Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha ftoi çdo demokrat të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që sipas tij përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij duke iu thënë se ata ishin mbledhur aty jo për atë, por fatin e fëmijëve të tyre dhe fatin e vendit tonë.
Berisha ftoi çdo demokrat të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që sipas tij përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.
Ai foli edhe për qëndrimin e deputetëve të PD-së në Kuvend, sipas tij mbrojtën para së gjithash dinjitetin e tyre, dinjitetin e secilit prej jush që votuat për opozitën.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS.
Ju jeni mbledhur sot këtu në këtë ditë të ftohtë, në këtë ditë shiu. Nuk jeni këtu për Sali Berishën, por jeni këtu për misionin e madh të shpëtimit të Shqipërisë, jeni këtu për të frymëzuar shqiptarët në këtë betejë jetike, vendimtare për fatin e kombit, fatin e fëmijëve tanë, fatin e vendit tonë.
Asnjëherë nuk duhet për asnjë moment të heqim dorë nga kauza jonë e drejtë, por duhet ta mbrojmë atë siç po e mbroni ju.
Ndaj dhe ftesa ime është së pari për çdo demokrate dhe demokrat, këto janë momente historike për PD-në. Janë momente në të cilat kjo parti, anëtarët e saj, mbështetësit e saj duhet të vendosin të ngrihen në këmbë si luftëtarë lirie, të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.
Apo të ngrihen në këmbë për t’i dalë zot trashëgimisë së tyre të shkëlqyer. Të ngrihen në këmbë si viganë për të mposhtur diktaturën e re, si vizionarë, si misionarë. Historia fton të gjithë ata të ngrihen përsëri në këmbë, përndryshe arkivat e saj presin të gjithë ata që do qëndrojnë indiferentë në këtë kohë.
Unë e kuptoj se zhvillimet kanë pasur shpejtësi marramendëse, e kuptoj gjithashtu se kjo e keqe nuk erdhi përnjëherësh, erdhi gradualisht. Por të mos harrojmë, demokrate e demokratë, se ne të cilët kishim misionin historik të përballjes, të mposhtjes së saj, nuk qemë në lartësinë e misionit tonë.
Ajo para syve tanë, u bë çdo ditë e më e madhe, çdo vit e më e keqe. Së fundmi, pas 14 majit, Edi Rama kaloi në sulm të hapur frontal për asgjësimin e opozitës. Ju mohoi përfaqësuesve të shqiptarëve të gjitha të drejtat kushtetuese në parlament, i shndërroi ata në qenie fiktive, në fasadë opozitë, për çka përfaqësuesit tuaj nisën një nga betejat më epike, më të jashtëzakonshme në historinë e një parlamenti.
Me mosbindjen e tyre civile, deputetët e opozitës mbrojtën para së gjithash dinjitetin e tyre, dinjitetin e secilit prej jush që votuat për opozitën. Së dyti, me mosbindjen e tyre, deputetët e opozitës asgjësuan parlamentin e krimit, dëshmuan se cili është parlamenti i Edi Ramës dhe banditëve të tij.
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij nga dritarja e banesës për demokratët e mbledhur n&eu...
sali berisha TIRANË Teksa qytetarët janë mbledhur në tubim poshtë banesës së tij kreu i PD-së, Sali Berisha ka p&eu...
foto nga protesta TIRANË- Ka nisur tubimi i qytetarëve dhe mbështetësve poshtë banesës së liderit të Partisë D...
Belind Këlliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë se PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konfe...
Adriatik Mema TIRANË- Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema është kallëzuar penalisht në SPAK për veprën penale t&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpalosur shtatë propozimet e partisë që ai drejton pë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur gjatë tubimit ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka vendosur 8 me 1 për të refuzuar kërkesën e një të pestës së dep...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin e mbajtur mbrëmjen e sot...
Sali Berisha TIRANË- Gjatë tubimit që po mbahet para shtëpisë së tij kreu i Partisë Demokratiek, Sali Berisha ka mbajtu...