LIVE UPDATES
Politike

"Ekzistenca e partisë shtet në Shqipëri është tashmë botërisht e konfirmuar"/ Berisha: Kur thua të ndash shtetin nga partia, nuk ka kërkesë më asgjësuese se kjo

Kreydemokrati tha gjithashtu se ndarja e shtetit nga partia është thelbi i gjithë raportit të fundit ndërkombëtar për Shqipërinë. Po ashtu ai theksoi se ekzistenca e një partie-shtet përbën asgjësimin e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë elektorale.

24 Qershor 2025, 13:22 Nga DOSJA
"Ekzistenca e partisë shtet në Shqipëri është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se reagimet ndërkombëtare ndaj situatës politike në Shqipëri janë shumë të qarta dhe të rëndësishme. Duke folur në konferencë për shtyp Berisha përmendi tre hapa të mëdhenj që janë bërë në këtë drejtim, përfshirë takimet në Bruksel, Strasburg dhe reagimet paszgjedhore.

Kreydemokrati tha gjithashtu se ndarja e shtetit nga partia është thelbi i gjithë raportit të fundit ndërkombëtar për Shqipërinë. Po ashtu ai theksoi se ekzistenca e një partie-shtet përbën asgjësimin e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë elektorale.

"Jo, ne konstatojmë reagime shumë të qarta nga ndërkombëtarët. Ne u jemi shumë mirënjohës.
Mund të them se janë 3 hapa të mëdhenj që janë bërë. Së pari në takimet që u zhvilluan në Bruksel në Asamblenë Politike të PPE dhe Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Së dyti në takimin e zhvilluar në Strasburg në Komitetin e Stabilizim të Shqipërisë me BE. Dhe së treti, po them pas zgjedhjeve, dita e djeshme, përsëri ishte dita e Shqipërisë. Unë mund të them këtë, se çfarë ndryshon në Shqipëri dhe do ndryshojë, ajo varet nga shqiptarët, por këto janë të domosdoshme për të përligjur qëndrimin dhe veprimin e tyre. Këto janë të domosdoshme.

Nuk vjen kush as për të krijuar qeverinë teknike, as për të rrëzuar qeverinë. Ato të gjitha duhet të jenë vullnet i popullit opozitar. Por kjo që po bëhet ka një vlerë shumë të madhe sepse zgjedhjet janë sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare. Aq sa ka rëndësi kodi yt zgjedhor, aq kanë rëndësi edhe dokumentet ndërkombëtare mbi të cilat bazohen parimet e kodit zgjedhor. E kam thënë dhe e them, zgjedhjet janë edhe kombëtare, edhe ndërkombëtare. Gjer tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet e Edi Ramës, mobilizimi i tij dhe regjimit të tij dhe çdo lloj përpjekje për të modifikuar dhe ndryshuar raportin. Po të lexoni edhe raportin e djeshëm, thirrje Shqipërisë të ndajë shtetin nga partia. Kaq.

Nuk ka damkosje. Ideja e partisë shtet është de-facto asgjësim i zgjedhjeve. Ata që kanë ABC-në më elementare të politikës, në qoftë se bëhet fjalë për parti shtet, do të thotë nuk ka zgjedhje. Ka farsë. Ka zgjedhje se procesi ndodh, por është farsë elektorale. Dhe dje në rekomandimin që mori Shqipëria është të ndajë shtetin nga partia.
Ekzistenca e partisë shtet në Shqipëri është tashmë botërisht e konfirmuar. Kur thua të ndash shtetin nga partia, nuk ka kërkesë më asgjësuese se kjo. Ata nuk mund të thonë, ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të përmbysur shtetin njëpartiak, këtë nuk e thonë se nuk është në detyrën e tyre, por ata e thonë me gjuhën e tyre, të ndahet partia nga shteti. Vetëm kjo frazë është i gjithë raporti," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale