LIVE UPDATES
Politike

Detyrat e BE për drejtësinë, ministri Gogu pas konferencës ndërqeveritare në Bruksel: Fokusi te rritja e shpejtësisë në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe antikorrupsioni

Si drejtues i Ministrisë së Drejtësisë, Gogu deklaroi se puna e tij do të fokusohet më shumë në rritjen e shpejtësisë për dhënien e vendimeve gjyqësore dhe fuqizimin e garancive procedurale të aktorëve të sistemit të drejtësisë.

27 Maj 2026, 16:25 Nga E.d
Detyrat e BE për drejtësinë, ministri Gogu pas konferencës
Muhamed Veliu dhe Toni Gogu

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Brukseli, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt ditën e djeshme, u vlerësua progresi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

Si drejtues i Ministrisë së Drejtësisë, Gogu deklaroi se puna e tij do të fokusohet më shumë në rritjen e shpejtësisë për dhënien e vendimeve gjyqësore dhe fuqizimin e garancive procedurale të aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Intervista e plotë:

Gazetari: Dje u mbajt konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, nga ku nisi mbyllja e kapitullit të parë “Themeloret”. Ju ishit në atë konferencë. Çfarë detyrash ju lanë?

Ministri Gogu: Detyrat që i lihen kujtdo që ngjit një majë janë detyra për sistemin e drejtësisë shumë të rëndësishme: si mund të rrisim aksesin në drejtësi, ndihmën juridike për qytetarët, si mund të vazhdojmë të fuqizojmë pavarësinë e gjyqësorit.

Dje u tha që themeli i sistemit të drejtësisë tashmë është i certifikuar nga standardi europian dhe kjo gjë duhet të vazhdojë. Mbi këtë duhet të ngrihet ngrehina. Është ajo pyetja që me të drejtë bën çdo qytetar: çfarë përfitoj unë? Po, ende jo plotësisht qytetari shqiptar nuk e ka marrë një çështje të zgjidhur. Ne duhet të rrisim urgjentisht shpejtësinë e zgjidhjes së çështjeve dhe në të njëjtën kohë duhet të fuqizojmë garancitë procedurale të vetë gjyqtarëve, prokurorëve, aktorëve të sistemit, palëve në proces. Qytetarët duhet të jenë të mbrojtur në çdo fazë të procesit.

Gazetari: Pati ndonjë kërkesë specifike për vijimin e luftës me korrupsionin në nivele të larta, siç është mësuar Komisioni Europian ta artikulojë këtë çështje?

Ministri Gogu: U përshëndet progresi që Shqipëria ka bërë në luftën kundër korrupsionit. Strukturën e posaçme që Shqipëria ka ngritur e quajtën nga komisionerja dhe të gjitha vendet anëtare si një nga arritjet kryesore, bashkë me Vettingun. Ajo çfarë u theksua është që Shqipëria duhet ta vazhdojë këtë progres, ashtu siç duhet të bëjë çdo vend i BE-së. Ajo që ne do bëjmë është të vazhdojmë fuqizimin e strukturave që kemi ngritur, por në çdo nivel prokurorie duhet të ketë një rol proaktiv ndaj korrupsionit. Duhet të fuqizojmë garancitë procedurale që çdo qytetar që do të ballafaqohet me akuza për korrupsion të jetë i mbrojtur.

Gazetari: Për Ministrinë e Drejtësisë, çfarë do të thotë kjo situatë e re në të cilën ne futemi?

Ministri Gogu: Përgjegjësi më e madhe, proaktivitet më i madh. Ne u përgjigjemi qytetarëve. Pyetjet që Ministria e Drejtësisë do të ketë çdo ditë në tavolinë janë pyetjet që ka çdo qytetar: Si mundet procesi të mbarojë më shpejt? Si mundet gjykata të më përgjigjet në kohë? Si mundet që vendimi gjyqësor të zbatohet më shpejt?/Top Channel

muhamed veliu bruksel toni gogu

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë