27 Janar 2025, 21:00
Nga I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar çështjen Xibraka, ku SPAK e ka pushuar si dosje dhe ka shfaqësuar vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se SPAK në këtë rast ka bërë një deklaratë për t'i bërë qefin Ramës dhe me urdhër të tij. Ndërkohë që ka ngritur pyetjen se përse SPAK nuk vazhdon hetmet për çështjen Xibraka dhe për vëllanë e Ramës.
"Po lexoja rastin e ish-kryetarit të Shkodrës, Spahija, nuk e njoh, nuk është se kam ndonjë emocion ndaj Bardh Spahisë, por është skandaloze të mendosh që SPAK merret me një ish-kryetar, nuk ka rëndësi, i PD, i PS…dhe, se ky ka hequr një drejtor. Po mirë mo, në 2013, a nuk ikën një dynja me drejtorë? A nuk është sot kosto e gjyqeve mbi 40 e ca milionë euro. Pse nuk merret? Pse nuk merret me Edi Ramën që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe tallet me sistemin??? Kur i do qejfi i zbaton vendime, kur nuk i do qejfi nuk i zbaton. Ka vepruar SPAK-u me Bardh Spahinë. Më gjeni një search në një vend demokratik ku prokuroria del dhe bën deklarata për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit. Nuk kam asgjë fare, dua ta them këtë për hir të njohjes që kam me vëllain e Edi Ramës, nuk e di fare ka bërë s’ka bërë gjë, nuk ka lidhje fare me Olsi Ramën, ka lidhje me SPAK-un, ku detyrohet një prokurori në botën demokratike të dali të thotë në mënyrë qesharake, ‘ne nuk e dimë se kush është, por ne dimë që nuk është Olsi Rama’. Çfarë nevoje ke ti mor djalë të dalësh të thuash këtë??? Vazhdo hetimet, ti s’ke nevojë. Përse çfarë del, kush ta kërkoi? Ore kaq i kapur je saqë nuk merr dot as frymë lirshëm?," tha Ahmetaj.
arben ahmetaj olsi rama
Politike
27 Janar 2025, 20:56
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, është pritur me protestë të hënën në ...
Politike
27 Janar 2025, 20:48
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pas intervistës së tij të dytë nga arratia, është...
Politike
27 Janar 2025, 20:39
B.Z
Stefano Boeri
ITALI - Prokuroria e Milanos ka kërkuar ditën e sotme "arrest shtëpiak" për arkitektëvt Stefano Boeri, Cino Zuc...
Politike
27 Janar 2025, 20:39
M.B
Mbledhja
TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar në rrjetet sociale për votimin e bërë në mbledhjen e sotme të ...
Politike
27 Janar 2025, 19:12
B.Z
Klodian Tomorri
TIRANË - Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas miratimit në parim të ndryshimeve ligjore në ligjin për investime...
Politike
27 Janar 2025, 19:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi n&e...
Politike
27 Janar 2025, 18:55
B.Z
Igli Hasani
POLONI - Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët...
Politike
27 Janar 2025, 18:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me emigrantët shqipta...
Politike
27 Janar 2025, 18:21
M.B
Erion Braçe dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe dhe kryetari i Partisë Socialiste prezantoi sot Erion Bra&ccedi...
Politike
27 Janar 2025, 16:57
M.B
Belinda Balluku
ELBASAN- Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punim...