"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Evi Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka 9 të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve.
TIRANË- Aktivistja nga Amerika, Evi Kokalari prej ditësh tashmë ka dalë me një qëndrim publik, në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Foltores, duke sulmuar ashpër edhe kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Në një postim të bërë sot në rrjetet sociale, Kokalari kërkon llogari se pse FRPD, ka 9 të rinj më shumë në Këshillin Kombëtar dhe pse po i jepet kaq shumë hapësirë të rinjve.
“Ftesë Belind Këlliçit për transparencë. Vota është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, ndryshe demokracia nuk mbijeton!! Kuota e pjesëmarrjes të anëtarëve të Forumit Rinor në Këshillin Kombëtar është 15% ose 22 veta. Duke hequr Belindin që është automatikisht i futur si deputet, ngelen 21 veta. Këtë shifër ma ka konfirmuar vetë Belindi. Nga një analizë e thjeshtë të listës së fituesve, rezulton se në Këshill kanë hyrë gjithsej 30 anëtarë të Forumit Rinor, domethënë 9 mbi kuotë e kërkuar me statut. Ftoj Belind Këlliçin, që për hir të trasparencës, të lëshoj një deklaratë të noterizuar që vërteton se këta 9 vetë mbi kuotë, janë futur me votë (dhe nëse është votë e lobuar s'ka problem për momentin), dhe nuk janë përzgjedhur nga Belindi vetë për të plotësuar, tejkaluar apo manipuluar zgjedhjet nëpërmjet kuotës që mbrohet me statut të Partisë. Logjikisht, nëse kemi 9 veta mbi kuotë, kjo do të thotë që të gjithë, pra 30 të rinjtë, janë futur me meritokraci. Kjo trasparencë, është mëse e nevojshme përpara zgjedhjeve të së Premtes, sepse ky është një informacion që duhet ta disponoj çdo anëtar i Kryesisë që ka të drejtë vote nesër. E falënderoj paraprakisht,”- ka shkruar Kokalari.
Ndërkohë që vetë Berisha ka pasur si premtim gjatë rikthimit të tij lëshimin e më shumë hapësirave për të rinjtë aktivistë në Partinë Demokratike. Po ashtu, kjo nuk është hera e parë që Kokalari bën akuza ndaj Këlliçit për manipulim votash, ndërsa ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigjie.
(k.m/dosja.al)
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të ndëshkohet çdo autor krimi për spastrimin etnik në Kosov&...
Ferit Hoxha SHBA- Shqipëria ka nisur presidencën e saj të rradhës njëmujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-s&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ishte sot në ambientet e Ballatit të Brigadave, ndoshta për herë të fundit, ...
TIRANË- Ersi Nishani, djali i sih-Presidentit Bujar Nishani i ka dhënë lamtumirën babait të tij. I pranishëm në ceremoni, i...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award&rdq...
Momenti nga ceremonia TIRANË- Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi është kujdesur vetë për akomodimin e kryed...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar për ngushëllime në ceremoninë e lamtumirës së ...
TIRANË- Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ishte e para anëtare e kabinetit qeveritar që mbërriti p...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar jo vetëm për homazhe tek arkëmorti i ish-presidentit Bujar Nishani. Bash...