LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në Potam. Ministrja: S'jemi agjensi funeralesh

• Dy interpelanca u zhvilluan ditën e sotme dhe një seancë pyetje-përgjigje në Kuvendin e Shqipërisë. • Në seancë mbajti fjalimin dhe Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota i cili vuri theksin tek lufta në Ukrainë si një çështje kryesore ku Shqipëria duhet të mbajë rolin e saj, ndërsa solli Ukrainën si shembull pozitiv. Rota foli edhe për ndryshimet klimatike, sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunimin Shqipëri-Kanada për të sjellë një ndikim real në qytetarët e dy vendeve. •Interpelanca e parë u zhvillua mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Dy çështje u trajtuan gjatë debatit, ajo e tragjedisë së Potamit dhe mbyllja e shkollës 'Mehmet Akif'. Zhupa u shpreh se vendimi i mbylljes së shkollës ishte një vendim i ndikuar nga Erdogan.Po ashtu, deputetja e PD-së deklaroi se ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në Potam. Kumbaro deklaroi se Kuvendi nuk është shtëpi njoftimesh funerale• Më pas u zhvillua interpelanca mes ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, njëkohësisht zëvendëskryeministrja Belinda Balluku me deputetin Nasip Naço, lidhur me investimet në bashkinë e Skraparit. •Ministrja Balluku deklaroi se nisur nga kriza me të cilën po përballet bota, buxheti i qeverisë do të drejtohet më tepër drejt paketave sociale për mbështetjen e qytetarëve, por pa lënë pas investimet në infrastrukturë. • Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi komentoi krimin që ndodhi një ditë më parë në Klos, ku Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir Ilir dhe Kenad Shirasi dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën dhe më pas vrau veten.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO LAJM- Seanca plenare 'boshatiset' nga socialistët dhe demokratët

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Kuvend

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë vijon që nga ora 10:00 e ditës së sotme. Në këto momente, edhe pse seanca nuk ka përfunduar, në sallë nuk janë më shumë se 10 deputetë. Po ashtu, bosh shihet se janë dhe karriget e ministrave të cilët kanë zgjedhur që të largohen më herët nga seanca e sotme, e cila kishte në rendin e ditës dy interpelanca. 

Bosh janë shumica e karrigeve të demokratëve dhe socialistëve. Nuk është hera e parë që salla parlamentare është parë kaq bosh mirëpo sot mungesa e parlamentarëve është vënë re dukshëm. 

3 VITE ME PARE

Masakra e Klosit, Çupi: Nëse nuk do ishte vonuar policia, vetëvrasja do ishte parandaluar

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në

Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ndërsa ka folur në Kuvend gjatë seancës plenare ka komentuar krimin që ndodhi një ditë më parë në Klos, ku Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir Ilir dhe Kenad Shirasi dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën dhe më pas vrau veten.

Çupi tha se ngjarja e djeshme në Klos tregoi edhe njëherë se shteti ka rënë përtokë, dhe se po të mos ishte vonuar policia nuk do të kishim këtë bilanc tragjik sot.

Dhurata Çupi: Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jëtët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhe. Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë . Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë. Në fillim të kësaj jave Kujtim Lila, 52 vjeç, kryefamiljar, baba dhe bashkëshort, humbi jetën duke punuar në një minierë në zonën e Bulqizës. Historia e Kujtimit është e njëjtë me atë te 4 minatorëve të tjerë këtë vit, të Sazan Dedës që humbi jetën në Korrikun e kaluar, dhe 115 minatorëve të plagosur në 10 vitet e fundit, ndër të cilët 39 prej tyre kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Galeritë e kromit, që duhet të ishin një bekim për zhvillimin dhe mirëqënien e zonës, janë kthyer në një mallkim që hap dyert e mortit në familjet fisnike. Gjaku dhe djersa e njerëzve të ndershëm të Bulqizës derdhet çdo ditë për të mbushur xhepat e biznesmenëve dhe politikanëve të Tiranës. Shteti duket se i ka harruar ata qytetarë, të cilët cdo ditë ndahen nga fëmijët e tyre, pa qenë të sigurtë se do t’i shohin përsëri dhe i janë nënshtruar arrogancës së biznesmenëve që përfitojnë nga pasuritë kombëtare në kurriz të njerëzve të urtë e punëtorë. Kushtet e punës dhe trajtimi financiar i tyre është jo vetëm skandaloz, por anti-ligjor dhe kriminal. Inspektoriatet e pafundme të shtetit që nuk lënë biznes të vogël e të ndershëm pa i trokitur në derë, i kanë mbyllur sytë përballë trajtimit mizor, arbitrar dhe abuziv që iu bëhet minatorëve të Bulqizës. Policia dhe Prokuroria, herë nga paaftësia, herë nga korrupsioni, e herë nga mosdëshira, i mbyllin dosjet e minatorëve akoma pa i hapur, nën diktatin e të fortëve, kriminelëve, pushtetarëve dhe parave të pista. Edi Rama  që duket sikur ka kohë për t’u marrë me këdo dhe cdo gjë, nuk i shikon jetët që shuhen përditë diku nën thellësitë e tokës së Bulqizës. Nuk kujtohen të thonë as gjysëm fjale, as ngushëllimi e as reagimi. Por mesa duket ka urdhëruar edhe kyçjen e gojës së institucioneve për tu përgjigjur në rrugë zyrtare. Unë si deputete e Partisë Demokratike, nuk do të resht sa kohë të kemë mundësi të ngre shqetësimin e tyre. Me këtë qëllim, në cilësinë e Deputetit, referuar ligjit për statusin e deputetit, me 26 Korrik i jam drejtuar me disa pyetje Prokurorisë së Matit, për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Por që nga Korriku e deri më sot më 13 tetor asnjë nga këto institucione nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje në shkelje të ligjit.

Ndaj unë sot po i adresoj pyetjet publikisht:

1.Sa është numri i aksidenteve me pasojë vdekjen në minierat e qarkut Dibër për periudhën 01.01.2021 – 30.06.2022?

2.Sa është numri i kallëzimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?

3.Sa është numri i procedimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?

4.Sa është numri i personave që iu atribuohet vepra penale/nën hetim/të pandehur, në kuadër të procedimeve penale të mësipërme?

5.Sa është numri i procedimeve penale për të cilat është kërkuar pushimi i cështjes dhe cështjeve të dërguara për gjykim?

6.Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve?

Sa është numri i personave të pandehur?

7.Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi i pafajshëm të të pandehurve?

8.Sa është numri i cështjeve që aktualisht janë nën hetim nga ana e Prokurorisë?

Në c’fazë ndodhen këto cështje dhe brenda cfarë afati parashikohet dërgimi i tyre në gjykatë? 

Dhe këtu para qytetarëve që na ndjekin dhe kolegëve po them se nuk do ta lë me kaq këtë çështje. Drejtësia e vonuar ëhstë drejtësi e mohuar, por unë dua të besoj se drejtësi do ketë shumë shpejtë.

3 VITE ME PARE

Investimet në Berat/ Balluku-Naços: Në 2023 do mbështesim paketat sociale për përballimin e krizës

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Belinda Balluku

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Nasip Naço gjatë seancës së sotme parlamentare kishte kërkuar interpelancë me ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur me investimet në bashkinë e Skraparit. Ministrja Balluku deklaroi se nisur nga kriza me të cilën po përballet bota, buxheti i qeverisë do të drejtohet më tepër drejt paketave sociale për mbështetjen e qytetarëve, por pa lënë pas investimet në infrastrukturë.

Nasip Naço: E kërkova interpelancë pasi bashkia Skrapar ka në administrim një fond rrugor rural . Rrugë të asfaltuara në 30 vitet e fundit për këtë bashki janë 65 km, pjesa tjetër me zhavorr. Këtu falënderoj institucionet që vitin e kaluar është ndërtuar rruga Poliçan prej 20 km. Shpreh shqetësimin edhe pas shpjegimit të ministres, jam deputeti i qarkut të Beratit, por është hera e parë që PS në qarkun e Beratit merr 5 deputetë. Këtu sjell zërin e qytetarëve për mungesën e investimeve, e dëgjova ministren për panoramën e bërë, por rruga në Poliçan është riveshur, por nga Poliçani në Skrapar vështirë se mund ta gjeni rrugën zonja ministre , atje ka gropa. për mua dhe të gjithë deputetët do të doja që të kishte rrugë në çdo fshat. Do të doja që qeveria dhe mazhoranca ta shihte me prioritet Skraparin. besoj që janë me dhjetëra tregtarë biznesmenë që kanë nevojë për përkujdesje dhe që kjo zonë të zhvillohet. Duhet të hapim rrugë, të dalim nga izolimi që ka vite. Ju them publikisht që nga Poliçani deri në Skrapar vështirë ta gjesh rrugën pa gropa

Belinda Balluku: Interpelanca e kërkuar për investimin në infrastrukturë në Skrapar është një interpelancë e duhur. Ne jemi shumë të gatshëm që t’ju japim dokumentacionin e duhur për projektet që janë në vazhdim ose do të zhvillojmë në 2023. Viti 2023 do të jetë një vit që na vë para një sfide shumë të madhe. E para është siguria energjetike dhe e dyta është mbrojtja kibernetike. Duke pasur parasysh dhe gjithë krizën ekonomike që bota po kalon për sa i përket inflacionit duhet pasur parasysh që është një vit me një buxhet konservator që ka tendencën të mbështesë të gjitha paketat sociale. Jo se investimet do t’i lëmë pas dore, por peshën më të madhe do ta çojmë aty ku është nevoja, aty ku kjo krizë na detyron. Duhet pasur parasysh që jemi në sezonin e vjeshtës dhe sasi e reshjeve për energjinë fillon e shtohet. Nga ana e kompanisë kontraktore do fillojë t’i kushtohet kujdes mirëmbajtjes dhe rënies së rrugëve, fenomen që ka ndodhur gjithmonë në këtë aks. Deri në vitin 2022 ka planifikuar që në këtë aks të përfundojë punimet e ndërhyrjes me 5 mijë metër asfaltime, instalimin e mbrojtëseve anësore metalike

3 VITE ME PARE

Ndërpritet seanca, grupi i PS kërkon 30 minuta pushim: Kemi diçka të rëndësishme

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Kuvendi i Shqipërisë, salla plenare

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre për pak minuta pas kërkesës së bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Ishte deputeti Toni Gogu ai që pas interpelancës së ministres së Arsimit, Evis Kushi me deputeten Ina Zhupa mori fjalën dhe kërkoi pushim nga kryetarja e Kuvendit.

Gogu tha se pushimi po kërkohej për një konsultim në grup.

"Kërkojmë 30 minuta pushim pasi duam të mblidhemi si grup për të diskutuar. Kemi diçka të rëndësishme", tha Gogu.

3 VITE ME PARE

Mbyllja e "Mehmet Akif" / Zhupa "përplaset" me Kushin, ministrja: Gjykata e tha fjalën e parë, mos e politizoni! Deputetja: Jeni vasalë

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Ina Zhupa

TIRANË- Mbyllja e institucionit arsimor "Mehmet Akif Arsoy" ka rikthyer sërish debatin në Kuvend. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi sqarime për mbylljen e shkollës duke i akuzuar se morën një vendim të ndikuar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Zhupa e akuzoi ministren dhe qeverinë si vasalë të Erdoganit.

Në përgjigje të saj ministrja, Evis Kushi sqaroi se ky është një problem që nuk duhet të politizohet. Ministrja përmendi vendimin e Gjykatës e cila vendosi në favor të Ministrisë duke i kujtuar Zhupës që mos të ndërhyjë.

Ina Zhupa: Çfarë standartesh nuk kishte përmbushur "Mehmet Akif Arsoy" që e mbyllet?

Evis Kushi: 10 ditë më parë gjatë një fjale këtu dhashë shpjegime për mbylljen e veprimtarisë së "Mehmet Akif Arsoy" dhe nuk duhet të marrë nota politike. Mua më vjen keq që ju shkruani se sipas të dhënave të dhëna në media kemi të bëjmë me shkelje, jo të gjitha mediat kanë dalë në këtë konkluzion. As ju dhe as ne nuk mund ti referohemi mediave për të vlerësuar një vendiim. Gjykata e ka thënë fjalën e parë duke i dhënë të drejtë ministrisë për mbylljen e dy institucioneve. Ju thoni se heqja e licensave penalizon të drejtën e fëmijëve për mësim dhe kjo është e padrejtë se ne kemi marrë masat që të sistemohen dhe sipas të dhënave sot të gjithë janë sistemuar dhe u pajisen me dokumentacion, 103 prej tyre janë regjistruar në "Turgut Ozal" në DurRës, 50 në kolegjin "Turgut Ozal" në Tiranë, të tjerë në shkollën "Kristaq Rama". Në lidhje me arsyet ligjore, sa i takon shkollës "Mehmet Akif Arsoi" ky institucion ka ndryshuar ambientet pa marrë leje nga ministria. I kanë dërguar ministrisë dy shkresa por ministria nuk i ka miratuar pasi pas verifikimit kishte mub=ngesa të kushteve për zhvillimin e mësimit. E gjitha është çështje e zbatimit të ligjit. 

Ina Zhupa: Hajde shkojmë bashkë në shkolla dhe shikojmë standartet, nxënësit ndahen se kush do të sjellë drurtë me veten. Ligji thotë se duhet të jeni proporcional, njëherë duhet ti paral;ajmëroni, pastaj vendosje gjobe pastaj mbyllja, por ju keni marrë urdhër si vasalë që jeni. Kështu si bëni ju rrezikohen dhe institucione të tjera v etëm se nuk i pëlqen kryeministrit të vedndit apo të njkë vendi tjetër. I mbyllni se ju jep urdhër vasal kryeministri.

3 VITE ME PARE

Zhupa akuza Kumbaros: Plazhet nuk janë të pushuesve por të pushtuesve! Vdekjet mbajnë dhe emrin tënd

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Ina Zhupa

TIRANË- Sezoni turistik ka "përplasur" sërish ministren e Turizmit, Mirela Kumbaron me deputeten Ina Zhupa. Deputetja e PD akuzoi ministren sa i përket menaxhimit të sezonit dhe sipas saj plazhet nuk ishin të pushuesve por të "pushtuesve". Zhupa tha se hapësirat publike u zaptuan nga patronazhistët që i mbron shteti.

Ina Zhupa: Plazhet nuk janë të pushuesve por të pushtuesve. Janë të patronazhistët që i mbron shteti. Një sezon turist dhe një ministre që është përgjegjëse për turizmin sot duhet ti skuqej faqja nga lajmet që ka bërë Shqipëria, për vdekjet që mbajnë dhe emrin e saj. Gënjeshtra është i vetmi standart që njeh kjo qeveri.

3 VITE ME PARE

"Shpif e shpif se diçka do mbetet", Kumbaro-Zhupës: Më shumë se 5 milion turistë të huaj vizituan vendin

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaroi iu përgjigj akuzave të deputetës së Partisë Demokratike, Ina Zhupa sa i përket shifrave të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin. Kumbaro tha se më shumë se 5 milion turistë kanë vizituar vendin nga data 1 janar deri më 30 gusht pas futur këtu ata që kanë hyrë në Shqipëqri nga pika e Morinës pasi pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës turistët nuk regjistrohen.

Mirela Kumbaro: Shpif. shpif, shpif se diçka do të ngelet por le të themi disa të vërteta. Sa i përket shifrave totale në rang vendi sipas instat nga data 1 janar deri në 30 gusht kemi numërua 5 milion vizitorë të huaj pa llogaritur ata të pikës së Morinës se pas marrëveshjes nuk regjistrohen. Sapo bëra një verifikm ku rezultojnë 38 mijë komente vetëm për Sarandën. Sa mirë flasin pushuesit tanë dhe të huaj për Sarandën dhe Gjirokastrës ku deri tani ka 2000 rezervime vetëm në booking.com

3 VITE ME PARE

Zhupa-Kumbaros: Keni bërë "terror" tek bizneset e djathta në kulmin e sezonit turistik

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Ina Zhupa

TIRANË- Sezoni turistik ka "përplasur" ditën e sotme ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Deputetja akuzoi ministren pasi sipas saj inspektoriatet kanë kryer "terror" në bizneset e djathta në Sarandë. Deputetja hodhi akuza ndaj ministres sa i përket shifrave të tursitëve duke akuzuar për publikime jo të sakta. Zhupa në fjalën e saj përmendi dhe turizmin malor pasi sipas saj është lënë prapa dorës dhe këtë sipas deputetes e thotë dhe raporti i KLSH që kanë nxjerrë një sërë mangësish, që nga mungesa e guidave deri tek siguria e turistëve.

Ina Zhupa: Ka turistë që e përdorin vendin tonë si transit por nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër keni thënë se Shqipëria do të bëhej si Tajlanda, do arrinim në 10 milion turistë, keni thënë që keni nisur fushatën "Smile Albania" por të vetmit që kanë buzëqeshur janë investitorët strategjikë. Ju jeni kumbara e dhënies me koncension të Butrintit. Mjafton të vijnë në Tiranë dhe nuk kanë çfarë të shikojnë se ka vetëm kulla të shëmtuara, teatrin që kishim e shkatërruat. Çfarë thotë KLSH për turizmin malor, saktëson se ka një moskordimin midis institucioneve, ka mungesë informacioni dhe sigurie për turistët. Këto zona u janë lënë individëve lokale dhe nuk ka kontroll nga shteti, ju mbyllet shkollën e guidave. Ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të ofruar, siguria duke ndikuar në numrin e turistëve që shkojnë në zonat malore, duhet të dixhitalizohet rruga, ne nuk kemi transportin qytetas dhe ndërqytetas të padixhitalizuar. U keni vënë gjoba bizneseve të djathta. Ju bënit terror në kulmin e sezonit turistik.

3 VITE ME PARE

Zhupa i përmendi tragjedinë e Potamit, Kumbaro 'mburret' me turizmin në Sarandë: Italianët u shtuan, udhëtimet nga Korfuzi po ashtu

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. E pranishme në Kuvend, Kumbaro nuk u ndal tek siguria në plazhe për të cilën kërkoi llogari Zhupa, por bëri bilancin e numrave të turistëve që janë futur këtë verë në vendin tonë. Krysisht, ajo preku Sarandën, qytet në të cilin tha se ishin shtuar turistët italianë. Nga rruga e hapur, Kumbaro u shpreh se ka përfituar edhe Gjirokastra, pasi është vizituar nga shumë turistë. 

"U rritën dhe rezervimet nga Korfuzi. Nga porti i Sarandës kanë arrdhur 32 mijë vizitorë. Prenotime në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë të larta. Në periudhën korrik-gusht ishin të zëna në masën 100%. Në Sarandë dhe Ksamil ka rreth 900 struktura akomoduese, 25 mijë shtretër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi një rritje të numrit të turistëve. Pas një pauze 3-vjeçare kemi një rikthim të turistëve nordikë. Turistët nga Evropa qendrore, në rang vendi kaloi nga 4-5 herë më shumë. Italianë erdhën 85% më shumë se vitin e kaluar. Interesante është edhe numri i shtuar i italianëve jo vetmë në Sarandë, por edhe në qytetin e tjerë. Nga rruga Kardhiq-Delvinë përfitoi edhe Gjirokastra, numri i turistëve u rrit. Këto flukse kanë rikthyer turizmin më të gjëll. Në këtë kontekst, është për tu vlerësuar bashkëpunimi i katër bashkive, çdo turist që vjen në Sarandë, informohet se jo shumë larg detit, ndodhen malet, xhamitë, Syri i Kaltër që tashmë është zgjeruar dhe shumë pika të tjera turistike për tu vizituar,"- tha Kumbaro. 

3 VITE ME PARE

Sezoni turistik/ Zhupa kujton tragjedinë e Potamit: Durrësin e mbytën plehrat, a ka përgjegjësi ministrja?

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka rikujtuar tragjedinë e Potamit ku mbeti e vrarë vogëlushja Jonada Avdiaj. E pranishme në Kuvend, Zhupa kërkoi llogari për sigurinë në plazhe duke përmendur edhe njerëzit që mbyten çdo verë. Ajo tha se nëse Ministria do të kishte bërë punën e saj, të gjitha ngjarje tragjike do të ishin shmangur. 

"Jemi këtu sepse ministria përgjegjëse për të gjitha këto ngjarje është jo vetëm turizmi, kjo vërtetohet vetëm po të hapësh televizorin dhe shikon se çfarë ka dalë në lajme. Ngjarje shumë të hidhura për sezonin turistik, mbytet i mituri, mbytet 47-vjecari, mbytet djali i dytë, shumë të mbytur, ,mbytet gruaja, etj. A ka përgjegjësi ministrja për këto. Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë dhe Potam. A kishte përgjegjësi Mirale Kumbaro, në një qeverisje tjetër, në një shtet tjetër unë nuk do bëja interpelancë me Kumbaron, por me një ministër tjetër, sepse Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Kumbaro është përgjegjëse për dhënin e licencave për mjeteve ujore, për rrethimin e zonës. A mendoni se nëse do të ishin kryer këto përgjegjësi do të kishte ndodhur kjo tragjedi? Ministren e shikonim që shkonte natën në Durrës për pastrimin, ndërsa ditën Durrësi dhe qytete të tjera lëngonin nga plehrat,"- tha Zhupa. 

3 VITE ME PARE

"Ukraina është shembull për ne"/Kreu i parlamentit kanadez mesazh në Kuvend: Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon

Kuvend/ Zhupa-Kumbaros: Të ishte dorëhequr pas tragjedisë në
Antony Rota

TIRANE- Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota mbajti njëfjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Rota vuri theksin tek lufta në Ukrainë si një çështje kryesore ku Shqipëria duhet të mbajë rolin e saj, ndërsa solli Ukrainën si shembull pozitiv. Rota foli edhe për ndryshimet klimatike, sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunimin Shqipëri-Kanada për të sjellë një ndikim real në qytetarët e dy vendeve.

“Kanadaja dhe Shqipëria kanë mundësi për të bashkëpunuar. Barazia gjinore fuqizimi i grave janë të rëndësishme. shetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar ndjej tronditje por edhe admirimin se si kolegët tanë në Ukrainë sapo mbarojnë seancën rrokin armët për të mbrojtur territorin. Ukraina po mbron lirinë dhe shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë ne. Kanadaja ka qenë shumë e angazhuar në këtë çështje. Hapi i parë për të gjetur paqe është dialogu. Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomacie, vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit. Shqipëria ka punuar fort për të përforcuar marrëdhëniet me fqinjët, me nismën ‘Open Balkan’. Kemi plot gjëra për t’u krenuar.

Presidenti Zelenskyy iu drejtua dhomës së Komunëve, për ne ishte nder. Kanadaja e ka dënuar pushtimin rus. Lufta po cënon rendin botëror të bazuar në rregulla. Luftë e neveritshme, të bëjmë gjithçka për ta ndaluar. Përsa i përket sigurisë, Shqipëria ka ndihmuar për konfliktet dhe për aleancën. Gjithashtu, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me fqinjët. Shqipëria ka punuar fort me masa në fusha të tjera që vendet tona të afrohen më shumë. Kemi gjëra për tu krenuar. Në gusht 2022 hyri në fuqi marrëveshja për pensionet. Të kenë mundësi të zgjedhin ku duan të dalin në pension. Duhet të marrim ndërkohë masa për ndryshimet klimatike dhe sigurinë ushqimore. "-tha ai./Dosja.al

kuvendi i shqiperise seance plenare 13 tetor 2022

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!