23 Dhjetor 2025, 12:00
Nga M.L
Mirlinda Karçanaj
TIRANA- Pas shpërthimit të skandalit të tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së drejtoreshës Mirlinda Karçanaj nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, drejtimi i agjencisë është kaluar te Romina Kostani.
Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në procedurat e tenderave, ndërsa Kostani do të menaxhojë punën e përditshme të AKSHI-t deri në përfundimin e hetimeve dhe vendimeve të mëtejshme nga organet e drejtësisë.
VENDIMI
Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162,
datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285,
datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot.,
datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,
Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.
Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./ Dosja.al
mirlinda karçanaj romina kostani
Politike
23 Dhjetor 2025, 12:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me një biznesmen nga sektori i ndërtimit gjatë një taki...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:53
M.L
Olta Xhaçka
TIRANA- Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka përfunduar pas dy orësh...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:50
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi për med...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar vijën e kuqe për të gjithë ata që do të përfitojnë nga ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:37
TIRANA- Shqipëria është skualifikuar nga pjesëmarrja në Ministerialin e Energjisë së Bashkimit Europian, pas vendimit ...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 'Paqja Fiskale' do të ndihmojë më shumë sipërm...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:30
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka adresuar sot kundërshtimet në lidhje me Paqen Fiskale të miratuar nga qeveria e tij. Gja...
Politike
23 Dhjetor 2025, 11:01
M.L
Ulsi Manja
TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kryetari i këtij organi, Ulsi Manja, u shpreh për mediat se vend...
Politike
23 Dhjetor 2025, 10:51
M.L
Foto nga mbledhja
TIRANA- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimi...
Politike
23 Dhjetor 2025, 10:52
I.A
Mbledhja
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin ditën e sotme për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-s...