Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Shkak për shtyrjen e procesit është bërë mungesa e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak se kishte një tjetër angazhim gjyqësor në Gjykatën Civile të Tiranës.
TIRANË- Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, pasi mbrojtja nuk është paraqitur në sallë.
Shkak për shtyrjen e procesit është bërë mungesa e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak se kishte një tjetër angazhim gjyqësor në Gjykatën Civile të Tiranës.
Për këtë arsye, ai kishte depozituar një kërkesë formale për shtyrje, duke argumentuar se ndodhej në pamundësi objektive për të marrë pjesë.
Megjithatë, trupi gjykues e ka vlerësuar ndryshe këtë situatë. GJKKO ka vendosur t’i vërë avokatit Plarent Ndreca një gjobë prej 50 mijë lekësh, me argumentin se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur asnjë pretendim apo rezervë për datën e caktuar për seancën e sotme, duke e konsideruar mungesën e tij si shkak për zvarritjen e procesit.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANË- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të "Paketës së Maleve", du...
Edi Rama TIRANË- Në një reagim të fortë kundër protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, kryeministri E...
Erion Veliaj TIRANË- Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion V...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me protestat masive që kanë përfshirë Tiranën dhe ...
Erion Veliaj TIRANA- Media e huaj Eureporter i ka kushtur një artikull çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për t...
Kuvendi TIRANË- Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, ...
Niko Peleshi TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është mbyllur, pas dy ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e op...
Pamje TIRANA- Seanca plenare në Kuvend ka rinisur, pasi u ndërpre për dy herë. Më herët deputetët e opozitës, bllok...
Snezhana Paunoviç Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte...