LIVE UPDATES
Politike

Dosja e financimeve ruse, çfarë mund ta penalizojë Lulzim Bashën

VOA shkruan se Shqipëria është një nga këto vende që është financuar në mënyrë të fshehtë nga Rusia me plot 500 mijë dollarë që kanë shkuar për Partinë Demokratike në vitin 2017, kohë kur e djathta shqiptare drejtohej nga Lulzim Basha. Por a ka gisht ky i fundit në lobing?

14 Shtator 2022, 20:21 Nga k.m.
Dosja e financimeve ruse, çfarë mund ta penalizojë Lulzim
Foto ilustruese

TIRANË- 300 milionë dollarë janë shpërndarë nga Rusia për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende. Sigurisht që fshehurazi! “Zëri i Amerikës” ka siguruar dëshminë e një zyrtari të lartë amerikan që ka kthyer edhe njëherë në skenën e politikës shqiptare dosjen ‘Muzin’, ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe dosje të mbuluara nga pluhuri i harresës. Por një dëshmi i riktheu të gjitha. Edhe foton e famshme me presidentin Donald Trump. VOA shkruan se Shqipëria është një nga këto vende që është financuar në mënyrë të fshehtë nga Rusia me plot 500 mijë dollarë që kanë shkuar për Partinë Demokratike në vitin 2017, kohë kur e djathta shqiptare drejtohej nga Lulzim Basha.

GJURMIMI- FOLLOW THE MONEY

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga vetë Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Në total 650 mijë dollarë. Jo pak!

“Biniatta Trade” ishte një firmë e regjistruar në Skoci, por si numër kontakti kishte vendosur atë të një shtëpie publike në Ukrainë. Dy aksionerët dhe përfaqësuesit e Biniattes ishin kompanitë ‘Asverro Corporation’ dhe ‘Liminez Commerce Inc’, të dyja ishin të regjistruara në Belize, e që po ashtu kanë aksione të tjera. Zinxhiri zgjatet deri tek kompania “Babyonica”, e regjistruar në Londër me pronar, një rus të identifikuar si Evgeny Sheremetyev. Por gërshetimi nuk mbaron me kaq.

Të gjitha llogaritë e kompanisë “Biniatta Trade” janë firmosur nga një grua e quajtur Sandra Gina Esparon (ky është të paktën ky është një nga 4 emrat e saj). Esparon ishte figurë kyçe në skandalin e pastrimit të parave në Skoci përmes një zyre që regjistronte me qindra kompani offshore. Një ndër to ishte dhe kompania Euroimpex Group Corp., tek i cili aksioneri më i madh ishte Mikhail Slipenchuk, ish-zv.kryetari i Parlamentit rus.

Shumë para erdhën në Shqipëri, aq sa ‘era’ e tyre u ndje mes politikanëve dhe jo vetëm. Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Por në deklarimet e firmës amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ për Departamentin e Drejtësisë në SHBA u bë me dije se në fakt pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Edhe pse në fakt, “Mother Jones” pretendonte se shifra prej 500 mijë dollarësh figuronte në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në.

Efekti u dha në Shqipëri. Politika u ndez për pak kohë (3 ditë e ka afatin çudia më e madhe në këtë vend), madje autoritet shqiptare nisën hetime duke marrë si të pandehur 3 persona. Bëhet fjalë për kreun e opozitës asokohe, Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishajn. Deklarimet e tyre publike lidhur me çështjen lanë për të dëshiruar, por edhe më konfuzë sesa ishin të gjithë ata që i dëgjuan.

HETIMET NISËN

Deklaratat e BASHËS

Në fundin e nëntorit 2017, Prokuroria e Tiranës do të nisi hetimet për të dalë edhe vetë më konfuze se kurrë. Edhe vetë Basha ishte pak i paqartë se ku i kishte marrë paratë. Në nëntor të vitit 2017 ai e kishte shpjeguar pagesën me fonde të mbledhura nga një numër i madh shqiptaro-amerikanësh, pa kaluar përmes PD-së. Ndërsa në mars të vitit 2018 deklaroi se “çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

Në 2017, rreth një muaj pas publikimit të lobimit, i kryqëzuar nga media dhe akuzat e mazhorancës, kryedemokrati Lulzim Basha u përpoq të bënte një sqarim publik duke përdorur si shteg argumentin se këto para kanë qenë donacione nga të paktën 100 shqiptaro-amerikanë.

“Kjo kompani ka marrë dhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me një shumë prej 500 mijë dollarësh, përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, nga shqiptaro-amerikanët që kanë bërë grumbullim fondesh. Ky është një transaksion i drejtpërdrejtë, mes këtij fondi dhe kompanisë së lobimit. Këto para as nuk kanë ardhur në PD dhe as nuk janë paguar nga PD”, -nënvizoi Basha por pa dhënë asnjë emër konkret. Por edhe sot, pavarësisht kërkesave nga organet e drejtësisë, Partia Demokratike ende nuk ka dhënë një listë të individëve që pretendon se kanë kontribuar financiarisht për të grumbulluar fondin. Dhe nuk kanë për të dalë. E dini pse? Sepse Basha e ndryshoi sërish versionin e tij dy vite më pas.

Sërish publikisht, nga të gjitha deklarimet e firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se është paguar nga PD-ja. Madje ka theksuar disa herë se PD, “ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar dhe asgjë më shumë”. Edhe pse Muzin nga ana tjetër ka deklaruar se vetëm shpenzimet e saj për nënkrontraktorët e angazhuar për aktivitetetet në favor të partisë shqiptare, shkojnë mbi 100 mijë dollarë.

Lidhur me kompaninë Biniatta Trade, Basha mohoi çdo lloj lidhjeje, duke theksuar se në kontratën që kjo kompani kishte me Muzin Capitol, nuk përmendet fare Partia Demokratike. Por vetë Muzin Capitol ka shpjeguar në dokumentat e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë se me shumën 150 mijë dollarë ajo është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politike në Shtetet e Bashkuara”.

“Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”, këmbëngulte Basha, duke dhënë të njejtin arsyetim dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh, e cila në dokumentat e Muzin rezulton e paguar nga PD.

“Nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike,”- këmbëngulte ish numri një i PD-së.

DEKLARIMET NË KQZ ishin tërësisht tjetërsoj

Ndryshe nga sa përcaktohet qartë në Ligjin Nr. 8580 “Për partite politike”, me dosjen Muzin kemi të bëjmë me shkelje pasi çdo subjekt duhet t’i deklarojnë në Komisionin Qëndron të Zgjedhjeve shpenzimet përkatëse për aktivitetet që kryen.

Dokumentacioni i dorëzuar nga “selia blu” në KQZ për zgjedhjet e vitit 2017, shfaq një sërë shkeljesh.

Ai flet veç për faktin se PD ka raportuar vetëm shpenzimet e kryera për konsulencë në dobi të “Clearpath Strategies” me shumën 1.820.109 lekë dhe “Barnes & Thornburg LLP”, dy pagesa me shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë. Ndërkohë fsheh deklarimet për konsulencën me kompaninë “Murphy Vogel Askew” me vlerën 609.169 lekë sipas raportit të auditimit, vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit dhe me kompaninë “Barnes & Thornburg LLP” me vlerën 6.000.000 lekë. Lidhur me këtë mungesë transparence, kjo forcë politike është ndëshkuar nga KQZ me masë administrative gjobë. Neni 23/1 (Shtuar me ligjin nr.10374, datë 10.2.2011), shënon nje shkelje flagrante nga ana e Partisë Demokratike për donacionet që pretendon se ka marrë nga një grup shqiptaro-amerikanësh.

Pika 2 e këtij neni detyron që çdo forcë politike duhet të pasqyrojë në KQZ çdo fond të dhuruar, që nuk ka ndodhur.

“Dhurimi i fondeve jopublike, me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë, duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme, të hapur në një bankë nga partia politike. Personi përgjegjës për financat në partinë politike, brenda tre muajve nga krijimi i partisë politike, deklaron pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin e llogarisë bankare, të hapur për këtë qëllim. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, përcakton ligji.

Por sot, me rikthimin e dosjes, Basha ka reaguar sërish, Lulzim Basha edhe njëherë mohon që PD të ketë marrë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Po ashtu, Basha shton se në kohën kur këto aludime dolën në media, PD kërkoi nga drejtësia hetim i cili bëri të mundur zbardhjen e plotë të historisë.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.”

Në fakt, me letra, Basha u mor i pandehur nga Prokuroria e Tiranës në qershor të vitit 2019. Madje Prokuroria e Tiranës u shpreh se përmes një komunikate zyrtare se “PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin”, theksohej në deklaratën e prokurorisë. Por dosja u hap sërish në 2020.

Një Prokurori, 2 versione

Fillimisht Prokuroria e Tiranës rrëzoi akuzën për pastrimin e parave ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha duke lënë vetëm atë për ‘falsifikim të formularëve’, në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017. Bashkë me Bashën, prokuroria akuzon për të njëjtën gjë dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe ekonomistin e PD-së Ilir Dervishi. Në limetet e afateve proceduriale Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim me akuzën e “falsifikimit” çështjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për paratë e shpenzuara në lobim. Akuza shkon para gjykatës e ndarë, pasi asokohe drejtuesja e prokurorisë, Elisabeta Imeraj pretendonte se në dosje ka akte të pavlefshme, ndërsa prokurorët e çështjes akuzojnë për vonesa të pajustifikuara.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Gjergj Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj. Por vetëm dy nga tre prokurorëve të dosjes e kanë firmosur dosjen për në gjykatë, Hysenaj jo. Zyrtarisht, Prokuroria e Tiranës nuk ka marrë kurrë në pyetje Nick Muzin. Por Prokuroria këmbëngul për se ekzistencën e një deklarate të Nik Muzin që pranon se kishte marrë para nga entitetet e huaja. Sipas tyre, në këtë deklaratë të bërë, ai parashtroi mes 675 mijë dollarëve, shumën prej 150 mijë të paguar nga “Binniata trade” si kompensim për veprimtaritë e PD, pjesa e luanit në këtë çështje. E konsideruar si një vlerë monetare për të lobuar në SHBA, dhe e krahasuar me shifrën prej mëse 88 milionë lekë që PD i kishte patur në dispozicion për shpenzime, Prokuroria duke bërë krahasimet deklaron: Është e pamundur që të ekzistojë njëkohësisht panorama e shpenzimeve të deklaruara të PD dhe shpenzimi i kryer për lobim.

Megjithatë me vendimin e formës së prerë dhe që pushon çdo akuzë duke i vënë kapakun lobimit rus hidhet poshtë qëndrimi i prokurorisë. Të dyja gjykatat theksojnë se letërporosia e amerikanëve është vetëm një dhe fletë për një marrëveshje sipas të cilës Partia Demokratike do t’i paguajë Stonington, tre këste prej 25 mijë dollarë amerikanë që duhet të likuidoheshin elektronikisht midis datave 22 mars, 22 prill dhe 22 maj 2017.

Në përfundim, gjykata vendosi pushimin e akuzave duke mbyllur njëhërë e mirë këtë dosje ligjërisht. Dosja u dërgua edhe në Apel. Vetëm për t’i vënë vulën sërish si: Dosje e mbyllur!

VLON PD-ja

Me të dhënat e reja të publikuara nga “VOA”, Partia Demokratike kërkon rihapjen e dosjes Muzin dhe pasi e kanë denoncuar publikisht këtë gjë, që e konsiderojnë akt personal të Lulzim Bashës, i cili drejtonte PD-në në vitin 2017. Zyrtarisht sot, Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, e cila shton se është mbyllur me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama tek gjyqtarët që sipas selisë blu, janë të korruptuar.

Por Berisha në fakt nuk thoshtë kështu para 2-3 apo dhe 4 vitesh. Vetë Berisha rrëfente se kur ambasadori amerikan Donald Lu i shkoi në zyrë me dosjen Muzin, nuk e besoi duke e cilësuar si fabrikim të “Mother Jones” të George Soros. Por me të nisur lufta për kreun e PD-së, Berisha nisi ta besonte Lu-në dhe fjalët që i kishte thënë në një takim në zyrë.

Gjatë takimeve të tij në Foltoret e qyteteve të Shqipërisë, Sali Berisha ka folur shumë ndryshe, madje Bashës i paralajmëroi edhe burgun. Për të mos përmendur akuzat e tjera se dosjen në Prokurori ia kishte mbyllur kryeministri Edi Rama, por që në fakt demokratit i tundeshin prangat amerikane.

“Do i kërkoj Bashës dy gjëra. Dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen Nick Muzin, dosje me të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e dini ju se çfarë ndodhi me dosjen në Apel? Nëse ndonjëri prej jush që nuk i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë. Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohet për larje parash, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pse Edi Rama ta bëri këtë nder? Po të ishe i pastër, dosja do shkonte atje dhe do merrje pafajësinë. Dosjen Muzin mua ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. E morën vesh gjithë shqiptarët që ma sollën në zyrë, ua tha vetë ai. Dhe unë i besoja Lulzimit dhe jo ç’thoshte ambasadori. Ndodhi që ky kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane. Tani dua t’i them këtu para jush. Bëj çdo ditë fotografi me guvernatoren (e ka fjalën për ambasadoren Yuri Kim), por ajo dosje do të të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe ligjit amerikan. Nuk ke shpëtim, mos mashtro me fotografi demokratët, je i pashpresë.”

Ndërkohë që çuditërisht, njeriu i vetëm në këtë vend që ka opinion për çdo gjë e çdokënd, kryeministri Edi Rama nuk flet. Këtë dosje e ka komentuar shumë pak, duke ia lënë drejtësisë fjalën. Kur në fakt, kishte në dorë “vezën e artë” për të shkatërruar një kundërshtar politik. Por e ka kursyer, duke e cilësuar vetëm si një mishmash korruptiv xhepash të errët.

“Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit; që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht! Duhet të dimë nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme!"

A ka apo jo ndikim rus në Shqipëri, kjo është e kuptueshme deri diku. Nëse presidenti rus ka dhënë vërtetë para për të financuar PD-në, e për ta kthyer në një mbështetëse të Rusisë, pak por e sigurtë, ka çuar paratë dëm. Nga 2017, kur pretendohet se janë dhënë donacionet e deri vjet kur Basha ishte në krye të PD-së, selia blu kurrë nuk e mbështeti Rusinë për asgjë. Asnjëherë nuk janë bërë deklarata pro-ruse. Ndoshta prisnin kur PD të vinte sërish në pushtet? Ndoshta. Por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë më, sepse Basha për të dalë si mbështetës i flaktë i Amerikës, ‘dogji’ karrierën e tij politike. Pasi SHBA shpalli “non grata” liderin historik të PD, Sali Berisha, Lulzim Basha mori një mesazh të qartë: Hiqe nga partia! Kur e bëri, e hoqën dhe vetë nga partia e tij, e në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më shumë mundësi nuk do të garojë as si deputet. Nëse mendonte se me largimin e Berishës do të merrte ‘bekimin’ e Amerikës për të marrë postin e kryeministrit, gaboi.

Tani dosja duhet hetuar nëse ka pasur korrupsion dhe lobing, sepse për impaktin, Lulzim Basha s’ishte njeriu i duhur.

logingu rus ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë