LIVE UPDATES
Politike

Çështja “Beleri”, BIRN: Përplasjet mes Athinës dhe Tiranës mund t’a pengojnë integrimin

Arrestimi dhe mbajtja në qeli e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i kaloi caqet e politikës së brendshme dhe u kthye në një problem për marrëdhëniet Greqi -Shqipëri. Sipas ekspertëve të integrimit, konflikti mund të shoqërohet me pasoja reale në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

25 Gusht 2023, 14:54 Nga A.B

Çështja “Beleri”, BIRN: Përplasjet mes Athinës

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Beleri dhe opozita e kundërshtuan arrestimin si të motivuar politikisht. Ky qëndrim u mbështet edhe nga Athina zyrtare, e cila kërkoi lirimin e tij, ndërsa kryeministri Edi Rama e vlerësuar rastin si një çështje të drejtësisë.

Pas humbjes së mundësisë për t’u betuar për të marrë zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut, çështja “Beleri” i kaloi caqet e politikës së brendshme dhe u kthye në një problem për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë dhe një pengesë të mundshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Beleri, 51 vjeç, lindi në Himarë në një familje fermerësh. Ai studioi marrëdhënie ndërkombëtare në Athinë dhe punoi si hidraulik, duke krijuar kompaninë e tij. Në vitin 1990 u vendos në Zakynthos dhe në vitin 1994 u transferua në Athinë. Ai u rikthye përgjithmonë në Himarë në vitin 2015, ku është aktiv në turizëm. Po atë vit, ai zgjidhet nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të D.E.E.M. OMONIA – Bashkimi Demokratik i Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri.

Në zgjedhjet lokale të majit, Beleri kandidoi sërish për bashkinë e Himarës, i mbështetur nga një parti e minoritetit grek, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në një protestë të zhvilluar në Himarë më 14 gusht, në prag të skadimit të afatit 3-mujor të betimit, kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut paralajmëruan qeverinë shqiptare për pasojat në rrugëtimin evropian.

Edhe nënkryetari grek i Komisionit Evropian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, Margaritis Schinas, në një letër më 19 korrik drejtuar Olivér Várhelyi, komisionerit të BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e vuri theksin te vlerat europiane që lidhen me “demokracinë, drejtësinë, të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur”.

Ekspertët e çështjeve të integrimit i shohin këto paralajmërime si reale dhe konfliktin e deklaratave Tiranë-Athinë,  si një problem më shumë se dypalësh.

“Paralajmërimet janë reale, e për fat të keq në vitet e fundit, kemi parë shpesh bllokime të procesit për shkak të mosmarrëveshjeve apo çështjeve bilaterale, që s’kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me antarësimin në BE,” i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Shembulli më i afërt sipas Gjipalit, është Maqedonia e Veriut, e cila u bllokua për vite të tëra nga Greqia dhe më pas nga Bullgaria.

‘Ky është shembulli më ekstrem i pasojave negative të ardhura nga mosmarëveshjet me një vend anëtar të BE-së,” shton ai.

Gjipali shtoi gjithashtu se ndonëse BE është e lodhur nga vetot apo bllokimet e njëanshme të procesit të integrimit, nuk ka instrumente ligjore për ta anashkaluar një pengesë të tillë.

Edhe Gjergji Vurmo, drejtor programesh në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se avancimi i integrimit të Shqipërisë kërkon që vendi të mos këtë probleme bilaterale të hapura me vende anëtare të BE-së.

Për më tepër, Shqipëria e ka tashmë një çështje të hapur me Greqinë për kufirin detar, por sipas Vurmos, të dyja palët kanë treguar maturi për ta adresuar atë pa cenuar procesin e integrimit.

Rasti i Belerit duket i ndryshëm.

Vurmo ngre pikëpyetje në vullnetin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e shtetit ligjor si një objektiv për integrimin, duke e lidhur me standardet e ndryshme të policisë në ndjekjen e rastit të Belerit dhe ndjekjen e krimeve të tjera zgjedhore, të tilla si e ashtuquajtura dosja 339.

“Pa dashur të paragjykoj provat e siguruara në rastin Beleri, fakti që policia heton në mënyrë proaktive në Himarë dhe mbyll sytë para krimeve zgjedhore në zonat e tjera të vendit, duket se i dobëson disi pozitat e argumentit se kjo ‘është çështje e drejtësisë,” tha Vurmo.

“Edhe më shumë shtohen dyshimet për përdorim politik të një organizate policore, e cila tashmë është provuar se i ka shërbyer me infrastrukturën e vet madje edhe krimit te organizuar, siç rezulton nga bisedat e dekriptuara të aplikacionit SKY,” shtoi ai.

Vurmo e sheh problemin tek përballja e e qeverisë shqiptare me realitetin, sesa te “heshtja” e Greqisë apo ndonjë vendi tjetër anëtar të BE-së për dyshimet e përdorimit politik të policisë dhe “dyshimeve të tjera lidhur me respektimin e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë ato të pronësisë”.

“Përballja e këtyre sfidave dhe pavarësimi politik i organeve ligjzbatuese do t’i bënte të panevojshme piruetat e qeverisë, dhe krejtesisht qesharak guximin e një vendi anëtar të BE-së për të dërguar zyrtarë të lartë si protestues në një demokraci të konsoliduar,” argumenton Vurmo.

Sipas Gjipalit, që BE të ndërhyjë në këtë konflikt të ri mes Athinës dhe Tiranës duhet që çështja “Beleri” të kthehet në një çështje të respektimit të të drejtave të njeriut – një nga kriteret kyçe të anëtarësimit. Por kjo do të binte në kontradiktë sipas tij me reformën në drejtësi si një investim kryesor i Bashkimit Europian në Shqipëri.

“BE është angazhuar fuqimisht për të ndërtuar një gjyqësor profesional e të paanshëm në Shqipëri, dhe nëse do të ushtrohet presion i jashtëm ndaj tij, kjo cënon një nga investimet më serioze politike, por dhe financiare të BE-së,” përfundoi Gjipali./BIRN

fredi beleri edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës