Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë të fundit një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama.

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi shprehet se ky vendim nuk ishte aspak surprizë nga Bajram Begaj, duke e cilësuar këtë të fundit një robot që komandohet nga kryeministri Edi Rama. Më tej Bardhi e konsideron dekretin e sotëm si një puç kushtetues, dhe thekson se arsyet janë tërësisht banale. Sipas tij, kryeministri Rama ka marrë peng Begajn dhe e komandon atë njëlloj si ministren “Diella”.
REAGIMI I PLOTË:
Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!
Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.
Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!
Ermal Hasimja TIRANA- Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar para pak çastesh për lajmet që përflitnin emrin e tij si kandidat të opo...
foto ilustruese TIRANË- Pas dekretimit për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën, Presiden...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do t&...
Aivo Orav KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se komuniteti ndërkombëtar po analizon vendimin e publ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqë...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme pas disa ditësh heshtje që nga shkarkimi i ti...
Erion Veliaj TIRANË- Përpos një pale zgjedhjesh të kontestuara në vitin 2011, socialistët e kanë dominuar kryeqytetin n&...
Sali Berisha STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët &eum...
Bashkia Tirane TIRANË- Emrat e personave që po diskutohen në takimet e Partisë Demokratike për të qenë kandidatë t&...