LIVE UPDATES
Politike

"Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës", Blushi: Për dosjen "Partizani" duhet të ishte dënuar Rama që firmosi tjetërsimin e terrenit sportiv

Blushi tha se ky proces gjyqësor është një tentativë për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë që sipas tij, është zhytyr "në krim, drogë dhe korrupsion".

30 Qershor 2025, 14:30 Nga r.ll
"Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës",
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur më nisjen e gjykimit për çështjen "Partizani". Blushi tha se Partia e Lirisë dënon këtë proces gjyqësor, të cilin e cilësoi si "farsë të turpshme dhe kapje të drejtësisë".  

Ai tha më tej se ky proces është sulm politik ndaj kreut të PD-së, Sali Berishës. Sipas tij, personi që duhet të hetohet për çështjen "Partizani" është kryeministri Edi Rama. 

Blushi tha se ky proces gjyqësor është një tentativë për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë që sipas tij, është zhytyr "në krim, drogë dhe korrupsion". Ai shprehet se SPAK refuzon të hetojë aferat e vërteta të qeverisë Rama.

DEKLARATA E BLUSHIT: 

Partia e Lirisë dënon me forcë procesin gjyqësor politik në kuadër të së ashtuquajturës çështje “Partizani”, një farsë e turpshme dhe shembull tipik i kapjes për fyti të drejtësisë nga regjimi autokratik dhe i korruptuar i “Ramaduros”.

Ky proces është jo vetëm një sulm i pastër politik ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, por edhe një dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një armë të pushtetit për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin politik, si dhe për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër regjimit.

Nëse SPAK do të ishte vërtet i shqetësuar për të hetuar në themel çështjen “Partizani”, i pari dhe i vetmi njeri, që ka firmosur e zeza mbi të bardhë tjetërsimin e terrenit të klubit sportiv “Partizani” dhe që duhej marrë menjëherë i pandehur është Edi Rama.

Por ky fakt afërmendsh nuk vlerësohet nga prokuroria politike e Edi Ramës, që belbëzon dhe nuk guxon të nisë hetimet dhe as marrë të pandehur Kryenarkomanin e kapur në flagrancë, si në qindra afera të përbindshme korruptive, me firmën dhe me vulën e tij.

E kundërta ka ndodhur. Pas urdhrit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së PS-së në maj 2022 për të hetuar dhe ndjekur penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, SPAK ka shpenzuar tre vite duke sajuar një “dosje” që nuk përmban asnjë fakt penal, asnjë dëm ndaj shtetit, asnjë përfitim të paligjshëm dhe asnjë ndërhyrje nga ana e z.Berisha.

Faktet janë kokëforta:

Toka në çështje ishte dhe mbeti pronë private e trashëguar nga pesë familje të Tiranës, përfshirë familjen e gjyshërve të dhëndrit të Berishës.

Nuk ka pasur asnjë metër katror tokë publike të përvetësuar, asnjë qindarkë dëm për financat publike, dhe asnjë akt shtetëror të ndërhyrë nga Berisha.

Hetimi ka përfshirë edhe mbesat e palindura, ka shkuar në arkiva 100-vjeçare, ka hetuar sponsorizime fiktive për fushata lokale, duke prodhuar një absurditet grotesk që nuk do ta pranonte asnjë drejtësi e qytetëruar.

Pas pesë vitesh hetimi të thelluar dhe personal, është provuar se Dr. Berisha dhe familja e tij nuk kanë përfituar asgjë përtej ligjit dhe kanë jetuar në mënyrë modeste, me kursime të justifikuara e pa asnjë dyshim pasuror.

E vetmja "provë" e prokurorisë politike është solidariteti familjar dhe aktet e bamirësisë të vajzës së tij dhe dhëndrit, të cilët kanë ndihmuar me mjetet e tyre personale fëmijë autikë dhe kanë mbështetur aktivitete kulturore kombëtare, pa asnjë lidhje me përfitime politike apo financiare.

Ky është një proces i turpshëm, një tentativë e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion galopant, standardet e të cilit u vulosën që me rrëmbimin në aeroport të Profesorit të nderuar Jamarbër Malltezi, i cili prej dy vitesh vijon të mbahet në izolim politik nga regjimi i “Ramaduros”.

SPAK refuzon të hetojë aferat e vërteta të qeverisë Rama, si VKM-të klienteliste, koncesionet mafioze, grabitjen e pronave publike dhe dëmin miliona eurosh të dokumentuar në vendime gjyqësore, fakte dhe prova që ulërasin çdo ditë, por që SPAK nuk ka sy t’i shohë dhe as veshë t’i dëgjojë, duke i cilësuar afërmendsh si krime intelektuale të vështira për t’u hetuar.

Partia e Lirisë dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë kurrë një drejtësi të përdorur si vegël qorre e Narkoshtetit, që prej më shumë se 8 muajsh vijon të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, edhe Presidentin Ilir Meta, të rrëmbyer në mënyrë kriminale nga Narkoshteti, me urdhër të Edi Ramës, me porosi të Charles McGonigal dhe me firmën e Altin Dumanit.

SPAK nëse vërtet do të ishte i interesuar për të zbardhur çështjen e lobimeve, i pari dhe i vetmi njeri që duhej të ishte i hetuar, të ishte marrë i pandehur dhe tanimë të ishte duke vuajtur dënimin, duhet të ishte Edi Rama, i cili ka shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato amerikane, e faktuar në rastin e “Gruas së Bilalit” për të cilin në SHBA ka sot një të dënuar, dhe në rastin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, gjithashtu të dënuar me burg në Amerikë, sipas një akt-akuze publike ku Edi Rama përmendet të paktën 14 herë.

Edhe për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama, i cili i fali 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohet dhe as nuk merret i pandehur nga prokuroria e tij politike.

Partia e Lirisë është e vendosur të qëndrojë fuqishëm përballë çdo përpjekjeje për të kriminalizuar opozitën dhe për të shtypur zërin e së vërtetës.

Proceset fund e krye politike ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës janë dëshmia më e qartë e një regjimi që po bie, që po shkërrmoqet nga brenda dhe që nuk ka më as legjitimitet moral, as politik, as ligjor, të faktuar tanimë me terrorin elektoral të 11 Majit dhe të dënuar qartësisht nga të paktën 5 rezoluta ndërkombëtare, nga Parlamenti Europian, si dhe nga vet kreu i misionit te vezhguesve te ODIHR.

Të gjitha proceset kriminale kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, Fatmir Mediut, përfshi dhe dënimin politik ndaj Ervin Salianjit, nuk janë asgjë tjetër vetëm akte banditeske nga drejtësia me regji për të mbuluar përgjegjësitë e drejtpërdrejta, personale dhe shumë të rënda të Edi Ramës nga mega-afera e inceneratorit inekzistent që ende vijon, nga TEC-et lundruese të Vlorës që vijojnë të gllabërojnë fonde publike pa prodhuar asnjë ditë asnjë Kv/h, nga PPP-të dhe koncensionet e përbindshme korruptive, nga Porti i Durrësit, tuneli i Llogarasë, rrugët e florinjta, charterat privatë e mijëra tendera sekretë, që nuk ndalen së zhvaturi taksat e qytetarëve më të varfër të kontinentit.

Drejtësia e vërtetë do të vijë dhe askush nuk mund t’i shmanget dot transparencës dhe së vërtetë. Edi Rama dhe regjimi i tij do të japin llogari përpara ligjit dhe popullit shqiptar dhe krimet e përbindshme të tij kurrë nuk do të mund të amnistohen.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!