Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha premtoi se brenda 1 viti, çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat.
KORÇA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë. Berisha ftoi qytetarët për të votuar PD-në më 11 maj dhe për të çelur, sipas tij, një kapitull, një epokë të re për Shqipërinë. Ai shtoi se me votën e 11 majit "kjo ëndërr e keqe" që solli, sipas tij, kryeministri Edi Rama, arkivohet në histori.
Berisha premtoi se brenda 1 viti, çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat. Ai tha se vitin e parë qeveria do të shtojë 1000 vende pune për universitetin për ekselencat, për studentët më të mirë dhe se do të krijohet fondi kombëtar i rinisë.
"Start up Albania, start up-et e të rinjve do marrin 5000 mijë euro grante falas për bizneset që do nisin. Studentët do marrin grante për biznese apo projekte që do të bëjnë. Miq, në qoftë se ne, nuk u kthehemi në mënyrën më serioze, mendjen dhe sytë e zemrën tek këta të rinj, që po bëhen çdo ditë e më shumë si uji i pakët, ne i kemi të kota përpjekjet. Ne do përqendrojmë të gjithë forcën tonë, pikërisht tek ata. Në mënryrë që, ata të shkollohen, të shkojnë jashtë dhe të kthehen, të kenë sukses, të kenë një çati. Çdo çift i ri do ketë 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë dhe për t’u strehuar", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Qytetare dhe qytetarë të mençur, shpesh dëgjoni se, ku gjenden këto para? Ju garantoj se, këto para, qindarkë për qindarkë ekzistojnë, dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm ua kthejmë ju paratë. Pse? 8 miliardë euro ishte buxheti i këtij viti. 16 milionë, Edi Rama shpirtkazmë la për 760 mijë pensionistë. 8 miliardë euro ishte bixheti i këtij viti. 32 milionë euro subvencione la për 380 mijë fermerë shqiptarë. Mund t’i marrim një e nga një. Po pse kaq? Sepse të tjerat i vjedh, i vjedh, i vjedh me rrugë që ndërton me çmim 10 herë mbi çmiin e zakonshëm. Miqtë e mi, po unë jam këtu në një bisedë të hapur me ju. Nuk janë ëkto më të vështirat. Këto janë, t’u them ju, 100% të realizueshme. Një tjetër kemi më të vështirë, një mision tjetër kemi, një objektiv tjetër kemi, për të cilin ne do të bëjmë çdo sakrificë dhe kjo është, t’i japim kombit moshën e rinisë. Ta sjellim prap kombin në rininë e tij.
Dhe unë u garantoj ju, dhe çdo të ri, çdo fëmijë, në Korçë dhe në Shqipëri, se kjo do të jetë përparësia më absolute. Kjo është Leva e Arkimedit për të shpëtuar kombin shqiptar. Ndaj dhe ne, për të sjellë kombin në moshën e rinisë do ta nisim tek lindjet. Për fëmijën e parë 70 euro. Për fëmijën e dytë 60 euro. Për fëmijën e tretë, pagesa e plotë nga lindja gjer në 23 vjeç.
Kombi ynë duhet të jetë komb me të ardhura dhe komb me shpresë. Por, komb pa rini, pa të ardhme nuk ka. Për fëmijët, shkolla të cilat do të modernizohen, digjitalizohen në të gjithë veprimtarinë e tyre. Dyfishimi i buxhetit për arsimin . rrogat e mësuesve, minimalja 1500 euro. 20% e fëmijëve që mbarojnë 9-vjeçaren nuk ndjekin gjimnazet. Kjo është e papranueshme. Do shkojmë drejt arsimit të mesëm të detyrueshëm. Kombet që kanë patur arsim të mesëm të detyrueshëm janë zhvilluar më shpejt dhe më mirë. Ndaj dhe, asnjë fëmijë pa arsim të mesëm nuk do mbetet.
Të dashur miq, hiqet mesatarja për universitete. Do bëhet çdo përpjekje që, çdo i ri që mbaron gjimnazin të ndjekë universitetin. 200 euro bursën për të gjithë ata që studiojnë jashtë rrethit te tyre. Studentët, 200 euro bursën për të rinjtë që shkojnë në shkolla profesionale parauniversitare. Shkolla dhe punësimi do të jenë të lidhura në binjakëzim. Do krijohet fondi kombëtar i praktikave për studentët dhe të rintjë, ç’ka do të thotë, qeveria do paguajë universitetet, do lidhen në ortakëri me sipërmarrje publike dhe private dhe qeveria do paguajë të gjithë praktikën e studentëve në këto sipërmarrje. Universitetet do të kenë zyrat e karrierës, jo vetëm për të orientuar të rinjtë, por për të lehtësuar punësimin e tyre.
Brenda 1 viti, çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat. Vitin e parë qeveria do të shtojë 1000 vende pune për universitetin për ekselencat, për studentët më të mirë. Krijohet fondi kombëtar i rinisë. Start up Albania, start up-et e të rinjve do marrin 5000 mijë euro grante falas për bizneset që do nisin. Studentët do marrin grante për biznese apo projekte që do të bëjnë. Miq, në qoftë se ne, nuk u kthehemi në mënyrën më serioze, mendjen dhe sytë e zemrën tek këta të rinj, që po bëhen çdo ditë e më shumë si uji i pakët, ne i kemi të kota përpjekjet. Ne do përqendrojmë të gjithë forcën tonë, pikërisht tek ata. Në mënryrë që, ata të shkollohen, të shkojnë jashtë dhe të kthehen, të kenë sukses, të kenë një çati. Çdo çift i ri do ketë 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë dhe për t’u strehuar.
Talenti, ëndrra janë mrekullia më e madhe e të rinjve. Një fond i posaçëm për të rinjtë e talentuar, 5 milionë euro, me të cilin do mbështetet çdo projekt i tyre në sport, muzikë, letërsi, teknologji dhe çdo fushë. Pra, e kemi vendosur dhe jemi dakord, t’i vendosim në epiqendër, të bëjmë gjithçka që energjitë e tyre, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, të qendrojnë në Shqipëri. Do bëjmë çdo gjë për të rikthyer qindra e mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria. Kam besim të plotë se arrihet. E arritëm në vitet 2009-2013, 180 mijë familje u kthyen. Tani, 5 vite pa asnjë taksë, kredi t ëbuta për strehimin, grante për start up-et për të gjithë të rinjtë që, nga emigracioni kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. Fara jonë nuk do zhduket kurrë. Ne do e sjellim kombin në moshën e tij të rinisë, për të mbetur përjetë një komb i ri. Kjo dramë që krijoi Edi Rama, kjo ëndërr e keqe, me 11 maj lihet, arkivohet në histori. Çelim së bashku një kapitull, një epokë të re për Korçën, korçarët, Shqipërinë, shqiptarët.
Tedi Mula TIRANA- Kandidati i Partisë Social Demokrate (PSD) për Tiranën, Tedi Mula, në një intervistë për Top News...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama iu drejtua lushnjarëve duke u thën&e...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se tre mandate radhazi nuk i kanë lod...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Lushnje. Rama tha se fitorja nuk është qëllim...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin e Korçës...
Edi Rama LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim përmbyllës në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës s&e...
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Korçë kritikoi ashp...
Belinda Balluku LUSHNJE- Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku mbajti fjalën gjatë takimit elektoral të soc...
pamje nga takimi KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektoral...
foto ilustruese KOSOVË- Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin t&eum...