LIVE UPDATES
Politike

Debatet në PS-në e Shkodrës/ Bilali: Ishte e domosdoshme! "Llumët" që kanë përfituar favore nga partia s'janë këtu

Me anë të një postimi në Facebook Bilali shkruan se ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për anëtarët e këshillit bashkiak pasi kishin braktisur mbledhjen në një moment që do të votohej dhe ligji për ndihmën ekonomike për familjet shkodrane.

27 Shtator 2022, 17:04 Nga e.k
Debatet në PS-në e Shkodrës/ Bilali: Ishte e domosdoshme!
Edona Bilali

SHKODËR- Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar pas debateve "të forta" të zhvilluara në Partinë Socialiste të Shkodrës ditën e sotme.

Me anë të një postimi në Facebook Bilali shkruan se ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për anëtarët e këshillit bashkiak pasi kishin braktisur mbledhjen në një moment që do të votohej dhe ligji për ndihmën ekonomike për familjet shkodrane.

"Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër: Javës që kaloi anëtarët e këshillit bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese", shkuan Bilali.

Më tej drejtuesja politike e Shkodrës ka postuar dhe fjalën e plotë të saj të mbajtur në takimin e strukturave të Partisë Socialoiste në këtë degë.

FJJALA E EDONA BILALIT:

Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër:
Javës që kaloi anëtarët e këshillit bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese.
Më poshtë fjala e plotë e mbajtur:
Para se të nis fjalën dua të theksoj që ajo çfarë do them i referohet strukturës së Këshillit Bashkiak jo asaj çfarë ju përfaqësoni individualisht brenda apo jashtë këshillit.
Jam e detyruar të bëj këtë komunikim të paparashikuar lidhur me një ngjarje të ndodhur këto ditë: bojkoti i mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
Jemi të gjithë koshient që përbërja e këtij këshilli është pasojë e një rrethane politike e cila ishte e pavarur nga vullneti, dëshira apo kontributi i gjithsejcilit anëtar.
Patja e mazhorancës në këshill ka qënë një shanc i shkëlqyer për ti treguar qytetit çfarë mund të bëjë më shumë e më mirë Partia Socialiste për to. Ka qënë edhe një shanc i mirë për gjithsejcilin prej jush për ta treguar veten në një rrugëtim partiak në shërbim të qytetit.
I ndjek të gjitha mbledhjet e këshillit nga dita që kam marrë këtë detyrë dhe veç habisë që kam herë pas here kur shikoj që flitni e votoni si opozitë apo në rastin më të mirë si shoqëri civile duke harruar që përfaqësoni Partinë Socialiste në këshill, sërish në kuadër të respektit të rolit që shumë prej jush kanë edhe jashtë këshillit për atë që përfaqësoni nuk kam ndërhyrë asnjëherë. Kam bërë atë që bën një drejtues politik: përcjelljen e ndjesisë së çështjeve qendrore në nivel lokal që vendimarrja të jetë në sinkron.
Ajo çfarë ka ndodhur këtë javë është në kulmin e jo njerëzores. Në kulmin e jo njerëzores sepse për të bërë një skemë përfitimesh personale keni rrezikuar bukën e gojës së mijëra familjeve dhe kjo sjellje është e pafalshme.
Unë jam krejt koshiente që ditën që kam ardhur për një llum krejt pakicë në numër, që skalojnë as gishtat e dorës, që nga partia kanë marrë çdo gjë nga promovimi deri tek favoret e që partisë ja kanë nxirë ftyrën me hajdutëri e shitje vendesh pune. Kjo është arsyeja që sa tmë besohet ky pozicion që kam ky kontigjent do të vijojë të rrijë jashtë selisë së Partisë Socialiste Shkodër. Jo më kot skanë më asnjë funksion në parti jo më kot sjanë më pjesë e jetës publike në adminstratë në qytet. Unë nuk kam preferuar të flas asnjëherë me fjalë kaq të forta sepse kam menduar që me veprime do e kuptoni njëherë e mirë që kjo nuk është sjellje e tolerushme në parti.
Ne nuk jemi fitues në Shkodër, nuk jemi as shumicë për shumë faktorë që nisin nga ato historikë e deri tek ideologjia e rrënjosur thellë. Ne respektojmë çdo palë zgjedhje vendimin e qytetarëve edhe kur ato vijojnë të votojnë PD-në për herën e radhës por ne duhet të respektojmë e shërbejmë aq shumë qyteterarëve sa ti fusim ato në borxh me ne e jo të pasqyrojmë këtë model.
Mos harroni në këshill para qytetit ju jeni Partia Socialiste nuk jeni individë, e të shkoni mbrapa njerëzve që e kalojnë ditën duke shkruar tinxërisht pas faqesh anomime, letrash anonime apo komentesh nëpër portale kundër Partisë Socialiste, meje dhe tashmë drejtuesve të rinj të partisë së bashkisë si e si të krijojnë përqarje për tu kacavjerrur nëpërmjet jush drejt minimajave ku kanë qënë për të vjedhur e marrë ftyrën sërish kjo nuk ndodh më!
Ju respektoj për profesionet, eksperiencën, ekspertizën që sillni por të jem shumë e qartë: për asnjë emër të përvetshëm sdo të vuajë më pasojat partia aq më keq qyteti dhe turpin para këtij të fundit do ta mbani me emra të përvetshëm pasi sjellja juaj nuk e përfaqëson Partinë Socialiste e cila distancohet totalisht nga sjellja juaj e kësaj jave.
Thënë kjo sipas proçedurës do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme Këshilli Bashkiak për ti dhënë qytetarëve të drejtën nga e cila janë privuar.
********
Sot në orën 17:00 është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak. Duke besuar në reflektimin e gjithsejcilit uroj që në vijim një situatë e tillë mos të përsëritet më.

shkoder edona bilali sherr ne ps e shkodres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës