LIVE UPDATES
Politike

"E ke kumbar të djalit"/ Butrinti 'ndez' Kuvendin, Rama-Tabakut: S'bëtë dot as PD siç ishte

Rama akuzoi Tabakun se ishte PD në qeverisje që i dha anëtarit të Fondacionit që do të marrë në administrim Butrintin, Michael Granoff, nënshtetësinë shqiptare si dhe e ka bërë kumbar të djalit ose të vajzës.

23 Maj 2022, 18:32 Nga DOSJA
"E ke kumbar të djalit"/ Butrinti 'ndez' Kuvendin,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka replikuar në seancën parlamentare me deputeten demokrate, Jorida Tabaku për debatin mbi administrimin e Butrintit nga një fondacion privat. Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin se projekti për Butrintin është i dyshimtë ndërsa solli në vëmendje një projekt të ri, atë të ndërtimit në "Jonian Heaven", ku sipas Birn do të ndërtohet në zonë të mbrojtur. Rama e mohoi akuzën ndërsa tha se PD mban flamurin e barbarisë, referuar ndërtimeve pa leje në Ksamil. Rama akuzoi Tabakun se ishte PD në qeverisje që i dha anëtarit të Fondacionit që do të marrë në administrim Butrintin, Michael Granoff, nënshtetësinë shqiptare si dhe e ka bërë kumbar të djalit ose të vajzës.

Debati në Kuvend: 

Tabaku: Problem kanë ca njerëz këtu me të shkuarën, unë flas për të ardhmen, ky për të shkuarën. Unë kam imazhin e gropës së Ajdin Sejdisë. Këto shoh unë tani. Si ka mundësi që çdo gjë e korruptuar del. Nuk jam dhe s'kam asgjë me të bukurën. Ju e shihni si po kënaqemi të gjithë me Teatrin Kombëtar. Me shfaqjet, me trupat ndërkombëtare që po vijnë. (bën ironi). E gjitha lidhet me statusin e investitorit strategjik. Ju e dini që keni shumë interes për statusin e investitorit strategjik. Një raport dhe analizë e Birn, tregon një projekt "Jonian Heaven" që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur. ADZM e ka kundërshtuar, ndërsa qeveria thotë që nuk është zonë e mbrojtur. Kë të besojmë? Shtetin apo shtetin? Këtu nuk po bëjmë debat për estetikën por për shkelje ligji dhe korrupsion. Kur vjen një projekt ndiqni njuë procedurë normale. Pse nuk u rindërtua siç ishte stadiumi? Teatri? ç'lidhje ka Butrinti me investitorin strategjik? 

Rama: Zonja Tabaku, ju keni nostalgji për të shkuarën. Ikonën e nostalgjisë dhe nën emrin e nostalgjisë thuhen shumë fjalë dhe hidhen shumë pretendime. Unë nuk thashë që ç'lidhje kanë investitorët strategjikë me Butrintin, unë pyeta ç'lidhje keni ju me investitorin strategjik, sepse investimi strategjik ka një procedurë të gjatë dhe jo të gjithë lidhen me kontratën sepse procedura është strikte dhe bazuar hap pas hapi në të gjitha normat ligjore dhe për të nxjerrë maksimumin për interesin publik. Kjo vlen në rastin e portit të Durrësit, a jeni në terezi a nuk jeni? Apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët pa filluar ende punën? E para, e dyta kur bëhet fjalë për investitorët strategjikë duan të investojnë në prona private, atëherë këtu jemi në një terren tjetër. Patjetër që do të kishte qenë mirë që Ksamili të mos zhvillohej në mënyrë barbare dhe do të kishte qenë mirë që flamurin e barbarisë (e keni në sallë i drejtohet Berishës). Ato ndërtime pa leje ishin një ideologji dhe Ksamili që ka qenë pjesë e kufijve të Parkut të Butrintit doli nga kufiri sepse realiteti e ndryshoi. Lidhja juaj është spekulative, mund të vlejë për akuza dhe ndasi mes tifozëve por nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë provë. Ashtu siç është e drejta e qeverisë të bëjë ndryshime për interesin publik, pse duhet të ketë korrupsion? Pse, për ç'arsye? Ju thoni pse nuk e bëtë Teatrin siç ishte, ku e keni parë këtë? Që ngrehina të ribëhet? Kjo nuk ekziston përveçse në filma për skenografi. Pse nuk e bënë anglezët Wembleyn siç ishte? Pse nuk e bëjnë francezët Notre Dame siç ishte? Pse nuk ka një propozim të vetëm që të thuhet ta bëjmë siç ishte? Dinë ta bëjnë siç ishte por nuk bëhet. Këto janë muhabete kot. Ju nuk po bëni dot PD-në siç ishte dhe po nuk e bëtë si TK do t'ju zejë brenda të gjithëve. Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është debat themelor dhe siç ndahen shumë gjëra, çfarë ndodhte deri dje dhe ndodh sot, jo sepse çdo gjë që bëhet sot është e bukur, jo se sot nuk ka gjëra jo të bukura tek tuk, por kur flisni për gjëra konkrete merrni parasysh të dhënat e realitetit. Propozuat ju kthimin e zonave të mbrojtura në zona të tjera. Pse nuk thoni të vërtetën? Pse i përgojoni fondacionin? Anëtarët? Me Michael Granofin? Po ju i dhatë nënshtetësinë shqiptare, e keni bërë kumbar të djalit a të vajzës, Michael Granoff. Me kë e keni? Pse e bëtë shqiptar që ta fusni në klubin e të korruptuarve? Që të vidhnit bashkë? Po e keni me heqjen nga parku që ne i dhamë argumentat tona, vazhdojmë më tutje. Për ligjin dhe parkun pse nuk votoni ju? 

(f.g/dosja.al)

1781 4008 seanca plenare 23 maj

Sondazh

Poll
Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet