa ndau pamjet live nga kontrolli. 

"Po na hiqni edhe brekët"- dëgjohet të thotë ai.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Deputetët e opozitës kthejnë përmbys karriget, Garda në Kuvend 

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
foto nga kuvendi

TIRANË- Ende pa nisur seanca plenare, tensionet në sallën e Kuvendit kanë nisur.

Të pranishëm në sallë janë deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë kthyer përmbys karriget. Gjithashtu në Kuvend janë të pranishëm edhe punonjësit e Gardës, siç shihet nga fotot.

Ndërkohë kujtojmë se sot pritet të zhvillohet seanca maratonë për miratimin e buxhetit të vitit 2024, të cilin opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Berisha shtyhet me Gardën, ndërhyn Bardhi: S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Berisha dhe Bardhi

TIRANË- Me tensione ka nisur sot kjo seancë plenare. Teksa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tentoi që të shkoja te foltorja, është ndaluar nga Garda. Më pas ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha ai.

Video e siguruar nga 'Balkanweb'

 

 

2 VITE ME PARE

"Rama vjen si Kim Yong Un"/ Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: Nuk shkoj në gjykatë, është urdhër i Ramës

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për mediat para seancës plenare. Ai komentoi edhe ardhjen e kryeministrit Rama në Kuvend, duke thënë se ai vjen si Kim Yong Un, me 20 makina. 

Po ashtu, Berisha u shpreh se nuk do të paraqitet në gjykatë, pasi e gjitha është bërë me urdhër të Ramës. 

Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë.

Sot jam paraqitur në Parlmaent nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim"

2 VITE ME PARE

Seanca për buxhetin 2024/ PD paralajmëroi kaos, deputetët socialistë paraqiten më herët në Kuvend

Buxheti 2024 miratohet në parim në Kuvend! Opozita hedh tymuese, zjarr
foto ilustruese

TIRANË -Deputetët socialistë kanë shkuar më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve.

Ministri Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca pritet të nisë në orën 10:00.

kuvend 20 nentor 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës